Një konflikt për pasagjerët ka përfunduar me plagosjen me thikë të një shoferi furgoni në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit ‘Migjeni’, ku ndodhen edhe linjat e transportit Shkodër-Tiranë.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë një pasagjer që shoferi i plagosur kishte marrë nga kolegu i tij. I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
