Thaçi ka polemizuar me ministrin e jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç rreth anëtarësimit ë Kosovës në UNESCO. Ai tha se Kosova ka aplikuar për këtë anëtarësim e përkujtoi se disa shtete në botë para se të bëheshin anëtare të KB-së, janë bërë anëtare të UNESCO-s, transmeton Koha.net.
“Objektet e trashëgimisë kulturore janë më sigurta tani se sa gjatë 1000 vjetëve të shkuara. Kishat ortodokse serbe ruhen nga polica e Kosovës», tha Thaçi dhe shtoi se «lufta ne Kosovë nuk ka qenë luftë fetare. Ka qenë luftë që e ka filluar Serbia ashtu siç e ka nisur luftën edhe me Kroacinë e me Bosnjën”.
Ai ftoi anëtarë e KS që t mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Thaçi e akuzoi Daçiçin për fjalorin e ashpër të përdorur ndërsa shtoi se megjithëkëtë bisedat për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë . Ai përkujtoi takimin e ardhshëm në Bruksel dhe përmendi disa nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhen.
Shefi i diplomacisë së Kosovës tregoi për autostradën që do të ndërtohet në Serbi për t’u lidhur ky vend me bregdetin shqiptar.
«Kosova po e lufton ekstremizmin islamik. Jemi kampion në këtë luftë dhe jemi me luftën e Aleancës kundër ISIS-it», tha Thaçi.
“Daçiçi ka lindur në Kosovë dhe unë i kam ofruar atij të marrë pasaportën e Kosovës. Por Daçiç nuk ka treguar se të parët e tij erdhën si kolonizues ndërmjet dy luftërave në Kosovë”.
Për grafitet e shkruara në manastirin Deçanit Thaçi tha se ato i ka shkruar shërbimi sekret serb.
Ai i tha Daçiçit “në Kosovë nga Serbia janë shkatërruar 300 objekte fetare, keni vrarë mbi 15 mijë njerëz të Kosovës, keni dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga vendi. As ushtria as policia dhe as administrata serbe kurrë më nuk do të kthehen në Kosovë”, tha ndër të tjera Thaçi./dialogplus

Te lumte Ashim nuk duhet te flitet pergjithesisht ,por konkretisht sic keni folur ju , Pa U,C,K, kosova akoma do te ishte nen sundimin serb ,
Thaci …,mos fole kaq me siguri,se nuk i dihet. Babai i tij mund te jete shqiptar…..,ashtu sic rezultoi per z. kryeminister te Serbise. Per me teper,rraca e bastarduar,eshte me e rrezikeshme se vete origjinali,Per t`u bindur me mire,referoju krimeve rrenqethese,,qe kane bere mjaft arvanitas te helenizuar,ndaj shqiptareve,ketej e andej kufirit.