I nderuar lexues! Zhak Burkar (1891-1964) ishte gjeolog dhe oqeanograf francez, profesor i Universitetit të Parisit (Sorbonë) dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Gjatë viteve 1916-1920, kur krahina e Korçës ishte e pushtuar nga trupat franceze, Zhak Burkar bëri studime gjeologjike dhe gjeografike mbi këtë krahinë. Më kryesoret janë: “Kufijtë shqiptarë të administruar nga Franca”, që shoqërohet edhe me hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë juglindore, “Shqipëria dhe shqiptarët”. Ka shkruar edhe artikuj për gjeografinë dhe gjeologjinë e Shqipërisë, duke përpiluar edhe skemën e parë tektonike. Disa nga punimet e tij nuk e kanë humbur edhe sot vlerën njohëse dhe shkencore.
