Angelina Jolie ka edhe 2 vite jetë

redaktor

Revista ‘National Enquirer’ ka publikuar këto ditë një lajm që ka ngjallur mjaft debate lidhur me  vërtetësinë e informacioneve që kjo revistë dhe të tjera botojnë.

Sipas kësaj reviste, aktorja e mirënjohur Angelina Jolie është duke vdekur dhe se i kanë mbetur vetëm 2 vjet jetë.

Me një foto të madhe të aktores në kopertinë, ku kjo e fundit duket shumë e dobët, revista pretendon se sipas burimeve të saj, bashkëshorti, Brad Pitt dhe 6 fëmijët e aktores janë mjaft të shqetësuar pasi Jolie refuzon të hajë dhe ka humbur shumë në peshë.

Sipas ‘National Enquirer’, pavarësisht ndërhyrjes së dyfishtë kirurgjikale në vitin 2013, ku hoqi të dy gjinjtë për të parandaluar kancerin, aktorja ka ende probleme me këtë sëmundje, por dhe me anoreksinë.

Share This Article
1 Comment
  • Nje aktore e madhe por qe fatkeqesisht e perzgjedhur nga ligji natyror per te mos i dhene botes se aktrimit dhe asaj humanitare me shume,Do ishte nje humbje e madhe per famijlen e saj te madhe dhe ashtu edhe per ne adhuruesit e filmave te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *