Legjenda e repit botëror, Eminem, ka zgjedhur dizajnin e realizuar nga Graniti, një djalë nga Kosova për albumin e tij të ri “The Eminem Show”.
Eminem ka kohë që kishte hapur një konkurs për dizajnin më të mirë për kopertinën e albumit të tij të ri, dhe Graniti ishte njëri prej konkurrentëve nga qindra mijëra sa morën pjesë.
Por, më shumë vota duket të ketë marrë pikërisht djali nga Kosova, Graniti, i cili realizoi një dizajn fantastik, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit të gjithëve që dërguat punët tuaja në kontestin tonë. Ju votuat për Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”, u shpreh Eminem në faqen e tij zyrtare.
Kjo ndoshta është një ndër arritjet më të mëdha të ndonjë shqiptari në histori në sferën e shoubizit ndërkombëtar në aspektin e kreativitetit dhe në fushën e dizajnit. Bravo Granit!


Granit kush? Hajde tyc gazetar, hajde!
“design” interesant.
Djaloshi mbush me municion mikrofonin ku pritet qe Eminem te shpertheje.
KUR EMINEM TE KENDOJE NE ATE MIKROFON DO TE “QELLOJI PLUMBA” DHE JO FJALE, KY ESHTE KUPTIMI.