Falenderim për dy deputetë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuar Dita! Mora shkas nga aksidenti i vajzës kuksiane në Gjermani e cila sapo mbaroi shkollën e lartë e nuk gjeti punë, emigroi për një jetë më të mire e gjeti vdekjen në tokë të huaj. Qeveria jonë ha bukën e shtëpisë e qan hallet e komshisë! Për qeverinë kufoma ngeli në Gjermani. Falë ndërhyrjes së një deputeti, më i vjetri e më me emër nga Kukësi që gjithmonë na ka ndihmuar, bashkë me një Gramoz, tepër burrë, e pas shumë sorollatjesh në Ministrinë e Jashtme ku një zonjë jo vetëm që na përzuri, por u ngatërrua me një polic shteti pse na tregoi rrugën ku të shkonim. Nuk i kërkonim para apo sende me vlerë, por një zyrë ku të shkonim të na tregonte procedurat e për këtë u ngatërrua me policin e shtetit. Ishim burrë e grua të hutuar. Doklen e Ruçin, mendja na ka shkuar këta dy burra të shqetësojmë. Halle-halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan! Ju faleminderit z.Dokle e respekt z.Ruçi! Nga familja e viktimës.

Share This Article
1 Comment
  • A e dini ju sa Emigrante vdesin jashte shtetit?
    Gjithshka zgjidhet me shtetin qe vdes Emigranti.
    Po te bente Ambasada kete pune, do duheshin nje personel 10 here me i madh, vetem tu pergjigjej telefonave, dhe te merrej me fatura biletash.
    Nje keshille telefonike mund ta jape, por askush nuk ka detyre te sjelle trupin nga nje shtet tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *