Përplas qëllimisht me makinë të riun, në pranga 40-vjeçari

redaktor

I vëllai konfliktohet me bashkëfshatarin, 40-vjeçari e përplas qëllimisht me makinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Cërrik- Belsh. Burime nga policia bëjnë me dije se Arben Kurti pasi ka parë shtetasin K.T., 27 vjeç të ecte në rrugë, i ka dhënë gaz makinës për ta përplasur.

I dëmtuari  kishte debatuar me të vëllanë e Arben Kurtit, dhe në shenjë hakmarrje ky i fundit tenton që ta vrasë. Pasi e hedh në rrugë, 40-vjeçari largohet së bashku me automjetin e tij, ndërkohë që 27-vjeçari është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë.

Këta të fundit e dërguan të riun në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit të ngjarjes rëndojnë tre akuza,  “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkelja e rregullave të Qarkullimit  Rrugor”  dhe  “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ai u arrestua disa orë më vonë nga Policia e Elbasanit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *