SHËNIM: Shkrijeni që ta shpëtoni

redaktor
Deputetet e PD, Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe Arben Ristani, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte analizuar situata e rende ne Patoz Marinze./r/n/r/nLawmakers, Jozefina Topalli, Sali Berisha and Arben Ristani, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Për çdo kënd është e qartë tashmë: Opozita e sotme, e përmbledhur tek Partia Demokratike, nuk është më një forcë e reformuar, por e deformuar. Çdo gjë që rrjedh në qelizat e saj politike, që nga shefi i vërtetë, dhe tjetri, i emëruar, e deri tek struktura metingashe e përhumbur, sjell në vetvete një amalgamë që shkon gjithnjë e më tej drejt rrënimit. Në dy zgjedhjet e fundit, politike e vendore, ajo u shashit drejt një firoje të paralajmëruar, sa që tashmë në të gjithë vendin, në rastin më të mirë, drejt saj shkojnë me bindje jo më tepër se një e dhjeta e popullsisë, dhe për përfitime të humbura ose të ëndërruara, edhe një dhjetë përqindësh tjetër. Kjo është humnera më e ndjeshme e një opozite, e cila do të duhej të kishte, të paktën, misionin e një ringritje, sado të vonuar, por të domosdoshme.

Përse ndodhi kështu? Çfarë kataklizme ndodhi që solli pas vetes edhe këtë rënie të pazakontë, sa që tashmë askush, ose më saktë, pak kush, e merr seriozisht atë?

Janë disa shkaqe, ndër të cilat, ata që mbeten edhe më tej pengesë e reformimit të saj, përbëjnë thelbin e regresit politik të një force që u prit si shpresë, vazhdoi si despote dhe përfundoi në vrasje.

Asnjë parti tjetër politike në Shqipëri, në njëzet e pesë vitet e fundit, nuk është dëmtuar aq shumë nga rëndesa e Numrit Një në politikën e saj. Duke dalë nga totalitarizmi politik, në kohën kur mendohej se nuk do të kishte më vend për ngritje përmendoresh, PD-ja u bë skuta ku kulti i Shefit ishte i barabartë me pasurinë, pozitën, forcën, paprekshmërinë. Përpara Trupicës së Berishës, pra trungut ku mbështetej koka e të dënuarit, shumica kanë ulur kokën pa kurrëfarë kundërshtimi. Kjo u kthye në një sëmundje kronikale: para vullnetit të tij, jo një a dy, por e gjithë struktura, nganjëherë bënte vërejtje të përvuajtur, ndonjëherë murmuritnin, por kurrë nuk kundërshtonin. Ata që e merrnin këtë guxim rebelimi, shpejt, shumë shpejt, do të gjendeshin në mesin e katër rrugëve dhe, për më tepër, do të ishin viktimat e Tabllosë Sinoptike të shefit të madh dhe të zagarëve të tij të lëshuar nga zinxhirët. Të paktë ishin ata që i bënë ballit rrebeshit dhe nuk u kthyen si djemtë plangprishës, aq të paktë, sa që vështirësia për të sjellë emra të tjerë përbri Bamir Topit, Oketës, Besnik Mustafajt, Mitro Çelës është shumë e madhe.

Nënshtrimi pa kushte ndaj Njëshit, megjithëse u ngritën kundër këtij Njëshi, kthimi i tij në një kult politik, financiar e ekonomik, nënshtrimi i vullnetshëm e pa kushte i shumicës partiake ndaj një oligarkie të paktë drejtuese, krijoi tek Njëshi iluzionin e dëmshëm, e më pas vrastar, se pas tij le të bëhej qameti, por ama, sa të ishte Ai, do të bënte qametin. Dhe, për fat të keq, e bëri.

Edhe tani, në këto ditë, ideja e Njëshit të pandëshkuar, është primare në opozitën e sotme, pavarësisht përplasjes së dy rrymave brenda saj. Dy rryma, të cilat nuk i ndajnë idetë dhe vizionet, por besnikëria ndaj Shefit të vjetër dhe shefucit të ri, pa e ditur ende mirë se nga do të shkojnë erërat e së nesërmes. Mos shkëputja nga Njëshi, si një fatalitet i ardhur nga komunizmi dhe i mbrujtur me idenë inatçore të njeriut të çmendur pas pushtetit, ka bërë që në PD, për kaq shumë vite, të mos ketë ide që mbesin, aspirata që të frymëzojnë, njerëz pas së cilëve mund të gjesh pjesë të vetes; ka bërë që në vorbullat e saj të përplasen inatet e jo idetë, të ndërthuren interesat e jo perspektivat e një vendi. Për njëzet e pesë vite, edhe kur nuk ishte në pushtet e shumëfish më tepër kur ishte në qeverisje, PD-ja, përmes liderit të saj, u bë porta që hapej për pasurimin marramendës; strofulla përmes së cilës mund të fshiheshe dhe të dilje përsëri në tregun e korrupsionit, pa të hyrë asnjë ferrë në këmbë. Kur Njëshi vetmitar u kthye në Njëshin familjar, atëherë kupola u bë edhe më e gjerë, më e fuqishme, PD u privatizua dhe, ashtu si u mbajtën kuajt e qentë e ish bashkëshortes së Berishës së vockël, ashtu u mbajtën të lidhur të gjithë ata që ishin përlyer deri në grykë dhe për të cilët informacioni ishte i vazhdueshëm.

PD erdhi në pushtet me idenë e zhdukjes së despotizmit të shtetit, por nuk e përligji despotizmin e qeverisjes së tij. Shteti komunist ra brenda një nate, përmes një inskenimi që e bëri vetë, jo nga prirja ndaj së resë, por nga droja e asgjësimit. Partia Demokratike, pas vitit 1992, sidomos pas korrikut të këtij viti kur për herë të parë humbi në zgjedhjet vendore, e mendoi veten si një forcë që duhet të qëndrojë gjatë në pushtet, me çdo kusht, edhe përmes dhunës, ani se do të bëhej kështu një autokraci në sistemin pluralist. Shumë shpejt ajo e humbi cilsinë me të cilën mund të qeverisej, ndjenjën e së mundshmes. Pak ditë pasi ishte zgjedhur president, në takimin me strukturat e PD-së në Shkodër, pyetjes së çfarë mund të ndodhë nëse socialistët fitojnë zgjedhjet vendore, Berisha u përgjegj i sigurtë se, “Socialistët nuk do të vijnë as për 50 vite në pushtet”.

Mendësia e qëndrimit në pushtet me çdo kusht ka qenë sindromi politik i PD-së. Ajo në asnjë rast, edhe pas vitit fatkob 1997, që e përgatiti kujdesshëm vetë, nuk e mendoi qëndrimin në opozitë si një shans për ringritje, por si një akt për të përbaltur gjithçka, për të shpërndarë helmin, për të përçuar në të gjitha institucionet ndërkombëtare renë e zezë të vendit. Asnjëherë, megjithëse më shpesh ka humbur se sa ka fituar ( në të vërtetë ka fituar vetëm një herë, me 22 mars 1992, nga lodhja e tejskajshme), pas çdo zgjedhje, ajo nuk e ka gjetur fajin ose gabimin tek vetja, por në forcën përballë saj, ndaj së cilës ka hedhur aq shumë shpifje, përbatime, akuza vrasjesh e vjedhjesh, sa që në çdo vend të botës, kudo qoft, njerëzit, në se do i kishin besuar në një të qindtën, do të duhej të kishin marrë armët.

Berisha ishte gojëtar i fuqishëm, njeri që besonte lehtë dhe hakmarrës, ai ishte nga ata liderë që koha i nxorri përdhunshëm nga zyrat e Komitetit Qendror dhe, që mjeshtërisht, ditën ta tërheqin popullin me fjalë për ta çuar në greminë.

Dy herë ka ndodhur kjo në fare pak vite, sa që të dukej se viti i prapshtë 1913 kishte qenë vetëm prologu i fatkeqësive që do të vinin më pas, gjatë gjithë shekullit të njëzetë, duke u përmbyllur me këtë njeri, që zoti e lindi për të keqen e Shqipërisë. Por ai mori pas vetes edhe krejt një strukturë politike, e cila qorrazi, në të dy buzëgreminat, nuk mori as guximin më të vogël për t[ thënëse ku po shkojmë kështu. Në fakt, disa nga njerëzit pranë tij, mjeshtërisht , i përgatitën ato, dhe këtë nuk e bënë thjeshtë për sytë e zgjuar e djallzor të shefit.

Në vitin 1997 gremina që hapën ata dukej e papërballueshme. Tashmë dihen ngjarjet e asaj kohe, armatimi i militantëve, hedhja në luftë e veriut kundër jugut, gjendja e jashtëzakonshme nën kontrollin e sigurimit famëkeq të shtetit të Gazidedes, shpartallimi i shtetit, emigrimi i një pjese të familjes së tij. Dhe, sikur të mos mjaftonin këto, në shtatorin e vitit 1998, duke goditur brinjë më brinjë një pjesë vitale të kombit, Kosovën, ai bën grusht shteti. E bën këtë pasi pushteti ishte më i dashur se sa shteti. PD-ja i shkon prapa, qorrasi. Pak vetë marrin mundimin, qoftë edhe të heshtur, të largohen prej tij.

Viti 2013 është përsëri një fatalitet. Një shekull pas famëkeqit 1913, tashmë haxhiqamilshe drejtohet shteti; përgatitet kriza për të hedhur krejt shtetin dhe për të marrë pushtetin; në duart e financierëve piramidalë lihen financat e shtetit, që edhe ashtu plasin; asgjë nuk e rëndon kujtesën e ndërgjegjen e qeveritarëve që shpejtojnë të shpërndajnë tenderat e fundit, të japin koncensionet që i lidhin këmbët Shqipërisë.

Ky është edhe mentaliteti i tashëm i opozitës. Në dy vite opozitare asnjë ëndërr nuk ka qenë më e fuqishme se sa kthimi drejt pushtetit, qeverisjes. Asnjrin prej tyre nuk e brente ndërgjegjja dhe nuk ishte i shqetësuar për krizën që lanë pas vetes; shqetësimi i tyre i vetëm ishte tek perandoria që kishin krijuar, cepet e së cilës kishin mbetur zbuluar.

Një forcë e tillë nuk mund të reformohet. E keqja është në vetë thelbin e saj; më shumë se sa në deklaratat luftarake të Topallit ajo është në spikamën politike që ofron; më shumëse tek liderët ish ministra që heshtin është tek stafeta e re e linjës bashiste që ende e ka njerën këmbë e njërin sy tek dera e Berishës; më shumë se sa tek jargavitjet halimiste e përçartjet muliste, ajo ka të keqen në përceptimin e shtetit si një mall pa zot, ku nuk u vjen keq për atë që kanë grabitur, por për atë që kanë lënë.

Viti 1997 duhej të ishte viti i shpërndarjes së kësa force që u shfaq me pamjen e ëngjëllit të reformës, kurse në fakt ishte djalli i kryengritjes, korrupsionit dhe mashtrimit, çka i dërgoi drejt vrasjeve. Çdo ndryshim i madh në histori nxjerr në sipërfaqe dy forca njerëzore; ata që janë prijës për nga natyra dhe ata që janë mashtrues të bindur. Në vitin 1997 maska e ëngjëllit të reformës ra marramendshëm shpejt dhe dëshmoi se krijesa që kishte lindur me ngut, PD, në fakt kishte qenë një krijesë e verbër. Ajo duhej ribërë, njeriu që kishte sjellur kombin në këtë fatkob duhej ndaluar të ishte pjesë e politikës, por socalistët e porsaardhur në pushtet, me ish shefin e dalë nga burgu, nuk kishin këllqe ta bënin këtë, ose pushteti u është dukur më i ëmbël se mjalta.

A duhet bërë tani? Kjo nuk mund të bëhet me asnjë dekret, aq më tepër tani, kur nuk jemi më në vitin 1997 dhe kur “falja” që u bë në vitin 2005, përmes rikthimit në pushtet të njeriut të së keqes, ka bërë një amnesti të pafalur ende.

Asnjë pushtet nuk mund të zhbëjë një forcë politike opozitare. Këtë duhet ta bëjë vetë opozita, por jo opozita e bllokut politik, shumë më e fuqishme se blloku i dikurshëm komunist, shumë më e pasur dhe shumë më cinike. Mjerisht opozita e sotme është bërë si teneqet që zhurmë bëjnë, por askush nuk i merr seriozisht. Edhe kur teneqetë bëjnë gjoja luftë, edhe kur bëjnë gjoja debate, vlera e tyre është drejt paqënies.

Shumë vite më parë, një njeri i mënçur, ndërsa diskutohej për abdikimin ose jo të mbretit, qetësisht tha se “çfarë na duhet mbreti, kur askush nuk gëzohet se i foli mbreti. Ose një mbret tjetër, ose pa mbret”.

A i duhet Shqipërisë një opozitë e deformuar, e cila nuk a ndër mend të reformohet? Apo i duhet asaj një opozitë e riformuar?

Unë jam i bindur se kjo e dyta. Në fund të fundit secili ka mendimin e tij.

 

Share This Article
41 Comments
  • Brilante! Edhe une jam ne te njejten mendje me Bedriun! Pa u reformuar PD dhe pa u larguar Berisha dhe Basha PD nuk do riformohet! Kurre s’ka qene parti, por nje turme kriminelesh, qe u udhehoqen nga Berisha! PD e kreu misionin e saj tani eshte koha te Rilinde,sepse ” femija lindi i vdekur ne 1990″!

    • Kjo farë opozite, ose PD nuk mundet as të riformohet sepse pjestarët e saj e kanë në gjak berishizmin e s’shkulen dot nga imoraliteti dhe perversiteti i kësaj force destruktive. Kjo PD, siç është sot duhet nxjerrë e jashtëligjëshme si një parti fashiste dhe spektri politik shqiptar duhet riformatuar pa PD e Sali viçidolsit. Vetëm kjo e shpëton Shqipërinë nga shkatërrimi i mëtejshëm.

  • me ne fund dikush, hapur kerkon shkrirjen e PD-se! Mallkuar qofte kjo parti dhe mos i ardhte kurre me nje e tille vendit!

    Kjo parti ka nevoje qe te shkrihet, por ska asnje nevoje qe te ribehet, vendi ka parti me shumice. Pastaj PD perfaqeson vetem kriminelet, banditet, hajdutet e tradhtaret. Asnje parti ne te ardhmen sdo donte te mbante prape emrin e felliqur “PD”.

  • ****do djegur me zjarr me napalme dhe dezaktivizuar vendi ,atehere munde te themi se kemi zhdukur faren e keqe te P.D-se me S.B .ne krye .Jo te shkrihet, se fara keqe do mbine perseri.!..

  • Nese PD eshte e deformuar PS eshte e shperfytyruar. Cfare pritet nga zgjedhjet ne struktura te PS-se? Nje shpefytyrim i metejshem drejt mjaftizimit te asaj qe ka mbetur nga PS-ja e mbijetuar prej shkaterrimit qe i beri Rama. Ne vend qe ti qash hallin PD qe eshte partia “armike” fillo t’i qash hallin PS-se qe eshte katandisur ne nje grusht servilesh e yesmen-esh qe i perulen cdo diktati te shefit te madh.
    Koha tregoi qe Rama eshte edhe me i keq e me diktator se Berisha.
    Mos ia bej edhe ti si Rama o Bedri qe duke pasur shtepine rremuje shkon i jep keshilla komshiut se si duhet mbajtur shtepia ne rregull.

      • Po po, ke te drejte fajin e ka gjithmone Berisha edhe kur hajdutllekun ta bejne diten me diell keta qe te premtuan “rilindjen”.
        Lere fjalen e popullit se kjo eshte fjale militanti ndaj mos e ngaterro popullin me verberine e militanteve qe votojne qelbesirat e politikes.

    • Info bythe
      Rama me i keq e me diktator se Berisha??? Po ku e gjete kete xhevahir mor aman? Vetem mendje te castruara mund te hedhin ne treg cmenduri te tilla.

        • @infobythes
          Hasani eshte shume me i mencur se ti o i tredhur psiqikisht. Je bere anusi i shpellarit te qoftelargut.Blogjet e tua mbajne eren e kuzhines se shqup-it si ajo ngordhesira qe i sherben me zell e verberi.

          • Argumentet e tua jane vec lesh, mut dhe bythe. Cfare te te them me to je gatuar dhe ato pertyp.

    • Varet se nga c’kend e lexon analizen e Bedri Islamit. Nje grime te krijohet pershtypja sikur i dhimbset opozita dhe kinse keshtu demtohet shoqeria, e cila pa opozite nuk mund te ndertoje demokracine. Dhe keshtu edhe une bie dakord me te ne parim. po po ta shikosh nen nje kend tjeter, kjo duket si nje loje e dy grupimeve te medha politike, te cilat ne cdo apo tete vjet do ta bejne rotacionin dhe ky ama te mbetet brenda atyre te dyve. Zoti Bedri ka ndjekur besoj, keto dy ditet e fundit , nje debat te gjere rreth elozheve te “patriarkut” te PS Dritero Agollit, ndaj Berishes etj, dhe askush nuk permendi thenien e tij brilante, kur cilesonte fizionomine e klases sone politike si shkerdhatokraci. Kjo thenie e tij, nese e ka thene vertet ai, eshte qe PD dhe PS jane dy gjysmat e bajges PPSH, e ndare me dysh nga rrotat e qerres se historise. Atehere pare nga ky kendveshtrim, c’ndryshim kane ato nga njera tjetra. E shporri populli saliun ne vitin 1997, po kush e solli perseri ne pushtet ne 2005. A nuk ishin zullumet e PS, ku korrupsioni kishte harritur majat. Saliu u sollsi qengj dy vitet e para, por ujku qimen ndewrron, zakone s’e harron, dhe pame ate qe askush nuk e mendonte arritjen dewri ne krime, me ndihmen e “paterices” LSI (nje fraksion i PS), korrupsioni i se ciles eshte proverbial, por sot eshte shtylle e qeverisjes gjoja socialiste. Me kete menyre te sjelluri derime tani, pervec do fati qe nuk ka ndodhuur ndonje hata, dhe besoj se Rama eshte cdo gje por kriminel, nuk dua as ta mendoj pa le ta besoj, nuk mund te jete. Por ne disa aspekte te tjera duket sikur nuk do ta prishe as me PD, dhe gati i lutet qe ta qetesoje ate dhe te bashkepunoje gjithashtu. Pra te vazhdojne tangon 25 vjecare: Njehere une e nje here ti. S’ka rendesi se kush, rendesi ka qe ne te dy ta qeverisim dhe drejtojme shtetin. Pare nga ky kend veshtrim, situata sipas meje, eshte e pashprese. Duhen shkrire, pa thonjeza, te dy keto parti (LSI, bie vetvetiu, se ajo ka ekzistuar deri tani se e duan ato qe te ekzistoje) dhe te formojhen forca te reja nga njerez, sigurisht me te gjitha kredencialet dhe nga ajka e inteligjencies, brenda dhe jashte vendit, qe u dhimbset ky vend e ky popull. Kjo kerkon dy para kushte: E para populli te kuptoje se me to, do ta kete edhe me keq, prandaj nuk duhet t’i votoje, ashtu sic edhe ka treguar tendenca keto dy zgjedhjet e fundit (PS 25% dhe PD 20%), por duhen zbritur ende keto shifra, se sot besoj e kemi mesuar se ata pavaresisht demagogjise, jane gati te bashkeqeverisin, boll qe pushteti (shteti) te mos bjere ne duar te tjera, qe do te ishte dhe fundi i tyre, jo vetem politikisht. Dhe e dyta, nen nje persion te forte nderkombetar, ashtu si dine ta bejne ata kur duan (pak e mundshme) te rithemelohen jo keto parti, por te rithemelohet Republika, ku te ndermeret inisiativa per nje Kushtetute te re moderne, dhe rrjedhimisht, nepermjet zgjedhjeve te reja (sistem i ri, kod zgjedhor po ashtu), te garantohet votimi i pamanipuluar (ketu ka shume per te bere, sidomos ne drejtim te transparences se financimeve qe u duhen hequr nga duart ketyre tre lubive (PS-PD-LSI) parate e pista. Kjo do t’u mundesoje forcave te reja vertet demokratike te rrisin fuqine e tyre, nderkohe qe dy te medhenjte te mund bien pikiater. Shembuj jane dhe i kemi nga fqinjte, Itali dhe Greqi. Vetem “uji qe rrjedh pihet”-thote nje fjale e urte. Ne perkundrazi jem i ne mocal. Dhe mocali e merrni me mend se kush eshte, shkerdhatokracia. Duhet te kete patjeter nje fillim te ri, nga ato qe Saliu e quan ‘revolucion demokratik’, por sipas kutit te tij, por qe shumica e shqiptareve besoj se e kane kuptuar si duhet vetem se nuk ka kush t’i udhheqe e t’i ndihmoje.

      • Ketu e ka fjalen edhe Bedriu o Bureto. Te shkrihen qe te dy partite e medha, PS e PD e te rikrijohet PP.
        Ben cben Bedriu e me shkrimet e tij na kujton se ishim me mire ne diktature kur kishim nje parti, partine e punes
        Bedriu kujton se partite politike mund te shkrihen e ngrihen me direktivat e PP.
        Ja paska nja njeqind detare, skafiste e enveriste qe duan si Bedriu qe te mos kete parti tjeter ne Shqiperi vec Partise se punes, por edhe vellezerit Kastro te Kubes nuk po e mbajne dot te vetme partine e tyre.
        Shqiptareve ju ngelet te kerkojne azil politik ne Korene e Veriut.

    • info-analitike !

      kur mender PD mori veeetem 15 bashki ,ne zgjedhjet vendore,dhe PS,MORI

      41 BASHKI———cfare efekti ka mitralimi qe i ben te majteve !!!!??????

      zgjedhjet e ndershme e treguan se kush eshte kush !

      te tjerat…jane pete lakrori….

        • O info-analitike! Ne radhe te pare, njeriu duhet te jete njeri ,si qenie humane! Te jete i kulturuar dhe te dije te lexoje e te shkruaje shqip! Pas ketyre vjen mendja! Je nje idiot inatci apo je njeri qe gjykon me tru!

          • TJ,
            Po ti c’pate o njeri? Per cfare kulture ben fjale se ne komentet e tua una kam lexuar vec militantin e thekur me kulturen e partise. Shkruan per kulture dhe ia keput me te shara… hej bela milet qe kerkon te beje edhe horrin edhe qibarin.

  • …dhe kur keshilen e jep nje nga gazetaret me prapagandistikr te bolekut komuniste kur nuk kishim buke misri, nga gazetaret me komuniste dhe me enveriste qe edhe kosoven e beri corap deri sa pruri ne drejtim me hajdutet dhe me vrasesit e shqipatareve se nga serbet u shpetonte shurra ketyre dhe bedriut….ik o bedri se po e qelbe fare….ose me mire …pirdhu o bedri…

  • Z.B.ISLAMI:E ke shkelqyeshem,por kush te lexon e degjon.SB eshte i vendosur qe PD-ne keshti siç eshte ta kthej ne pushtet me te gjitha menyrat dhe,si perhere me “REVULUCION DEMOKRATIK” si ne ’97-’98-ten.Ai si gjithmon gjuan me “ARTILERI TE RENDE” çdo gabim ne punen e qeverise,sidomos ne ekonomi, rrjedhoj e punes se qeverise se tij te mbrapsht qe la nje mal me borxhe.Eshte rritur papunesia-thot,por harron se keta njerz nuk kan se ku punojne,pasi ishte KY DHE HAJDARI qe çuan ne “0” te gjitha Nd/marrjet e institucionet e vendit me teorin”Te shkaterrohet çdo gje e ndertuar ne socioalizem…” Dhe Europa e SHBA e di kete,pasi tullaci Rajerson ishte i pranishem dhe heshti ndersa i ndjeri VRANICKI punoi sa i doli shpirti.SB eshte fatkeqesi e ketij vendi dhe sa te jete gjall e ne politike,PD nuk korigjohet,por militantet nen drejtimin e tij, e etur per gjak,para e pushtet..do jen kobure ne doren e tij per ta destabilizuar kete vend sa here qe i do prapanica Persh..nga Italia..!

  • ata cunat qe i rrijne nga pas jane te gateshem pa u lekunder fare ti lepijne kepucet ,vetem te jene ne listat e hierarkise se partise ,

  • Mos u merr me me oppziten, por me poziten qe po i iken gjithe populli jashte per nje pune , per nje kore buke. Na lodhe duke shkruar gjithmone per Salen & co

    • …Ne jemi te lodhur…Pa u denuar saliu&co….nuk do te kete shpetim…..saliu ka lene llumin e tij te infektuar….PRAP…po nuk u denuan salinjte …nuk shpejtojme….

    • po ki islami duhet flasin per qeverin socialiste shqiperia esht kampion ne emigracin pune e madhe pse te shkrihet pd ka plot parti te tjera allbania,
      qeveria na duhet ajo duhet mbajn premtme
      pd esht kote ne parlament
      te gjitha ligjet miratohen pa diskutim.e keshtu do jete derisa populli vet votone k

  • kjo parti duhet te shkrihet plotesisht se te gjidh kupola e saj drejtuse ne qendr e ne baz eshte super e infektuar nga mesimet e ithullit te tyre hajdut kriminel dhe tradhetari SALI RAM BERISHA…

  • *****duhet te shperbehet kjo parti ,nuk eshte parti por nje grumbull hajdutesh ,mashtruesish,rrugaqesh,nuk kane asnje ideal perveçse idealit tyre shkatrrimin e shqiperise dhe pasurimit tyre me vjedhje ,me vrasje,me babzi,kane spekulue poshtersisht me fjalen demokraci,kurre nuk ndertuan shtet edhe kur paten pushtetin ai ishte per faqen e zeze.Sot ne çerdhen e S.Berishes dhe L.Bashes jane mbledhur nje tufe gjarprinjesh ng te kater anet e shqiperise llumi I krimit I pa ndeshkuar ,kush se kupton eshte I marre ose e kupton por nuk reagon eshte tradhtar I kombit.Kjo parti duhet tretur pergjithmon ,jan autoret e shkatrrimit te vendit.###########

  • Bedri,ke kohe qe ke filluar ti biesh teneqese,si kinezet kur kerkojne tu vene emerat femijeve simbas tingullit.Te perdoresh fjalet ‘parti’ ne vend te bandave,’opozite’ pa u pare 25 vjet demokraci e te konsiderosh ‘pozite’ aleancen me nje ‘bande’ LSI qe po e integron popullin ne shkretetire dhe Shishtufine …….!
    Me kete politike te inkriminuar 100 perqind me kete informacion perfaqesuar shumica nga ish djemte shurranjoze te bllokut te tredhur e bere synet nga doktor sali Adhamudhi po nuk jep zgjidhje tregon se nuk e njeh fare realitetin e perdor vetem dogma—–Me mire mos shkruaj se sa te presesh ca idjotesira lavderime ne nje rubrike me kAmentues shumica te pa pune e injorante ‘shkrim brilant’,’bravo Bedri’,’nuk ka si ti’………E SHQIPETARET E FUNDIT NE ARRATI NE MAQEDONI!!!?????

  • Kjo parti nuk do kete te ardhme ne qoftese Rama punon mire, d.m.th neqoftese ekonomia do te ngrihet por neqoftese kjo nuk ndodh atehere berishen do ta kemi aty ku ishte.Duhet te kuptojme dicka armiku kryesor nuk eshte Berisha por gjithe sistemi ose me mire te themi projekti qe na la Ramiz Alia, prandaj te gjithe Partite duhet te reformohen, nga e majta dhe e djathta. Te gjithe keto kryetare Partie, sillen me Partite sikur kjo te ishte Prone e tyre dhe jo si detyre ose pergjegjsi qe ata kane marre para popullit te tyre.

  • Sa te jete gjalle Sali Berisha ,PD do te mbetet e shkrire ! Me shefucin e ri ,ka vetem zhurme per demokraci, kur vetem kakaris Saliu i pandeshkuesshem !

  • me perzihet kur mendoj qe nje vicidollas solli e po sjell verdalle nje shqiperi te tere….
    Nje kriminel iardhur nga shkurret e varferia e tejskashme…..
    Kurre se besova dhe vleresova kete mortje me emrin Sali, Kurre nuk votova per ate bajge dhe jam krenare. E pershendeta demokracine nga thellisia e zemres .Por ,kur pashe se cfare llumi dhe dallaveraxhinjsh po perziheshin e po themelonin partine demokratika e demokracine shqipetare nje ndjenje peshtirosje me pushtoi e thashe me mendjen time e ne rethin tim te ngushte miqesor
    “shqiperi te marsha t’keqen , ju pafsh hajrin ketyre letyrave” .
    Kurre nuk e vajtova Enver Hoxhen. Nuk vajta ne varrimin e tij. Dhe me sinqeritetin me te madh them se kurre nuk e dita varrin e tij si tek varrezat e deshmoreve apo ne kombinat….
    tani pse jo do te shkoj ne varrin e tij do ti perulem me respekt e madh per ate qe beri per shqiperine . Nuk e mohoni dot ju nihiliste fshatare,provinciale qe mbani akoma era perch mgjth vishni gucci a versace ..ja u tregon fytyra ,lekura, tiparet ,kokat e shtypura se cfare origjine dhe bajgash jeni….
    Sale berishes,malokerise e provincialeve do tu them ” KATUNDAR O KATUNDAR ME TE TI HEQ 7 LEKURE QYTETAR NUK BEHESH KURRE”
    Ndihem mire qe nuk votova per dhitsin EDI RAMA…..
    Jam larg ne mergim dhe shpirti me dhemb per ate toke te arte e te begate qe po e shqyejne ulkonja te tipit SALI, BODE FHATARI(please give me a break bode devolliu me floket te ktehur me vize e te lyera me gelatine si djali i beut ) &CO
    ZORRET NE GOJE ME VINE NGA KETO FUNDERRINA….
    Qytetaria ka humbur ,intelektualet jane jo intelektuale por thjesht te shkolluar e pa personalitet tezotet te marin ne dore fatet e vendit….

  • Po te shkriheshin Partite politike ne bote sa here e kerkonin zagaret e partive kundershtare, nuk do te kish ngelur parti ne kembe or Bedri Islami zagar me gjuhe gjarpri.

  • Pershendetje z.Bedri!Sa te jete gjalle viçi i doles apo babai i peshkut dhe i qenit gjalle ,shqipètaret do te vijne verdalle.Baba peshkaqeni e ka hedhur helmin dhe vetèm kontrollon rezultatet,Qenini leh kur nuhat diçka dhe ky trupeshkaqen leh nje dite ne jave por nuk ja ve veshin me asnjeri dhe gulçon si doktor adhamudhi ne fejzbuk.Kujt i thote ky nè fejzbuk miqte e mi?Ky i ka bere te tere armiq pèrveç alabakeve kulish te regjimit te tij ,spiune ,vrases dhe servila bythelepires..P D.-ja e saloviçit ka marre fund si piella me e keqe ne histori.Spiunet gjithmone sabotojne dhe kurre nuk ecin ne rrugen e duhur. Ai ka hedhur ne vendin tone anarshine si fara e keqe e koskutes qe zapton çdo prodhim ne dobi te popullit.P. d. ekziston si force politike per disa mbrteter,hajdute dhe pasanik qe ushqehen me djersen e popullit.Populli kete e di mire dhe do ti jape pergjegjen e merituar salopeshkaqeneve.

  • Faleminderit Z. Islami!

    Vetem dy fjale: 1) PD nuk ka fituar kurre gjate ketyre 25 vjeteve, madje edhe me 22 mars, 1992. Votat e PS iu kaluan PD, se duhejte behej rotacioni.
    2) Ftekeqesia e PD eshte se qe ne fillim erdhi me mendjen per te sunduar perjetesisht dhe te mbante pushtetin me çdo kusht.

  • PD mund te reformohet vetem kur te iki Saliu.Per kete nuk e ka fajin me PD e renuar dhe pa personalitete por shteti shqiptar qe per krimet e kryera nuk e denon Berishen, pra faji eshte i shtetit shqiptar, ndajeni si te doni, drejtesise,parlamentit.

    • Bravo O Mark uk!Per njerez si ty ka nevoje Saliu!Vetem 400-500 vete i duhen qe te beje grusht shteti! Populli dhe militantet berishiane, duhet ta kuptojne, qe Berisha e mbaroi rolin qe i kishte rezervuar historia!

  • Saliut historia ja kishte caktuar vendin ne Vucidol me dhi,por se ka kaqola kryeqyteti,qe e moren nga shpella dhe i dhane pushtetin ne sini,kjo eshte teme tjeter.Dro historia ben cudi perseri po nuk u mbyll ajo grope haleje nga dolen keta mij, qe quhet PD,po nuk u mbyt me squfur e me kripe,ate qe deshen te benin vlonjatet ne 1997,por e ndaloi Fatos Nano.

  • Artikullin e Bedri Islamit ne gazeten Dita qe mjerisht Shum se lexojn ta din kush esht Berisha dhe berishizmi qe shkatrroj nje parti pluraliste nje opozit, qe vetem veten din ta shkatrroi
    Artikulli Shkrijëni që doni ta shpëtoni
    Duke lexuar ket artikull qe din vetem nje gazetar, puplicist , shkrimtar ebesa nje veprimtar i doli ushtriaçlirimtare qe i beri ball qetnikizmit te Sllobodan Millosheviqit, e pra ky artikull do ishte dashur te Jet edhe ne ndo nje gazet ne kosov siq esht kosova sot apo Epoka e re.
    Nga sala spritej as ngritje shqiprie as zhvillim as partis qe ay drejton kur dihet qe kshillat i ka nga armiku shekullor i shqiptarve serbia qetnike.Edhe ate qe arriti shqipria me forcat e veta ky ja futi gazmen per ta shkatrrue ne emer te komunizmit.

  • Te gjith ju militarucet,bashk me komunistet e ri thuani se Berisha ka perfunduar si politikan edhe si njeri.Po pse ne cdo artikull te gazetat e majta qe nuk i kan lene gje ne dore zerit te popullit vetem shpifni per pd dhe ish liderin e tij.Besoj se ala ja keni frigen se do ju rrezoj per te treten here.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *