Korçë, plagosje me thikë pas konfliktit të çastit

redaktor

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Boboshticë të Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari, N.G., ka plagosur me thikë 57-vjeçarin, V.P., duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

I dëmtuari ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia raporton se 57-vjeçari u plagos pas një konflikti të çastit.

Në Boboshticë shkuan uniformat blu për nisjen e hetimeve. Autori i plagosjes është fshehur, por po kërkohet në të gjithë zonën e Korçës. Ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *