Ministria e Mbrojtjes: Po hetojmë mbi shpërthimin në Xibrakë

Dita

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar përmes një deklarate masat e marra prej saj pas shpërthimit në Xibrakë. Sipas deklaratës, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një raport të plotë për procesin e asgjësimit të municionit në poligonin e Xibrakës, mbi respektimin e rregullores teknike dhe identifikimin e përgjegjësive të mundshme në ngjarjen e ditës së djeshme.

Pavarësisht se raporti paraprak i grupit të verifikimit i perbere nga inxhinier te lëndëve plasëse, përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm, ekspertë të PU, struktura mbikqyrëse dhe struktura mbështetëse, sipas të cilëve praktika e asgjësimit me djegie të baruteve dhe mjeteve jashtë përdorimit është zbatuar në mënyrë rigoroze, pavarësisht ndikimit që kanë patur temperaturat e larta, MM po e vijon hetimin e kësaj çështjeje.

Nga ekspertë të të gjithë palëve është bërë verifikimi i të gjithë dëmeve të vogla materiale të atyre banesave që ndodhen pranë poligonit dhe do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, garanton opinionin publik se nuk do lejojë kompromentimin e sukseseve të njohura ndërkombëtarisht të procesit të demontimit të armatimit dhe asgjësimit të municioneve jashtë standardeve.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *