Dera e blinduar e lumturisë…

redaktor

Ecën gjithë kurm’ i njerëzisë,
i lodhur krejt e i munduar,
dera që çon drejt lumturisë,
e mbyllur është dhe e blinduar!

Me njëri-tjetrin bëjnë poterë,
gjithë njerëzit si të zënë në faj,
se për të hapur atë derë,
asnjë njeri s’e ka kollaj!

Derën e rëndë e të blinduar,
askush s’e hapi skaj më skaj,
sepse asnjë s’e ka kaluar,
dhe pse shumë rrinë në prag të saj!

Çaste gëzimi ka në jetë,
fragmente ka pa fund në botë,
po askush nuk ka në të vërtetë,
një lumturi të thellë-të plotë!

Ç’është lumturia?-kush ma thotë,
unë do t’i falja skeptrin tim,
po do të qe mundim i kotë,
ajo nuk ka përkufizim!

Ta prekësh lumturinë me dorë,
mund të jetë rrugë e pasosur,
kur bën faktorët jetësorë,
në harmoninë më të përsosur!

Ka çaste plot në jetë-o mik,
se e ke gjetur ti mendon,
por kur shikon në mozaik,
gjithmonë në fund diçka mungon!

Po neve ecim e s’ndalojmë,
ngarkuar hallet si hamejtë,
ndaj them në botën ku jetojmë,
të lumtur janë veç budallenjtë!

Thonë që e prekin lumturinë,
në ato ditë me dritë rinie,
ne që e shkuam-sot e dimë,
qenë iluzione lumturie!

Pa dhimbje edhe lot në Botë,
nuk ka kaluar asnjeri,
ndaj s’ka njeri që të më thotë,
se shkoi një jetë në lumturi!

Them lumturia është abstrakte,
nuk ka formulë në të vërtetë,
unë kam për ju miliona fakte,
dhe Numër Njëshi jam unë vetë!

Kam qenë dhe unë hera-herës,
dhe se do hyja kam menduar,
kam qenë dhe unë në prag të derës,
derës së rëndë e të blinduar!

Dhe pse s’hyra kurrë brenda,
pafundësisht nuk jam përpjekur,
se vjen një ditë e të lë zemra,
dhe e shikon veten të vdekur!

Kur vjen dikush e ta mbyll synë,
në një magji pafund qetësie,
për ato orë-kurrë s’do ta dimë,
në do jenë orë lumturie!

Share This Article
4 Comments
  • Mundohen shume te provojne,
    caste magjike e “lumturie”
    buzegjeshin embel e sfilojne,
    romance intrige dashurie!

    Vete lumturia eshte cast magjik,
    qe vjene e shkone pa u kuptuar,
    ajo gjekundi kur nuk qendrone,
    se nuk gjen vend per te pushuar!

    E themi ne shume here ne jete
    l lumtur fatin kush e pati,
    qe ish pas dere ate cast,
    kur dikush deren sado pak hapi!

    Me kot e ke qe ri atje,
    atje,pas dere e pret te hapet,
    koha vrapone me shpejte se ne,
    befas kupton se shpejt u plake!!!

    Te plaku ankthi, po dhe mundimi,
    dilema e jetes e pabesia,
    te krrusi endra e zhgenjimi,
    se pertej deres eshte lumturia!

    Miliarda vjete planeti yne,
    prete e percjelle pafundesisht jet,
    por ende s’ka profet te thote,
    C’eshte lumturia e vertete!

    Dakord me Ty, poeti yne,
    se lumturia eshte abstraksion,
    e mund te digjesh te behesh hi,
    ne se ti deren, mund e c’kodon!

  • Mundohen shume te provojne,caste magjike e “lumturie”buzegjeshin embel e sfilojne,romance intrige dashurie!Vete lumturia eshte cast magjik,qe vjene e shkone pa u kuptuar,ajo gjekundi kur nuk qendrone,se nuk gjen vend per te pushuar!E themi ne shume here ne jete l lumtur fatin kush e pati, qe ish pas dere ate cast, kur dikush deren sado pak hapi! Me kot e ke qe ri atje, atje,pas dere e pret te hapet, koha vrapone me shpejte se ne,
    befas kupton se shpejt u plake!!! Te plaku ankthi, po dhe mundimi, dilema e jetes e pabesia,
    te krrusi endra e zhgenjimi, se pertej deres eshte lumturia! Miliarda vjete planeti yne, prete e percjelle pafundesisht jet, por ende s’ka profet te thote, C’eshte lumturia e vertete! Dakord me Ty, poeti yne, se lumturia eshte abstraksion, e mund te digjesh te behesh hi, ne se ti deren, mund e c’kodon!

  • Shqipetari dikur qe i lumtur,
    Edhe kur e hante buken thate,
    Por sot ndjehet i palumtur,
    Se femijt e tije po ikin refugjat.

    Disa iken e me su kthyene,
    E prindrit ngel me sy perpjet,
    Po kerkojne ne keto 25 vjet,
    Por ata e “puthen’Atdhene.

    25 vjet sakrifica e tmerr,
    Kete vend e sundoi nje njeri,
    E shkaterroi,vodhi e vrau,
    Ky ishte sh.Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *