Stamboll, shpërthim dhe të shtëna në pallatin Dolmabahçe

redaktor

Disa të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim raportohen të kenë ndodhur vetëm pak minuta më parë, gjatë kësaj të mërkure në hyrje të pallatit Dolmabahce të Stambollit, një ndërtesë e periudhës së Perandorisë Osmane, tepër e frekuentuar nga turistët.

Në këtë pallat gjendet edhe zyra e kryeministrit të Turqisë, Davutoglu, edhe pse Kryeministria e ka selinë në Ankara. Lajmi është bërë i ditur nga disa media, përfshi agjencinë e lajmeve Dogan dhe gazetën Hurriyet.

Ambulancat janë dërguar me urgjencë në zonën në fjalë, ndërkohë që janë bllokuar të gjitha rrugët që të shpien në vendin turistik dhe policia ka nisur menjëherë aksionin për të neutralizuar autorin apo autorët e ngjarjes.

Dy persona raportohen të jenë arrestuar në afërsi të hyrjes së Konsullatës së Gjermanisë në Stamboll, bën të ditur Hurriyet.

Vijon…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *