Flamurtari ka humbur ndeshjen e parë të kampionatit dhe normalisht kritikat e para kanë ardhur nga presidenti Sinan Idrizi dhe ka kërkuar kthesën e menjëhershme. Edhe tifozët vlonjatë kanë kontestuar jo pak lojën e Flamurtarit, por sot ata kanë qenë më të qetë dhe sidomos grupimi “Flota Kuq e Zi” ka bërë thirrje për mbështetje, duke i dhënë kohë ekipit të konsolidohet, ashtu siç u shpreh edhe tekniku Levy pas humbjes me Teutën, ndeshje e cila u zhvilluar në Fier për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Vlorës.
Ja si ka reguar sot “Flota Kuq e Zi”: “Humbëm një betejë, por nuk do të thotë që humbëm luftën. Ne besojmë që shumë shpejt do të rikthehemi më të fortë e më të frikshëm. Ndaj po përgatitemi për transfertën e Tiranës për ndeshjen kundër Partizanit. Flamurtari, kudo që do shkosh, me vete do të na kesh! Kudo do të jemi krah teje Flamurtar! Në të mirë e në të keq, me ty përjetë Flamurtar!”
Por ka pasur edhe tifozë që kanë vijuar me notat pesimiste, duke i quajtur matrapazë që në ndeshjen e parë futbollistët. Ja si shkruan njëri prej tifozëve vlonjatë, Skerdi Dobi, i cili nuk ndodhet në Vlorë, por që jeton me frymën e Flamurtarit: “U plakëm, nuk presim dot gjatë, sepse kemi që në vitin 1992 që po presim një titull, nuk ka më vend për fjalë boshe, prandaj ju që jeni në Vlorë, ngrihuni, bëjuni një presion atyre të presidencës, sepse Flamurtari është i vlonjatëve dhe jo i atyre legenave e matrapazëve.”

O tifoze , Me kete ekip qe kemi ne do kalojme nga humbja minimale ne Humbje te madhe. Me kujtoni te Henen e ardheshme.
Ç’fare flote beni fjale!
Shikoni formacionin dhe pasta flasim.
Me tre çuna nuk behet lufta.
Te tjeret jane ose per para ose skane ekip dhe luajne te Vlora!
Flamuri mbrohet me shpirt,jo per para!
Flota e leshit, shikoni se as nje peshkarexhe nuk nxirni dot ne det se jua shkulin mustaqet greket
Sinan Idrizi ska asnje interes per Flamurtarin,i vetmi interes eshte pastrimi i parave per pislleqet qe ka bere ne Turqi, ku ka dhe nje grua tjeter aty.
O Vellezer po nuk dolen cuna si rrapo taho vasil ruci e petro ruci kol kushta e land iljadhi ferko e i madhi e legjenda gjondeda harrojini trofete me keta bythe palare