Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pohon se qeveria vazhdon të punojë për realizimin e programit të saj pavarësisht disave që shqetësohen për zgjedhje të parakohshme apo zgjedhjen e Presidentit, që pa mëdyshje, sipas marreveshjes, do të jetë Hashim Thaci.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet statusit të tij në Facebook sot në mesditë informon publikun se qeveria vazhdon të punoje sipas programit dhe marrëveshjes mes aleancës qeverisëse.
“Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e programit të saj, që është shumë i mirë. Askush askënd nuk do ta pengojë të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018. Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje.
S’Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i jepet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private. Ushtrinë e kemi, sido që ia veme emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet, përfundon Mustafa.

TURPI ME I MADH I MUNDSHEM PER KOSOVEN.