Gjykata Administrative duket se nuk i ka dhënë plotësisht zgjidhje pritshmërive të biznesit për të marrë drejtësi në kohë reale.
Ndonëse shqyrtimi i një dosje parashikohet të kryhet kryesisht për dy muaj, të dhënat tregojnë se afatet shkojnë deri në 6 muaj. Ndërsa ka edhe nga ato raste kur shqyrtimi arrin edhe me një vit.
Nëse do t’u referohemi të dhënave, rezulton se vetëm ne 6 mujorin e parë të këtij viti ka një bum ankesash në Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Tiranë, rreth 4 mijë të tilla, ku përfshihen individët dhe biznesi. Ndërsa të mbartura nga 2014 janë rreth 1600.
Natyra e çështjeve që trajtohen kryesisht për biznesin kanë të bëjnë me shfuqizime dhe ndryshime të akteve administrative, pasi sipas ekspertëve në këto akte tejkalohen edhe kompetencat e drejtuesve të institucioneve. E shumë përfolura reforma në drejtues përfshin edhe një riorganizim të punës në Gjykatat Administrative me qëllim rritje e eficencës dhe uljen e ngarkesës së punës për gjyqtarët, kryesisht ne Gjykatën e Administrative te Apelit.

PRITE KUR TA MBYLLIN FARE SI GJYKATE.
SIC PO KERKOJNE TE “HEQIN QAFE” GJYKATEN E STRASBURGUT PER PRONAT.
Eshte reforme gjyqsore e deshtuar qe ne krijimin e saj. Gjykata te krijuara me qellime te mbrapshta politike. Cfare? Per ti patur ne pellembe te dores politika. Per te “nxjerre geshtenjat” e tyre me duart e gjyqsorit.
Kjo lloj gjykate, me keto lloj vendimesh qe perballet don nje pushtet te drejte te vertete qe punon dhe zbaton vetem ligjet. Ketu ne kete vend drejtohet me te fortet, une jam i forti.
Cdo lloj reforme nuk ben derman.
Pse nuk beni nje analize te ceshtjeve . Sa padi jane pranuar dhe si eshte raporti kundrejt shkeljeve te Administrates .Nxirrni pergjegjesit dhe ndeshkoini ata qe kane abuzuar me detyren duke sjelle kete kosto per individin por edhe per vete shtetin . Vetem keshtu Administrata parandalon konfliktin e panevojshem dhe rrit pergjegjshmerine .