Një këshillë për znj.Voltana

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje DITA! Si qytetare e Shkodrës du me njoftu kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për të nderu familjet tona të vjetra shkodrane. Më bahet qejfi që kazanat po vihen të rinj, por a mbaron me kaq? Do t’ju lutesha, edhe si femër që jeni, me dal e me pa vetë personalisht a pastrohen rrugët, a shpërdorohet uji për çdo vend, a vazhdon vjedhja e energjisë, a janë hjekë të gjithë flamujt qysh kur u banë zgjedhjet, a pastrohen hyrjet e shkallat e pallateve etj. Pra keni shumë punë. Unë dal çdo ditë dhe do të shkruj prapë për ndryshimet. Dhe e fundit: Çdo natë mbas orës 19 na hyn në shtëpi erë e keqe sepse diku digjen plehnat. Duhet kontroll i vazhdueshëm se mandej nuk realizon gja. Me respekt nji bashkëqytetare shkodrane, të uroj punë të mbarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *