Durrës, hidhet në erë automjeti, shpëton kushëriri i Adrian Tragajt

anazapta

Një automjet është hedhur në erë mesditën e sotme në Durrës. Sipas policisë, një sasi eksplozivi është vendosur në makinën që ishte në pronësi të Vilson Tragajt, kushëri i Leonard dhe Adrian Tragajt, të cilët akuzohen për vrasjen e dy personave. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, ku fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar.

Shpërthimi mendohet të ketë të bëjë me vrasjen e Sulejman Shehit dhe Durim Pashalliut mesditën e datës 25 korrik 2012 në Golem, ngjarje për të cilën akuzohen pikërisht vëllezërit Leonard e Adrian Tragaj. Piktori Adrian Tragaj u vetëdorëzua pas krimit në polici, ndërsa vëllai i tij u arrestua disa ditë më parë nga ana e Policisë së Durrësit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *