Letër e nënshkruar
Arben I.Kastrati
Arbëri dhe une, ne vendakimin tone te perjavshem, kafete i shoqeronim me rishikimin e ngjarjeve te javes se shkuar. Analizonim dhe nervozen e shuanim me ndonje barcalete.
Pas luftes, nga Kuvendi i Kosoves, qe themeluar Radio Televizioni i Kosoves (RTK), si institucion i pavarur publik. Ishin punesuar redaktoret. Ishin punesuar gazetaret. Ishin punesuar realizatoret. Kishin hartuar skemen programore. Kishte filluar transmetimi.
Ne fillim, programi i RTK-se kishte qene i pakte. Ne ate pak transmetim, kishin zene vend edhe lajmet qendrore. Redaktoret, gazetaret dhe realizatoret, kishin arritur te krijonin lajme, per te permbushur kohesisht ditarin qendror televiziv. Dhe lajmet qene transmetuar. Shikuesit televiziv kishin komentuar lajmet.
Te nesermen, gazetaret nuk kishin arritur te pergatisin ditarin qendror televiziv me lajmet e dites. Redaksia e lajmeve, ne mungese lajmesh te xhiruara, kishte vendosur te ritransmetonte lajmet e nje dite me pare. Dhe ashtu kishte bere. Dhe lajmet ishin ritransmetuar. Dhe askush nga shikuesit nuk e kishte vrejtur dallimin. Shikuesit televiziv kishin komentuar lajmet. Gazetaret e lajmeve, nuk kishin arritur te pergatisin kronika me lajme as diten e ardhshme.
Ne mungese lajmesh te dokumentuara ditore, redaksia e lajmeve kishte vendosur te transmetonte lajmet e vjetra dy dite me pare, te transmetuara dhe nje dite me pare. Dhe ashtu kishin bere. Lajmet ishin ritransmetuar, serish. Dhe askush nga shikuesit nuk e kishte verejtur dallimin, serish. Dhe shikuesit televiziv kishin komentuar lajmet, serish.
Fatkeqesisht, permbajtet e lajmeve vazhdojne te jete te njejta, vazhdojne te jene te hidhura. Ne Kosoven qe ke lene pas, jane te njejtat lajme. Ne viset shqiptare qe ke lene pas, asgje s’po ndodhe. Perpos marrise.
Pusho i qete miku im. Se s’ka asgje per t’u analizuar. I ke analizuar te gjitha me kohe.
