Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E dashur Dita! Mora shkas nga një lajm që lexova për bashkëpunim të mundshëm Rama-Basha në shtator. M’u kujtua një ngjarje e vërtetë. Isha 12 vjeç e ruaja delet në stan të bjeshkëve të Kolesjanit, çoban. Një natë me shi e mjegull ujku ishte pajtuar me qenin që na ruante delet dhe kishte bërë kërdinë, gjysmën e tufës e kishte prerë, i gjetëm të ngordhura. Në mëngjes pamë qenin që po flinte. Delet ishin bërë grumbull, ishin bërë sa një grusht në skaj të vathit.
