Imazhi i një babai sirian ndërsa përqafon me lot në sy djalin dhe vajzën e tij në një plazh të Greqisë është kthyer në hit në internet.
Fotografia e Laith Majid, e shkrepur nga Daniel Etter rreth orës 4:30 të mëngjesit në një plazh të ishullit Kos në Greqi, ka provokuar një reagim të fortë ndaj përshkrimeve jonjerëzore rreth emigrantëve.
Etter, reporteri i pavarur 34-vjeçar, rrëfen se nuk është prekur kurrë kaq shumë nga një imazh.
Ai arriti të njohë këtë familje të klasës së mesme nga qyteti sirian Deir ez-Zor.
Familja, që ka duruar për vite me radhë bombardimet nga qeveria siriane, forcat rebele dhe së fundmi nga ISIS, shpresonte për një jetë më të mirë në Gjermani.
Etter, i vendosur në Barcelonë, por që aktualisht fotografon turistët përgjatë kufijve të Bashkimit Europian, ka punuar si mësuese anglishteje.
Ai tha për Spiegel Online se familja me katër persona, së bashku me 8 të tjerë, erdhën me një gomone të projektuar vetëm për tre persona.
“Pas më shumë se dy orësh, varka s’kishte më ajër, filloi të fuste ujë.
Refugjatët ndodheshin në ujë kur mbërritën në breg.
Por fatmirëisht, mbërritën të sigurtë,” tha ai.
“Në atë moment ata u gëzuan që ia dolën, dashuria për familjen, dhe pikëllimi për atë çka kishte ndodhur”.
Më vonë familja qëndroi në një tendë të improvizuar në një tjetër plazh në ishullin Kos, përpara se të ngjiteshin në bordin e Eleftherios Venizelos të krijuar nga autoritetet greke për proçesin e refugjatë sirianë.
Etter tha edhe pse ai punon si fotograf, duke qenë dëshmitar i shumë skenave emocionuese, asnjë foto nuk e kishte prekur kaq shumë.
“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë”, tha ai për Spiegel Online.
Sipas lajmeve numri i emigrantëve për të arritur në Europë është rritur ndjeshëm me një rekord të lartë prej 107.500 vetëm në muajin gusht.

KOMENT.
Shqetesimet e emigranteve jane problem i OKB-se, ajo duhet ti jape zgjidfhje kesaj pune, shtet e Evropes kane nje norme,nje kufi,per emigrantet, s’mund te mbajne gjithe emigrantet ebotes dhe te shkatrerojne shtetin etyre per ta.
Siria, sikur ka popullsi prej 200 miljon banore qe nuk i mbarokan njerezit!
Vetem ne Gusht mbi 100 mije vete.
Kemi mbi 2 vjet qe degjojme largim te Sirjaneve dhe perseri vazhdojne te tjere…!
Nuk eshte ne gjendje BE dhe SHBA, te shfarrosin ISIS, po mund ti ndalojne, por ishte nje gabim njerezor dhe krim, qe vendet arabe, ju kerkua demokraci, kur ne cdo epoke, keto vende jane qeverisur nga mbreter dhe diktatore.
Eshte vete natyra njerzore e ketyre popujve, qe spranojne demokraci europiane, por SHBA dhe Europa, per interesat e tyre i futen keto vendene nje katastrofe qe nuk i shihet fundi dhe pasoja eshte migrimi masiv, migrim qe shkaktaret qe e bene katastrofen, sduan ta pranojne.
Eshte e kote, as Europa dhe as SHBA, smund ti ndalojne me arabet, ta “pushtojne” perendimin.
emocine te forta……..ne ne vitet 90-91 si te vjen jeta
Vertet mallengjyese! Dhe une burri i forte derdha lot kur e pashe.Shume prekese.Popujt dhe ndjenjat e tyre njerezore jane kudo njelloj. Politika eshte ajo qe i tjeterson ose kafsheron,qe i hedh ne lufte kunder njeri tjetrit dhe qe i armiqeson. Kafshet e egra pa ndjenja humane jane me shumice ne politike ? Tung
Mos qaj more mbaje veten.
Doja dhe une te shprehja mendimin tim per kete foto. Nqs ju prekeni nga nje familje qe qan, po per ata te mjere qe u vran nga ISIS a nuk ju vjen keq?
Kjo foto eshte groteske. Preken njerezit se po perqafohen 3 majmuna shkretetire. Une do permendja grupin etnik Jazidi qe po vriten dhe perdhunohen sistematikisht nga kalifati. Ketyre i duhet nje bombe nga ato me kerpudhe qe ti shuhet fare e fe.
Pullumo mos u dorzo kq shpejt.