Pas dorëheqjes së Aleksis Tsipras, Greqia do të ketë një kryeministër të ri, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Me shumë gjasa, për herë të parë në historinë e Greqisë, vendin do ta drejtojë një grua.
Bëhet fjalë për Vasiliki Thanos Christofili.
Ajo është kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe në bazë të ligjit, i takon pikërisht asaj që të zëvendësojë Tsipras në drejtimin e qeverisë.
Por kush është Thanos-Christofili?
Ajo e mori presidencën e Gjykatës Supreme më 1 korrik, pas përfundimit të mandatit të Athanasios Koutroumanos dhe daljes së tij në pension.
Vendosja e saj në krye, ishte një propozim i ministrit të Drejtësisë Nikos Paraskevopoulos.
Deri para marrjes së detyrës si kryetare e Gjykatës së Lartë, Thanou ishte zëvendëspresidente e Gjykatës Supreme dhe kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Greqisë.
Ajo ka lindur në Halkida më 1950, dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës, me studime pasuniversitare në Universitetin e Sorbonës në të Drejtën Evropiane.
Thanos është e martuar dhe është nëna e tre fëmijëve.

Duhen kryeministre dhe k/prokurore gra qe te luftohet korrupsioni.
Edhe ne Shqiperi do te zbatohet ky plan.
Rama do te jap doreheqien dhe do te zevendesohet nga nje grua e forte.
A nuk eshte grua ne Gjermani, ne Kosove e gjetke ku prokuroret kane futur ne burg k/ministra ?
Vetem grate do tu behen ne gjume hajduteve meshkuj qe tallen me lodra fjalesh dhe vjedhin ç’u sheh syri e ç’u del perpara duke bere rotacionin me njeri tjetrin.
Kete duhet te beje zonja Merkel per te bere Evropen si Gjermania.
Kjo me duket se eshte shqiptare