Një miqësi e rrallë dhe e pazakontë është ajo që ka lindur mes një ariu dhe një ujku.
Kjo marrëdhënie e veçantë është dokumentuar nga fotografitë e Lassi Rautiainen, Susan Brookes e Staffan Widstrand, në veri të Finlandës.
“Askush nuk mund ta dijë me saktësi se përse ujku dhe ariu janë bërë miq, por mendoj se ata kanë gjetur njëri-tjetrin kur kanë qenë të vegjël.
Meqë është e vështirë që të jetohet vetëm, ata janë ndjerë të sigurt mes tyre”, shpjegon Lassi Rautiainen.
Falë fotografive të bërë, u bë e mundur që të zbulohet se të dyja kafshët, ndajnë çdo gjë me njëri-tjetrin, duke ndarë edhe vaktet.
U vu re se ata takoheshin cdo natë për dhjetë ditë me radhë. Kafshët kalonin disa orë se bashku : nga 20:00 pm deri në 04:00 të mëngjesit.

So Ilir Meta me ???
me ilir gjonin??