Gabim?! Pse duhet ta paguajë unë gabimin?!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

 

I nderuar kryeredaktor.

Dëgjoj dje në TV që Ministria e Brendshme paska bërë “një gabim” me pasaportat e lëshuara për fëmijët gjatë viteve 2009-2010. Gabim? Po le të paguajnë ata që kanë bërë gabimin! Pse duhet të paguajë unë si qytetare?

Une preva nje paket turistike per Turqi 4200 euro vete i katert une bashkeshorti dhe dy femijet 13 dhe 7 vjec. Dy femijet e kane mare pasaporten be veren e 2009 dhe ne te shenon: SKADON NE 2019.

Në rinas na kthyen mbrapsht femijet kur u be kontrolli i pasaportave nga policia. Policet jane teresisht arrogant dhe pa logjike. “Pasaportat janë te skaduara – thoshte zonja police atje dhe nuk donte tia dinte per gje. Femijet nisen te qarat. U deryruam t kthehemi mbrapsht.

Kemi gjithë keto dite qe sorollatemi. A na i kthen kush 4200 euro? As behet fjale. Nuk e di po kam nje lemsh ne gryke dhe pyes: A ben vaki me ndonje shtet tjeter kjo qofte edhe Afrike ???

Share This Article
1 Comment
  • Nuk behet policia me derra katundi pa kulture qytetare , profesionale dhe juridike.Shteti ne kete rast eshte treguar arrogant pa te drejte me qytetarin. Te gjitha veprimet e gabuara policore ne kete ngjarje jane pasoje e arbitraritetit te shtetit dhe e gabimeve te tij
    Gabimet e shtetit dhe te qeverise ne kete rast me pasaportat e femijeve duhet ti paguaje ai grup.njerezish te shtetit apo grup qeveritaresh qe kane bere gabimin.Gabimet e shtetit nuk duhet t’i shlyeje qytetari por tufa e idioteve qe kane drejtuar kete proces. Madje nje me nje qytetarit duhet ti kthehen parate e shpenzuara nga idiotesia. Si shtet,i si qytetari i thjeshte jane te barabarte para ligjit dhe para gabimeve qe ben sejcila pale! Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *