Finlanda nuk do t’i japë asnjë shqiptari të drejtën e azilantit, duke ndërprerë tashmë edhe paketën e ndihmës për azilkërkuesit, që ktheheshin në mënyrë vullnetare.
Ambasada e Finlandës në Greqi, që mbulon edhe Shqipërinë, me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar se, “numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015”.
Të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative. Edhe atyre, që do të tentojnë të kërkojnë sërish azil, do t’u refuzohet, për shkak se Zyra e Emigracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë.
Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara.
Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Por, Finlanda nuk do ta japë këtë ndihmë automatikisht për të gjithë azilantët, pasi ka dyshime se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar po keqpërdoret.
Ambasada u ka kujtuar se, bashkë me përgjigjen negative, të gjithë azilantët do të marrin edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit. Kohët e fundit – sqaron ambasada në deklaratën e saj, – të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrjeje.

Mendoj se BE duhet te fokusohet ne zgjidhjen e problemeve te qytetareve te shteteve te Evropes , kjo eshte dhe pergjegjesi dhe detyre e strukturave te saj . BE dhe KE duhet ta adresojne O . K . B kete problemin e migrimit dhe emigracionit mendoj si qyetar dhe nuk ka kuptim qe Konferenca e Vendeve Arabe Islamike . duhet te analizojne dhe ndjene pergjegjesi per menaxhimin dhe permiresimin e gjendjes ? Jo te financojne per Kalife e Kalifate , Per Xhihad e Xhihadiste .Evropa te munde te ndimoje ne shuarjen e konfliktit dhe ndihma humanitare jo te behet pale apo te fajesohet e detyrohet per tjeter Kontinent i cili ika sjelle jo pak probleme Evropes , prandaj kjo gje duhet ndare dhe ti vihet “Gardhi ” kufiri ne thana .