Samsung u ka paraqitur një ofertë përdoruesve të iPhone të testojnë një smartphone Galaxy për 30 ditë kundrejt 1 dollari. Ky promocion ka si target përdoruesit e Apple, me individë që kanë mundësi të largohen nga iPhone.
Samsung do t’u japë testuesve një Galaxy S6 Edge, Edge+ apo Galaxy Note 5 si një zgjedhje bashkë me një kartë SIM dhe internet, email dhe kufje kundrejt pagesës me vetëm 1 dollar.
Ai që nuk e kthen telefonin për 30 ditë do të paguajë çmimin e plotë. Kjo nuk është hera e parë, raporton “The Verge”, që Samsung ofron një promocion të tillë.
Gjatë një testimi në vitin 2014, përdoruesit vizituan një dyqan Samsung dhe morën menjëherë me postë një pajisje Galaxy.
