Kryebashkiaku i Kukësit kërkon dorëheqjen e Gjicit

redaktor

Te Kukësi është zbuluar se lojtarët janë me dy kontrata dhe kryebashkiaku i ri i Kukësit, Bashkim Shehu, jo vetëm që ia ka hedhur përgjegjësinë drejtuesve të klubit, por ka kërkuar tashmë dhe dorëheqjen e presidentit Safet Gjici.

Në klubin e Kukësit ka evazion fiskal. Ka lojtarë që marrin 50 mijë euro, ndërsa kontrata thotë 250 mijë euro. Kështu është shkruar për Pero Pejiç, kurse e gjithë skuadra e Kukësit është e paligjshme.

Letrat nuk ekzistojnë dhe ne do ta padisim në prokurori klubin për falsifikime”.

Kështu e ka nisur deklaratën e tij për “Panorama Sport”, kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, që më tutje ka vazhduar:

Unë kam mbyllur stadiumin? Gjici duhet ta kuptojë një herë e mirë që klubi është me qind për qind të aksioneve të Bashkisë.

Gjici të japi dorëheqjen, sepse nuk mund të bëjë lojëra me Kukësin. Sepse kjo skuadër nuk ka ngelur në dorë të Gjicit, pasi ka plot sponsorë të tjerë.

Stadiumi është i hapur, por nuk mund të merrem me ata që falsifikojnë. Nuk mund të bëhet një person pronar i një qyteti. Ndaj ka ikur koha e ultimatumeve”.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *