Kur krenoheshim me flotën detare

redaktor

Populli ynë është me tradita të lashta detare, por pushtimet e huaja, veçanërisht pushtimi i gjatë osman, edhe për detarinë solli rrënim. Disa detarë u detyruan të lundronin me flamur turk, disa me flamur venecian etj, madje edhe duke u vënë kundër njëri tjetrit. Kështu që edhe kur u shpall pavarësia më 1912, Shqipëria nuk kishte ndonjë forcë detare, e as anije, me përjashtime të veçanta, kur aty-këtu individë të ndryshëm që me barkat e tyre lundronin me flamur të huaj dhe kur morën vesh shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë, ulën flamurin e huaj dhe ngritën në direkët e barkave flamurin shqiptar, të sajuar me dy rripa pëlhure, njëri i kuq e tjetri i zi.

Edhe regjimi i Ahmet Zogut, nuk e vrau mendjen për ringritjen e detarisë shqiptare, sepse portet detare ua dha me konçesion italianëve. E vetmja gjë për të cilën ai u kujdes, ishte blerja nga Italia në vitet 1925-26 e 4 motoskafëve ushtarakë që i mbante në Currila të Durrësit dhe që i përdorte për sigurimin e jetës së tij gjatë verës që vinte në plazh. Dimrit këto anije që ishin edhe me këshilltarë italianë qëndronin të lidhura në Currila. Një ish-detar i këtyre mjeteve ushtarake, ishmaku Avdulla Hoxha tregonte se, kur mbreti ndodhej në plazhin e Durrësit, motoskafët e armatosur shkonin në zonën e plazhit dhe vendoseshin në formë rrethimi të vendit ku lahej Zogu, ndërsa ne detarët urdhëroheshim të qëndronim në kuvertë me kamaq në dorë (mjet peshkimi në formë sfurku me maja metalike të mprehta dhe bisht të gjatë) për të mbrojtur mbretin nga ndonjë peshkaqen. Kaq banal ishte misioni i këtyre mjeteve lundruese ushtarake. Me agresionin fashist italian të 7 prillit 1939 edhe këta motoskafë ushtarakë me këshilltarët Italianë brenda, iu bashkuan menjëherë padronëve të tyre. Vetëm detarët atdhetarë si nënoficerët Mujo Ulqinaku, Stefan Goga etj. rrëmbyen armët dhe iu bashkuan qëndresës popullore kundër zbarkimit të këmishëzinjve.

Çlirimi i vendit e gjeti bregdetin tonë, pothuajse pa asnjë mjet lundrues. Si për çdo sektor tjetër u desh të ngriheshin nga niveli zero. Masat e para nisën me krijimin në gjysmën e parë të vitit 1945, pranë Komandës së Përgjithshme, të një seksioni për Marinën. Në krye të këtij seksioni u vu ish-partizani e kuadri Abdi Mati, një detar i përkushtuar, i shkolluar në Akademinë italiane të marinës. Detyra që iu ngarkua këtij seksioni ishte organizimi, evidentimi e tërheqja e të gjitha mjeteve detare e lundruese për të vënë në efiçencë portet detare dhe për krijimin e një force për ruajtjen e ujërave tona. Po ku do gjendeshin mjetet për këtë forcë detare? Nga kërkimet u gjetën mjete të vogla të mbytura ose të dëmtuara. Një i tillë ishte edhe një motoskaf i fundosur që u nxor nga uji, u riparua, u vendos në të edhe një mitraloz dhe u kompletua me ekuipazh. Më 15 gusht të vitit 1945 me ceremoni u ngrit në direkun e tij flamuri shqiptar. Kjo datë përbënte një ngjarje të shënuar jo vetëm për detarinë, por për gjithë Ushtrinë Popullore dhe vendin. Prandaj ajo mbeti si dita e krijimit të Forcës detare shqiptare, datë që dikur festohej vit për vit në çdo 15 gusht. Kështu që ish-detarët mblidhen shoqërisht me nismën e tyre për ta përkujtuar datën e krijimit të armës së tyre të dashur. Kështu bënë edhe këtë 15 gusht të këtij viti një grup veteranësh të LANÇ e të detarisë shqiptare, ish kuadro e specialistë të Forcës detare, si Tahir Hoxha, Sezai Osmanaj, autori i këtyre radhëve, Hajdar Naska dhe kuadro të brezave më të vonshëm, të nxjerrë në lirim nga e ashtuquajtura reformë, si Ylli Lika, Lutfi Gjika, Veli Bufi, Ilmi Shtylla e të tjerë, si dhe ish nënoficerë e detarë, të mbledhur në një nga mjediset turistike të ish kuadrit nënujës, Fadil Nika në Radhimë të Vlorës. Midis nesh, i ardhur enkas nga Tirana, ndodhej edhe ish-inxhinieri detar Ilir Mati, djali i Abdi Matit që gjithë jetën e tij ia kushtoi krijimit, organizimit, drejtimit e fuqizimit të Forcës detare.

motovedeta roja bregdetare e Zogt ne portin e Durresit-1Rruga e krijimit dhe e zhvillimit të Forcës detare donte dhe kuadro drejtuese e specialistë. Kuptohet që ky shkollim për kushtet e atyre viteve, mund të bëhej vetëm jashtë shtetit. Me dhjetëra e dhjetëra anijedrejtues, inxhinierë e specialistë të detarisë shqiptare kryen akademi dhe institucione të tjera detare, kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Kulmin e fuqizimit Forca detare shqiptare e arriti gjatë viteve ‘50-60 të shekullit të kaluar. Ajo u pajis në këto vite me anije mbiujëse bashkëkohore të lehta e të manovrueshme që u dolën zot ujërave tona territoriale, si motosiluruese të shpejta e me armatim të fuqishëm silurimi, anije patrullimi bregdetar të armatosur me artileri e bomba kundër nëndetëseve, me minaheqëse të mesme e të vogla të pajisura me mjete për ç minim mekanik, magnetik e akustik, me anije ndihmëse të shumëllojshme dhe deri edhe me nëndetëse të mesme me fuqi goditëse e rreze veprimi të madhe që konkurronim dhe fqinjët.

Kjo forcë detare që fillimisht u quajt flotilje me bazë në Durrës, e me fuqizimin e saj, ajo më 1958 u quajt Flotë luftarako-detare (FLD) me komandë e bazë në Vlorë. Gumëzhinte ato vite gjiri i Vlorës, Pashalimani e Sazani nga anijet e shumta. Me këto anije mbiujëse, jo vetëm iu vu “kufiri te thana” çdo anijeje të huaj që shkelte, si pa të keq, ujërat tona detare, por kryenin edhe operacione kërkim-shpëtimi qoftë edhe me det shumë të trazuar, duke u dhënë ndihmën e nevojshme në jo pak raste çdo anijeje të huaj apo shqiptare që rrezikohej të mbytej. Dhe jo vetëm kaq. Anijet tona minaheqëse morën pjesë edhe në një operacion të rëndësishëm ndërshtetëror, siç ishte çminimi i ngushticës së Korfuzit gjatë vitit 1958, në bashkëpunim me forcat greke të marinës.. Minaheqësja jonë me komandant Selam Qejvanaj, që në shkurt 1958 çoi delegacionin qeveritar shqiptar në Korfuz për bisedime me palën greke, la përshtypjet më të mira me manovrën e shkëlqyer të komandantit të saj për futjen në portin e Korfuzit, me paraqitjen e jashtme, rregullin e pastërtinë e anijes dhe me disiplinën e paraqitjen e jashtme të detarëve tanë, gjë që e shprehu delegacioni grek me kryetar z.Dhimotaqis që na priste në mol dhe u fut në anijen tonë, ku u bë dhe prezantimi. Për këto përshtypje të shprehura nga kryetari grek, ne detarët shqiptarë s`kishim si të mos ndiheshim krenarë për vendin tonë që përfaqësonim atje.

Nendetset-ne-Bazen-Detare-te-PashalimanitÇminimi ndërmerrej me kërkesën e qeverisë greke, sepse ngushtica e Korfuzit vazhdonte të ishte e mbyllur për lundrim që nga Lufta e Dytë Botërore. Delegacioni ynë që kryesohej nga Abdi Mati u soll me dinjitet në këto bisedime dhe marrëveshja për çminimin e ngushticës u arrit pa vështirësi, falë edhe qëndrimit korrekt e mirëkuptues edhe të delegacionit grek. Fillimisht, kryetari i delegacionit grek e njohu delegacionin tonë, në të cilin bëja pjesë edhe unë si anëtar delegacioni, me dokumente të organizmit të Kombeve të Bashkuara IRRA që merrej me hapjen e rrugëve detare. Zoti Dhimotaqis, ndër të tjera, na tha se në bazë të këtyre dokumenteve, ngushtica e më gjerë është minuar nga gjermanët në verën e vitit 1944. Vini re, është minuar nga gjermanët… Dhe ne e kemi shumë të nevojshme çminimin e saj. Pra, greku nuk tha ejani të heqim minat që keni vënë ju shqiptarët që sapo zbritët nga malet, pa pasur as mina e as mjete e specialistë, siç broçkullisin herë pas here disa politikanë tanë sotëm për interesa të politikës së ditës. Dhe e minuar nuk figuronte vetëm ngushtica e Korfuzit, po i gjithë brezi bregdetar shqiptar që nga ngushtica e Korfuzit në jug e deri te kepi i Rodonit në veri. E vërtetuar kjo jo vetëm nga hartat detare të botimit të pasluftës të shteteve të interesuara që e kanë me vizim të kuq e me shënimin “Zonë e rrezikshme nga minat”, por edhe nga ngecja herë pas here e minave në rrjetat e peshkatarëve tanë deri në vitet 60-70 në zonën derdhja e Vjosës-Seman-Shkumbin etj. Minimi i një brezi të tillë nuk mund të kryhej brenda natës, siç është shprehur ndonjë jo kopetent fushe, por ka dashur muaj e anije të posaçme me kapacitet mbartës të madh, se një minë detare peshon një ton dhe për mbulimin me mina të gjithë atij brezi ujor janë dashur qindra mina. Dhe të gjitha minat, qoftë ato të gjetura nga minaheqëset tona në zonën e ngushticës së Korfuzit, qoftë ato të kapura nga peshkatarët, ishin gjermane, që vërtetonin ato që na tha kryetari grek i delegacionit se minimi ishte bërë nga gjermanët.

Për sa i përket ndarjes së ujërave për efekt çminimi, nuk pati asnjë keqkuptim apo mosdakordësi për kufirin ndarës të ujërave në ngushticë. Pala greke e njihte dhe e pranonte pa hezitim kufirin detar sipas ligjeve ndërkombëtare të detit. Kështu që ujërat për efekt çminimi u ndanë në mënyrë të barabartë , pa i marrë njëri tjetrit asnjë metër. Vetëm me mirëkuptim, ramë dakord bashkarisht me palën greke që me minaheqëset të hynim një milje (rreth 2 km) në ujërat e njëri tjetrit për efekt mbulimi, që të mos mbetej ndonjë rrip ujor i pakrehur nga çminuesit.

Minaheqëset tona bashkëkohore metalike me rendiment të lartë pune, nuk kishin të krahasuar me minaheqëset greke motoskafë të vjetër druri. Kur i pyesnim oficerët grekë, ç`janë këto minaheqëse që kini, ata na përgjigjeshin se janë të Luftës së Parë Botërore që na i ka shitur Amerika.

Puna për çminimin e ngushticës së Korfuzit që filloi më 15 mars dhe përfundoi në gusht 1958, drejtohej nga kryespecialisti i lundrimit, autori i këtij shkrimi dhe kryespecialisti i armëve të nënujshme, Xhelo Banushaj me komandant të anijeve minaheqëse Selam Qejvanaj. Falë mobilizimit, disiplinës së lartë e punës me vetëmohim e me orar të zgjatur, që nga agimi e derisa errej, të të gjitha kuadrove e detarëve të anijeve, çminimi u krye me sukses të plotë dhe brenda afatit të përcaktuar në marrëveshjen dy-palëshe. Për punën e palodhur të detarëve shqiptarë e grekë, mediet e Korfuzit jepnin herë pas here lajme e komente, ku bënin vlerësime të larta për sakrificat që po bënin për hapjen e ngushticës për lundrimin e anijeve, duke vënë në dukje se kjo punë ishte edhe me rrezik jete.

43270841Sipas marrëveshjes, takimi i fundit i delegacioneve për të informuar njëri tjetrin mbi përfundimin dhe rezultatet e çminimit, u bë në qytetin tonë të Sarandës, ku delegacionit grek iu rezervua një pritje tepër miqësore, e ngrohtë e bujare. Në përfundim u formulua edhe një deklaratë e përbashkët që e shpallte ngushticën të hapur për lundrim, e cila u transmetua nga mediet shqiptare e greke më 12 gusht 1958, në të njëjtën orë në Tiranë e në Athinë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe për ne detarët që të shikoje të nesërmen vërshimin e anijeve nga veriu në jug e anasjelltas përmes ngushticës që çminuam, sepse shkurtohej shumë rruga për në portin e Korfuzit duke i rënë rrotull ishullit për të ardhur nga jugu i tij në port.

Kontaktet e drejtpërdrejta dhe bisedimet që patëm me delegacionin grek, me detarët e anijeve greke dhe me popullin e Korfuzit i shërbyen jo vetëm operacionit çminues të ngushticës, po edhe prezantimit dinjitoz të Forcës sonë detare dhe të vendit tonë, si dhe zbutjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë që deri atëherë ishin shumë të ndera sa as marrëdhënie diplomatike nuk kishim për shkak të qëndrimit armiqësor e revanshist të qarqeve monarko-fashiste helene. Përmes nesh detarëve, grekët panë nga afër se shqiptarët nuk ishin egërsira me bisht, siç na përshkruante propaganda keqdashëse, po njerëz të qytetëruar, paqëdashës e miqësorë.

Pra Forca detare shqiptare e kreu me nder misionin e saj edhe në atë operacion ndërshtetëror. Mirëpo erdhi një kohë me një tranzicion famëkeq, kur e gjithë ajo Forcë detare me të cilën krenohej Ushtria Popullore dhe Shqipëria u tret si kripa në ujë. Ku vajtën gjithë ato anije bashkëkohore-garanci e ruajtjes së ujërave territoriale dhe e mbrojtjes së kufirit detar? Ku vajtën motosilurueset me fuqi të madhe goditëse? Ku vajtën anijet e patrullimit që quheshin gjuajtësa detarë kundër nëndetëseve? Ku vajtën minaheqëset dhe pse u lanë e u kalbën nëndetëset etj, etj? Dhe jo vetëm anijet ushtarake, por ç`u bë me oqeanikët dhe anijet e tjera të Flotës tregtare – krenaria e detarisë shqiptare që vite me radhë çanin dete e oqeane dhe valvitnin flamurin shqiptar në çdo skaj e port të oqeanit botëror? Të gjitha anijet ushtarake e tregtare u mbytën apo u prenë për skrap, mbetën nëpër botë apo përfunduan në Nikshiq të Malit të Zi e gjetkë.

Pra detaria shqiptare si të gjithë sektorët e tjerë të mbrojtjes, ekonomisë e të çdo fushe tjetër u rrënuan plotësisht. Sot Forca detare mbahet me disa anije të lehta tip motoskafësh të pafuqishëm për të dalë në det qoftë edhe pak të trazuar. Pa le për armatim që nuk bëhet fjalë.

 

*Pensionist, kryetar i komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit Vlorë

Share This Article
31 Comments
  • O shoku kryetar! Mos u bej merak se edhe tani keta e ngrejne lart. Vetem se nuk ngrejne flamurin, po ngrejne kembet si k…rvat para cdo armiku…

    • Po si ore krietar harrove Komandantin ENVER HOXHA ….
      Kush e udhehoqi popullin dhe ishte ne krye te puneve?
      Eshte shume interesant qe mjafte ushtarake apo nepunes te cilet kane qene edhe anetare te PPSh tani mohojne kontributin udheheqes te saj…
      Shkurt jane pjerdhur nga pleqeria si Driteroi apo Ismaili…
      Nje jete te tere me teserat e Partise se Punes dhe tani mohojne te shkuaren e tyre,
      mohojne vetevehten…
      Plehra…!

      • O Skipetar, Me fal por me duket se autori eshte krenar per punen qe eshte bere nga ai dhe gjithe detaret , ushtaraket ne ato vite te lavdishme per FLD. Eshte e qarte qe ne ate periudhe PPSH dhe Enver Hoxha ju perkushtuan mbrojtes se Atdheut ne te gjitha fushat dhe kjo vazhdoi deri ne vitin 1976. Kjo eshte nje faqe e lavdishme e historise ushtarake shqipetare! Me pas JAGOT dhe tradhetaret e ndryshem filluan luften per pushtet duke e ditur se E.H kishte probleme te renda shendetsore duke menjanuar apo eleminuar shume kuadro te devotshem dhe atdhetare! Nuk po zgjatem per vitet e mbrapshta 1990-1997 ku te tjere tradhetare e shkrine jo vetem mbrojten e Shqiperise por edhe gjithe ekonomine/uzinat/bujqesine /mekanizmat/kombinatet tekstile etj . Tung

  • …u be Shqperia…e zhberi tradhetia…funderinat dhe majmunat…!…kur shoh dokumentaret e Kinostudios Shqiperia e re , them….pushtimi vendas paka qene me i poshter…se si e lene kete klase politike ky popull te llap , habitem…nuk jemi popull ne dhe keta qe bejne qeverite jane fundi i races shqipetare…

    • o ARBEN KRRICI!
      HURIN E KA PATUR ME KOHE YT ATE E JOT EME,NDERSA TY TA FUTI HUNE SALI SERISHA QE TI DERDELLIT SIKUR TE KETE PJELLE AI ME TET EME!
      MBASE,KU I DIHET SE AI heqim ISHTE EDHE mund t’ia kete hequr NDONJE ….. QIME!!

  • Ne ralle te pare respekte per veteranin Seit Jonuzaj. Jo me larg se dje degjova kengen e ‘VETERANIT” kenduar nga e mrekullueshmja Anita Take….mu mbushen syte melote per fjalet dhe muziken e padiskuteshme te mrekullueshme te te madhit Agim Prodani.
    E dhimbeshme dhe dritheruese eshte historia e kombit tone….
    Z. Seit , ju e bete detyren tuaj karshi atdheut dhe toka meme do te mireprese dhe do te prehesh i qete ne e dheun meme…por keta te sotmin nuk ka dhe e toke qe ti pranoje….fantazma neper bote do te bredhin dhe do ti shtyjne e beshtyjne per ate cka i kane bere kesaj toke te bekuar nga perendia.
    Malokeria ,injoranca, makuteria,provinca e poshtersia jane ulur kembekryq dhe po e shqyejne shqiperine. ate qe serbi-slavi, greku nuk i beri dot Arberise-Ilirise -shqiperise ne mijra vite e beri Sali Murtaja ne 25 vjet….varr mos gjec o sali….

    • I bukur ky koment i “Anna” por akoma me i bukur mallkimi i saj “…varr mos gjec o sali…”! Nderime per z.Seit Jonuzaj per kete histori interesante me momente ngjarjesh qe te ngelen ne kujtese !

  • te lumte pena zoteri i nderuar… po shkaterrimin e flotes, si gjithshka tjeter e beri dora e zgjatur e serbo-grekut me te shiturit e politikes. Qe jane akoma ne skene dhe kushedi cfare demesh te metejshme do bejne se ne si popull, aha….

  • MOs harroni se per numer popullsie dhe kufi detar ne ate kohe Shqiperia ja kalonte vendeve te perendimit dhe ne mynyre absolute te gjithe fqinjeve!
    Kjo ka qene Partia e Punes me ENVER HOXHEN legjendar!

  • Pergezime Profesor Seit Jonuzaj, ju e meritoni plotesisht titullin Profesor, sepse te gjithe ish studentet dhe detaret, qe kane pasur te bejne me ju, ju kutjojne me shume rrespekt!
    Eshte faktkeqesi qe njerez te gjeneracionit tuaj jane ne zhdukje!
    Per fat te keq kuadrot dhe ekespertet qe i kane mbetur ketij vendi pervecse tradhetojne kombin e tyre duke falur territore te Shqiperise, keta horra edhe vetgradohen si admirale, ku ne fakt kurre nuk kane vlejtur as te drejtonin nje toge e jo me nje armate te tere!
    Cdo fjale qe keni percjell me kete histori eshte e sakte si te gjitha ato qe ju na keni servirur edhe me pare. Ju faleminderit Profesor edhe per kontributin tuaj qe dhate kundra faljes se detiti qe TRADHETARET e Shqiperise po benin ne kurris te popullit tone!
    Falnderoj Gazeten Dita qe i jep hapesire nje Zoterie te vertete sic eshte Profesor Seit Jonuzaj!

  • DALLKAUKU ENVERIST SEIT JONUZAJ NUK E KA KUPTUAR AKOMA SE KOHA E QEPES E ENVERIT KA COFUR PERFUNDIMISHT

    dhe ben pyetje idiote debilesh pa gjetur pergjigje:

    “Ku vajtën anijet e patrullimit që quheshin gjuajtësa detarë kundër nëndetëseve? Ku vajtën minaheqëset dhe pse u lanë e u kalbën nëndetëset etj, etj? Dhe jo vetëm anijet ushtarake, por ç`u bë me oqeanikët dhe anijet e tjera të Flotës tregtare – krenaria e detarisë shqiptare që vite me radhë çanin dete e oqeane dhe valvitnin flamurin shqiptar në çdo skaj e port të oqeanit botëror?”

    Prandaj i themi veteranit dallkauk te LANC-it kriminal te Enverit qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, me urdher nga Beogradi qe merrtje direkt urdhera nga Mokska dhe Kremlini bolshevik, pra ketij fanatiku qe jeton akoma ne Boten e tij imagjinare komuniste, ne intelektualet properendimore qe Enver Hoxha dhe LANC-i i tij kriminal i masakroi si mos me keq i themi ketij dallkauku te mallengjyer:

    SHKO NE RUSINE E PUTINIT QE TE SHIKOSH SI KALBEN NE PORTE ANIJET USHTARAKE DHE SI PO NDRYSHKEN DHE PO SHKATERROHEN NENDETSET FAMOZE SOVJETIKE, KRENARIA E SHTETIT BOLSHEVIK PARA DO KOHE QE TE MESOSH PSE NDODHI KESHTU EDHE NE SHQYPNINE E VOGEL TE PARTISE SE PUNES.

    Sepse o dallkauku enverist Seit Jonuzaj per te mirembajtur kete flote ushtarake famoze shtetit i duhen shume LEKA dhe kur nuk ke LEKA sepse nuk ke kurfare prodhimi kombetar nuk ka sesi te kesh edhe flote detare dhe as flote ajrore, sepse Koha e Qepes e Enverit kur ky pederast sadist i kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin bolshevikeve te Botes nga Jugosllavia deri tek Rusia e deri ne Kine ka cofur dhe nuk mund te kthehet me.

    • Po u bere ti o pleher te ofendosh nje Burre te vertete si eshte Seit Jonuazaj ?
      O felliqesire , pleher , po kelyshet e enverit kane qene dy dekada ne qeverisje , ai saliu yt qe me duket se qenka dhe babai yt bilogjik, ai e shkaterroj kete vend , natyrisht me kopilat e tij qe i mbajen iso dhe kakarisin ketu me nofken intelektual, o felliqesire haleshe, po prandaj u shkerdhye shqiperia , sepse e moret ne dore ju zigurimsa dhe pjella te felliqura!
      DALLKAUK je ti o kelysh lavireje, eshte babai yt bilogjik sali berosha e tere shpurra e juaj e felliqur !
      YYYY rrace e ndyre, qe i keni rene per pjese kombit tim!

      • Sali Berishen tregoja sateme dhe tyteti qe te kane bere kafshe pylli, sepse Sali Komunisti eshte VEPRA origjinale e Enver Hoxhes, qe e zdrypi nga Bjeshket e Nemuna, e sterviti ne palestrat e Sigurimit te Shtetit dhe e beri doktor personal qe ta kishte si kuader besnik per te vazhduar Kauzen e Partise se Punes

        Prandaj MUTIN enverist mos e shit si HALLVE berishiste per ata intelektuale properendimore, familjet e te cileve u masakruan nga banda gjakatare e Enver Hoxhes vetem sepse deshen nje Shqypni Antikomuniste dhe Demokratike.

        • Nastradin ore gomar sot a neser ne litar!
          Nastradin or hajvan, vetem litari te ben derman
          Nastradin or bajgaxhi mbylle gojen or faqezi

          • Pico
            te ka ngele ora vetem te litari
            ne cdo koment te INTELEKTUALIT
            nuk e di ,e ke sepse je kuader i vjeter dhe tani qe ju rriti pensionin shoku Klosi ke blere dhe cizme te reja ,apo te ka treguar mamaja qe ka qene sekretare e Kadri Azbiut ,dhe vetem …litarin ka mesuar …ma hiq kete kuriozitet sepse ndoshta te ndihmojme
            Picooooooo
            mbaje fort litarin ,lidh poturet e zborit dhe
            vdis i qete ,mos me detyro te te perseris ato vargjet qe te kam shkruar jo shume kohe me pare ….

          • @LOVE
            Love ose Dream mbaj mire breket me fanellate,
            dhe shko shiko gjinekollogun, te rekomandoj Limen si PD-ist.
            Bene mire te besh dhe frotin se ne moshen tende vjen shpesh Neo i mitres.
            Zbor ju kemi bere dhe do ju bejme gjithmone, sidomos ti.
            Kujdes LOVE se menopauza te çon ne suicid, sidomos mal baisée si puna jote.

        • ti o intelektula haleshe, qenke me te vertete rrote K…
          Tani kuptova se kush fshihet me kete nofke laviresh. Ti me te vertete je felliqesire dhe vetem nje te mire ke, qe demostron hapur poshtesine dhe urrejtjen tende te felliqur… ti je pjelle e ligesise se saliut dhe pse mundohesh te hiqesh sikur je kundra tij. Ti o RROTE K,.. perdor ato taktika qe ka perdor saliu me llumine tij tere jeten , percarje dhe ligesira …!
          Ti ja kaloke edhe nastradinit sepse ai te pakten njihet per humorin e tij , ndersa ti per ligesine dhe ndyresine qe mbake ne shpirt!
          YYYY E PTU… O FARE E DREGJENRUAR!

          • kenaqesi e madhe shoku Bajge qe me njohet
            une nuk jam kurioze per ata si ty 😛
            kur me akuzon soji yt per ligesi ,une gajasem

            Pico , mire qe erdhi PD dhe njohe gjinekologet
            keqardhje qe ju ngjizen te mullari dhe pollet ferrave ,vetem fanellaten njohet
            ndrysho Pico , tani e ke mundesine
            tani ka baby doll 😛

          • @LOVE
            Jo hale, ne kohen e PPSH u krijua universiteti i Mjekesise.
            Ju e late Shqiperine ne sketerre, mesatarja e jetegjatesise ne kohen tuaj ishte 40 vjeç.
            Ja po te jap emrat e disa Obseter Gjinekologeve te medhej ne kohen e Partise: Koço Gliozheni, Ilir Gjylbegu,Muzak Kosturi, Adelina Mamaqi( oncologe), Rahim Gjika…..
            Rrofte PPSH.

        • o nastro o gomar!
          qepën e ke në gojë tashti or debil,por se kupton se të ka hipur gomari sipër!!qepën e mban në gojë për të mos ulëritur!!
          qepën e ke në gojë që të thuash se po me dalin lot prej qepër she jo prej hajdarit të gomarit!!
          o nastradin hajdari i gomarit nuk të lë të këthesh kokën!!të ka bllokuar qafën dhe ti vazhdon e mbron gomarin!!
          eh debil debil!!të bën dipllomat ty!?
          e kuje e zezë!!
          me një italishte të çalë u bëre dhi pllomat

  • ” Nje e vetme eshte drita qe dhuron shkelqimin e te gjithave ,nje e veme eshte eshte drita qe ndriqon gjithe specjet “.THoshte GJordano Bruno.Nje e vetme eshte e vertete si drita e diellit se E.Hoxha punoje dhe ndertoi shtetin shqiptar me te forte dhe modern te kohes.Edukoje kuadrot me vetmohim dhe disipline per ti sherbyer popullit me ndergjegje e gadishemeri dhe deri ne vetmohim per mbrojtjen e atdheut.Armiqte e vendit qe erdhen ne pushtet per 24 vjet me spekulimin e demokracise ndoqen rrugen e tradhtise shkatrruan gjithshka shiten armatimin e ushtrise ,avjonet modern ,tanket,autoblindat anijet mbi ujse dhe nenujese,artilerine e lehte dhe te rende shqiptare deri tek artileria modern bregdetare me fuqi te larget zjarri te larget ne dete.SHkatrruan ,shiten dhe kondrabanduan municione ushtarake me vlera te mdha ekonomike duke future parat ne gjepat e tyre.Sot kemi nje bande kriminelesh qe vodhen, shkatrruan dhe lane atdheun ne meshir te Natos.Kjo eshte nje tradhti qe I eshte bere popullit shqiptar.Ata politikan duhet te mbajne pergjegjesi per tradhti ndaj atdheut rruge tjeter nuk ka.#########################

  • ****o’ intelektual gomari ! : …mbete nje bajge ne argumentat e tua ! .Te vjen era tradhti o bajge qeni ,je nje qen rrugesh nuk u ndergjegjesove kurre,duhet vaksinuar nga bashkija se infektove dynjane per tharje te truve,hajt ti hengert qeni trut !…################

  • Ky matrial modest nuk ka vlera per krimbat qe ushqen toka Meme.Vlen per ata qe tokes , detit dhe qiellit i thane:Memedhe i dashur.Betohem para popullit dhe gjakut te te renve se do te sherbeje deri ne flijim.Ky eshte mesazhi qe le pas 82 viteve profesori i FLD shqiptare kur konstaton se cfare shkaterrimi i beri politka kesaje arme prestigjoze.
    Eshte ne nderin tone tu lem brezave kulturen dhe traditat e detarise shqiptare.Politizimi i tyre eshte shterpsi dhe injorance qe na ka demtuar e po na demton.Kritika vlen per klasen politike dhe per keta shqiptare te shitur qe Memedheun e konsiderojne placke tregu.Turpi eshte per ata qe shkaterruan,vodhen e tjetersuan djersen e popullit .Keta veterane dhe pse u diskriminuan nga politika ne thinjat e tyre eshte murosur krenaria e viteve qe i sherbyen Memedheut.

  • Mos ja vini re intelektualit e ka nga Dhemja e menderes e kane shpartalluar keq ne burg ndaj nuk permbahet dot.Kjo p[rostitute e Spacit qe si lane vere pa ja ngulur.Keqardhje per ju intelektual,nastrdin etj…etl…

  • O vllazer shqiptar per fat te keq E Keqja neve na vjen si Gjithmon nga klass politike nga keta hajduk martapaz Legena 20 vite pushtet sali berisha Qka i sholli popllit shqiptar te mir 10 vjet Hashim thaqi kosove Qka beri mir diqka vetem u beren miljoner ishall do zoti ju shkojn per barna ATO Lekt E Popllit

  • Komandanti Seit Jonuzaj ben mire qe nuk e permend partine dhe enver halene,se keta e shkaterruan ushtrine shqiptare.Shqiperia kishte ushtri dhe flote detare,kur minister i mbrojtjes ishte Beqir Balluku dhe shef i shtabit Petrit Dume,kur kuadrot qe ishin pregatitur ne ushtrine me te fuqishme te botes,ne Bashkimin Sovjetik,nuk ishin si kembet e dhise,por kishin spaleta dhe grada te fituara me profesionalizem.Asnje arme nuk funksiononte pa kuadrot qe mesuan shkencen luftarake ne Bashkimin Sovjetik,as nendeteset,as raketat,as avjonet.Por cmireziu i pa arsimuar Enver Hoxha dhe krimineli xhelat Mehmet Shehu u verbonin syte spaletat e gjeneraleve tane,rregulli disiplina e ushtrise se kazermes,prandaj vendosen ta shkaterrojne,duke pushkatuar,denuar,poshteruar te gjithe kuadrot ushtarake qe mbaruan studimet ne Bashkimin Sovjetike,shperndane ushtrine nga kazermat ne terren,;sajuan ushtrine e forcave vullnetare,cpikja me qesharake ne ushtri,vajzat e grate me kalamaj,e me barre,me pleq e plaka,per turp,u jepnin ndonje shkop druri ne dore dhe i zvarritnin neper brazda,se do mbronin atdheun!!!!Kete lloj ushtrie me pushke pa fisheke gjeti Sali Berisha qe e dergoi per skrap,se ne fakt e kishte marre rrugen e mutit qe ne 1974.Sabotatoret kryesore te ushtrise shqiptare jane Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.Sali Berisha vazhdoi vepran e tyre,sepse prej bllokut te tyre doli.

  • Po i bie shkurt fare per te gjithe ju komentues;
    Ne Shqipetaret nuk e duam vendin tone por per flamur vdesim, po te na i preke kush flamurin vritemi e pritemi me te gjithe boten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *