Një çift turk vendosi që të shtrojë në ditën e dasmës një banket për 4 mijë refugjatë sirianë. Lajmi u bë publik nga një shoqatë humanitare që operon në kufirin sirian.
Zëdhënësi ka konfirmuar për të përditshmen britanike ‘The Independent’ se shoqata Kimse Yok Mu, u ofron ushqim shtetasve sirianë, të cilët janë arratisur nga lufta dhe që kanë gjetur strehim në një kamp refugjatësh pranë Kilis, qyteti i lindjes të çiftit në fjalë.
Përpara se të organizonte banketin e dasmës, dy të rinjtë vendosën që kursimet e familjeve respektive, t’i jepnin për sirianët, duke u ofruar një vakt të strehuarve në kamp. Ditën e dasmës çifti shkoi që të shpërndante vetë ushqimin për refugjatët. Gazetat lokale e kanë mbuluar gjerësisht gjestin e solidaritetit të tyre.
Babai i dhëndrit tha:- “Banketi ynë i dasmës është një rast gëzimi për ne, që të ndihmojmë vëllezërit tanë sirianë. Për këtë kërkuam ndihmën e Kimse Yok Mu. Ne shpresojmë se kjo nuk do të jetë hera e parë që shtrohen bankete për miqtë tanë sirianë. Sigurisht që kjo ishte një përvojë e ndryshme”.

S’ka gje me te shemtuar se sa femrat qe jane te detyrura te mbajne shamira ne koke.