Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Dritëro, t’u zgjattë jeta
Por thënë një gjë pa mënd
Zbute krimet e Saliut
Mbrojte personazhin tënd.
Plakut Mere i kanë thënë
Dhe xhelat dhe Kain
Kusar e spiun ka qenë
Që nga mbrëmja në agim.
Atë ditë që ti ke shkruar
Për Lulin e për Salinë
Dy-tre dopjo ke kaluar
Paqe bëre me rakinë.
Të duam, të respektojmë
Ndofta vinë nga pleqëria
Nëse krimet i harrojmë
S’flet poeti, po rakia.
Krimineli më i keq
Është kush djeg vendin e tija
Këtë fat si për dreq
E pati dhe Shqipëria.
Dhe kur Sala vodhi votat
Bëri Lulkën kryetar
Ti i dashur e bekove
Ne na bëre për të qarë.
Ky popull nga juve pret
Dhe nga koka më të zgjuar
Si të bëjmë shtet të vërtet’
banditët për t’i dënuar.
Zoti vetë sikur të flasë
Jo poet a shkrimtar
Krimet e vjedhjet me thasë
Nuk i fal asnjë shqiptar.
Dritëro, pleqëri të mbarë, po e shkele këtë radhë!
