“Unë jam ke shpija. Më bëj SMS a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato. Vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”. Ky është një nga dhjetëra mesazhet kërcënuese të mbërritura në telefonin e një mjeku në rrethin e Kurbinit nga një ish-pacient i tij, 34-vjeçari A. Ç.
Dërguesi i kërkonte mjekut shuma parash, duke i thënë se i nevojiteshin për kurimin e vajzës, si dhe për të paguar një avokat për një punë të tijën.
Duke e kërcënuar me jetë, A. Ç. i ka marrë në kohë të ndryshme shuma parash të dëmtuarit G. S., në një total prej gati 4 mijë eurosh. I akuzuari për kërcënimet është deklaruar fajtor nga Gjykata për Krimet e Rënda dhe është dënuar me 2 vjet e 3 muaj heqje lirie për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri A.Ç. i ka nisur kërcënimet ndaj mjekut në qershor të vitit 2014. Ai i ka shkuar mjekut në zyrë ku i ka kërkuar para.
Më pas ai ka vijuar me kërcënimet e tij, mes të cilave ishin: “Un jam në hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja dhe nëse nuk do me pas gjakderdhje. Un për 5 minuta jam dhe vet aty. G. më ndimo të lutem deri nesër. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten. Dhe ty të humb gjithqka ke un nesër marr lektë shpis. I du për 1 or okej. Mos të kem fjalë”, “Jam tut e than gjej ku të dush okej. Ndaq me punu qaty ore flasim ndryseh se direkt i them l. n. e te pushoj. Do të them deri nesër në 2 pres. Jam me avokatin tu pi kafe. Duhen 1 mijë euro për ty 1 euro për mu ba qa të dush kur tgjesh më merr në telefon” dhe “po për kryet të vajzës deri në 2 bane si gjete ma q… nanën mos hik pa i gjet kaq di me than”.
Për kërcënimet e vazhdueshme ndaj mjekut janë vënë në dijeni edhe drejtori i spitalit, si dhe babai i të pandehurit. Sipas dëshmive të administruar si provë në proces, para se të kallëzohej nga G. S., i pandehuri ka nënshkruar një deklaratë ku pohonte se nuk kishte asnjë problem me mjekun dhe se nuk do të kishte në të ardhmen.
Por kjo, nuk ka ndaluar veprimet e tij. Në vlerësimin e fajësisë së të pandehurit, pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shprehet se A. Ç. ka shpërnguar me anë të kanosjes serioze për vrasje të dëmtuarin G. S., për të përfituar padrejtësisht një shumë në valutë euro. Gjatë hetimeve, i pandehuri i është nënshtruar edhe një ekspertimi psikiatriko-ligjor, ku ka rezultuar se ai nuk paraqiste nevojën e trajtimit për ndonjë nevojë të shëndetit mendor.

Po pse me iniciale nuk e kuptoj. A Ç, kur vjen puna jsa u nxirrni emer e mbiemer adoleshenteve apo nejrezve per skandale seksuale, kurse ketyre qe bejne krime u jepni vetem inicialet. Horrat duhen dhene me emer dhe mbiemer.
Skandal.2.3 vjete.Shume pak Edhe keto ai nuk i ben.Nuk tregohet nese i mori parat ky mafioz.Kjo eshte shqqiperia e horrave..!
Arjan Çani pra