E vërteta e Kishës së Dhërmiut

redaktor

Në titullin e një artikulli në faqen e saj të parë, Gazeta Shqiptare më vë në gojë fjalë që unë nuk i kam thënë. Me “grek renegat” zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare cilëson një ndihmës anonim të Nilo Catalano-s për ta fyer dhe, tërthorazi, për të përdhosur veprën e misionarit italian.

I tronditur nga kjo gjuhë, shkrova një shënim në facebook për të shpjeguar shkurtimisht profilin e Nilo Catalano-s dhe sidomos për të kritikuar përdorimin e koncepteve anakronike me të cilat synohet të zvogëlohet përmasa kulturore e kësaj çështjeje historike që diskutohet sot.

Kam kritikuar veçanërisht barazimin “besimtar ortodoks = shtetas grek”, i cili jo vetëm që është i pavërtetë, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt Nilo Catalano-s, por shtrembëron historinë dhe të drejtat e besimtarëve ortodoksë të atëhershëm dhe të sotëm: për ata të atëhershmit mjafton të kujtoj se “Greqia” asokohe nuk ekzistonte, ndërsa për ata të sotmit do thënë se besimtarët ortodoksë për të qenë të tillë nuk kanë nevojë të marrin më parë shtetësinë greke. Nga ana tjetër, ka edhe shtetas grekë që nuk janë detyrimisht besimtarë ortodoksë.

Tani po parashtroj një shtjellim më të hollësishëm mbi veprimtarinë e Nilo Catalano-s dhe të misionit fetar që ai udhëhoqi në Himarë dhe në rrethinat e saj. Vitin e kaluar para privilegjin të shkruaj një parathënie të përkthimit shqip të veprës Murgjit Bazilianë të Italisë në Shqipëri. Shënime mbi misionet në Himarë (shek. XVI-XVIII), botimet “Naimi”, Tiranë.

Autori i kësaj vepre, atë Nilo Borgia, edhe ai misionar në Shqipëri gjatë viteve ’30 të shekullit të shkuar, rindërtoi historinë e kësaj faqeje të historisë kulturore arbëresho-shqiptare dhe nxori në dritë përmes dokumenteve rolin që luajtën ata murgj për kujdesin shpirtëror dhe material të popullatës së krishterë përgjatë brigjeve veriore të detit Jon, sidomos të Himarës dhe rrethinave të saj. Misioni zuri fill, sikurse e thotë nëntitulli i librit, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVI dhe vijoi me ulje e ngritje gjatë dy shekujve që vijuan.

Misioni u intensifikua në periudhën mes fundit të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII, kur Vatikani vendosi t’u përgjigjet kërkesave dhe lutjeve të shumta që i vinin nga himariotët. Dokumentacioni i gjerë që ruhet në Arkivin e kongregatës Propaganda Fide na lejon ta rindërtojmë me siguri shkencore këtë fazë të dytë të misionit. Në vitin 1692 iu drejtuan Sekretarit të Shtetit të Vatikanit «gjashtë mijë [të krështerë] të popullit të Himarës të cilët ankoheshin për faktin se nuk kishin dërguar më misionarë, duke dëmtuar kështu mbarëvajtjen e Kishës së tyre».

Nga një tjetër dokument i mëvonshëm mësojmë se «Krahina e Himarës ka dërguar katër përfaqësues për t’i paraqitur Shenjtërisë së Tij, Papës, nevojat shpirtërore dhe tokësore të atyre banorëve, duke u shprehur gjithnjë tepër besnikë ndaj Selisë së Shenjtë». Zgjidhja e këtij problemi iu besua Nilo Catalano-s i cili u ngarkua të udhëhiqte një mision të ri në Himarë.

Lind pyetja: kush ishte Nilo Catalano?

Nilo Catalano ishte një sicilian prej një fshati të provincës së Mesinës (sipas biografit Menniti ishte nga Castania, sipas studiuesit Pietro Pompilio Rodotà ishte nga Massa). Me prejardhje familjare ndoshta spanjolle (sikundër del nga mbiemri që është shumë i përhapur në Sicili edhe mes arbëreshëve), Catalano do të ketë lindur aty nga viti 1637. Në vitin 1659 Nilon 22 vjeçar e gjejmë si murg në manastirin e famshëm të Grottaferrata-s, të themeluar nga San Nilo. Pak më vonë transferohet në manastirin bazilian të Munxifsit (it. Mezzoiuso) me detyrën e lektorit.

Borgia saktëson se Catalano «nuk ishte as shqiptar dhe as prej Orientit me origjinë, por u bë i tillë prej vullnetit të hekurt që e karakterizonte». Përveç greqishtes së vjetër dhe asaj popullore, studioi me pasion të veçantë edhe shqipen, gjuhë në të cilën shkroi disa vjersha tetëvargëshe që sot na kanë mbërritur përmes Kodikut të Kieutit (1736-1739) të Nikollë Filjas, edhe ai prift nga Munxifsi. Sipas Zef Skiroit, Catalano la edhe një dorëshkrim të vëllimshëm, që sot konsiderohet i humbur, i cili përmbante një gramatikë dhe një fjalor të shqipes.

Në vitin 1682 Catalano u emërua nga Vatikani si vizitator apostolik dhe u dërgua në Korsikë me detyrën të kujdesej për nevojat e kolonisë greke që ishte vendosur aty pasi kishte zbarkuar në vitin 1676 në Gjenovë. Pasi qëndroi për tre vjet në Korsikë, një sëmundje e shtrëngoi të kthehej për t’u kuruar në Grottaferrata. Dy vjet më vonë u kthye në Sicili, me detyrën e Abatit të Manastirit të Munxifsit, manastir ky që ishte themeluar në vitin 1607 posaçërisht për formimin e murgjve sipas disiplinës orientale, falë edhe ndihmës së murgjve nga Kreta që u dërguan aty për këtë qëllim. Me këtë formim dhe përvojë që kishte Nilo Catalano, kuptohet lehtë pse Selia e Shenjtë zgjodhi pikërisht atë për ta dërguar si Misionar në Himarë.

Me anë të një letre të datës 29 gusht 1692 Catalano e pranoi detyrën e re dhe e «të dielën e datës 4 të muajit janar 1693 [ai] u shugurua në kishën e Kolegjit të Propagandës Fide, sipas ritit bizantin prej, imzot Onofrio Costantini-t, arkipeshkvit të Dibrës, i dërguar në Shën Athanas». Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, që është një vend i shëndetshëm dhe i bollshëm me ujëra dhe ku ka vërejtur se nevoja për kulturë shpirtërore është më e madhe, meqenëse kjo gjë u është mohuar këtyre njerëzve prej gati 23 vitesh pas largimit të misionarëve apostolikë».

Matteo Mandalâ, Universiteti i Palermos, Itali
Matteo Mandalâ, Universiteti i Palermos, Itali

Me të mbërritur në Dhërmi, Catalano i dërgon një relacion Selisë së Shenjtë ku përshkruan gjendjen e mjerë ekonomike të popullsisë, padijen e thellë dhe përzierjen e pafalshme të riteve, duke theksuar pikat kritike mbi të cilat, sipas tij, duhej ndërhyrë menjëherë. Mjafton të lexohen pjesët e relacionit që sjell Nilo Borgia për të pasur një kuadër të qartë të vështirësive më të cilat iu desh të përballej Catalano që përgatiti një plan ndërhyrjeje sa largpamës aq edhe të qartë.

Catalano informonte Vatikanin se i kishte dhënë «përparësi ngritjes sërish të shkollës për të rinjtë dhe fëmijët për t’u mësuar të gjithëve Doktrinën e Krishterë». Saktësojmë këtu se mësimi i katekizmit zhvillohej në gjuhën shqipe, sipas një tradite që kishin themeluar arbëreshët në Sicili qysh nga viti 1592 kur Lekë Matranga ngriti shkollën e parë të katekizmit në arbërisht. Mirëpo edhe më parë, së paku qysh nga viti 1584, në Veri të Shqipërisë dhe në viset e Kosovës së sotme ishin hapur shkolla katekizmi në shqip nga vizitatori apostolik Comuloviç.

Ky zhvillim përbënte një kthesë të rëndësishme sepse pranohej zyrtarisht nga Selia e Shenjtë përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Himarës dhe rrethinave të saj, duke u njohur atyre një të drejtë që pushtuesit osmanë ua kishin mohuar. Shkolla e katekizmit pati sukses. «Pas gjashtë muajsh që ndodhet në Dhërmi, ku jetojnë 1850 frymë, ngriti shkollën me tetëdhjetë të rinj, të cilët mësojnë ndër të tjera edhe Doktrinën e Krishterë në ditët e diela».

Catalano punoi mes vështirësish dhe pengesash të mëdha. Përveç trysnisë dhe kërcënimeve të osmanëve që synonin t’ua ndërronin fenë shqiptarëve, atij iu desh të përballej edhe me armiqësinë e kishës ortodokse. Megjithëkëtë, Catalano vijoi në rrugën e tij me synimin e qartë të mbante hapur dialogun ekumentik me ortodoksët, i mbështetur fuqimisht edhe nga popullsia himariote: «Këtu po presin ipeshkvin ortodoks të dioqezës, Theofanin, nga qyteti i Janinës, i cili vjen për të mbledhur taksat e zakonshme që vjelin prej këtyre popujve. Kapedanët dhe Pleqtë e kësaj zone, nëse do të vërejnë që ai do të shfaqë pakënaqësi ndaj qëndrimit tim këtu, janë të gatshëm ta përzënë dhe të mos i japin asgjë prej çka i intereson. Unë do të përpiqem me të gjithë autoritetin tim që të ruaj qetësinë dhe të mos ketë përplasje. Nëse më pas ai do të këmbëngulë me përbuzjen e tij dhe nuk do të mbetet i kënaqur, do t’i bashkohem dëshirës së popullit, i cili prej nderit që u ka bërë Selia Apostolike, prej përfitimeve që kanë prej saj nga dita në ditë, prej miqësisë që kanë lidhur me krahinën e Pulias nëpërmjet Kishës Romane, përkrahin dhe përhapin autoritetin e Papës në të gjitha kuvendet që bëjnë hera-herës».

Veprimtaria pastorale dhe ekumenike e Catalano-s përfundoi me vdekjen e tij në maj të vitit 1694. Trupi i tij u varros me praninë e të gjithë priftërinjve të zonës në kishën e shën Thanasit, ku ai kishte shërbyer për gjithë ato vite. Pas më se tre shekujsh kujtimi i këtij burri dhe i veprës së tij, që na dëshmohet nga dokumente të shumta arkivore dhe nga disa libra të botuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, na vë përpara një urdhërese morale dhe kulturore: të vëmë në vend të vërtetën historike kundër çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar dhe përdhosur atë.

Kisha e Shën Thanasit, siç dokumentohet nga fotografitë e kohës, është një faltore e vjetër që ka qenë administruar gjithmonë e pa ndërprerje nga të krishterët katolikë të ritit lindor. Deri në vitin 1972 mbeti në këmbë, para se tërbimi ateist i regjimit komunist ta shkatërronte. Ajo kishë duhet rindërtuar medoemos, duke respektuar ligjet e shtetit, por edhe historinë, kulturën, besën dhe kujtimin e të parëve.

Nisma e lavdërueshme e autoriteteve të pushtetit lokal të Himarës dhe e qeverisë shqiptare për të nderuar varrin e Nilo Catalano-s dhe për të vënë në vend të vërtetën historike për fat të keq është ndeshur me një kundërshtim që shtrembëron historinë fetare të atij vendi. Meqenëse unë jam nga një vend që ka vuajtur shumë nga ndërtimet e paligjshme në dëm të traditave kulturore, mendoj se respektimi i ligjit, bashkë me respektimin e së vërtetës historike, është një nevojë e domosdoshme për çdo vend të qytetëruar.

Si laik nuk kam asnjë paragjykim ndaj çdo feje a riti, përkundrazi, uroj dhe shpresoj që mes tyre të kultivohet dialogu dhe të lulëzojë harmonia, sepse të gjitha fetë përpiqen për shëndetin dhe mirëqenien shpirtërore të besimtarëve. Personalisht krenohem me njohjet dhe miqtë e shumtë që kam mes klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë. Vërtet i respektoj besimtarët që ushtrojnë të drejtën e tyre t’i falen e t’i luten Perëndisë që zgjedhin, por nuk kam pikën e respektit për të gjithë ata që, në emër të Zotit, përpiqen t’u imponohen të tjerëve. Përfitoj nga ky rast për t’u bërë thirrje besimtarëve dhe autoriteteve kishtare të solidarizohen me popullin shqiptar të Himarës, të lënë mënjanë zënkat e pakuptimshme fetare e t’i japin uratën projektit të rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit. Komuniteti ortodoks i Dhërmiut, nëse ka vërtet nevojë për një kishë të re, mund të kërkojë leje dhe autorizim nga organet kompetente për ta ndërtuar atë në një vend tjetër.

Si arbëresh nuk mund të ndihem veçse i lumtur për angazhimin e të gjithë atyre që përpiqen t’u japin zë “shekujve të heshtjes”, atyre shekujve që mbollën farën e ringjalljes shpirtërore dhe qytetare të shqiptarëve. Nuk jam nacionalist, aq më pak shovinist, por nuk mund të lë pa theksuar rolin që luajtën ata murgj – shumë prej të cilëve ishin arbëreshë nga Sicilia – që e paguan shpesh me jetë përpjekjen për t’i shkolluar shqiptarët e Himarës në frymën e krishterimit, si edhe për të mbajtur gjallë tek ata gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Falë punës së atyre murgjve edhe arbëreshët e shekullit XVIII rizbuluan identitetin e tyre etnik dhe kulturor duke i hapur rrugën Rilindjes shqiptare. Të mohosh atë që ngjau në Himarë mes fundit të shek. XVII dhe gjysmës së dytë të shek. XVIII nuk do të thotë vetëm të përdhosësh kujtimin, kulturën dhe identitetin e atij populli, por, ç’është më e keqja, do të thotë të shtrembërosh të vërtetën historike dhe t’ua mohosh atë të vërtetë brezave të ardhshëm. Këtë nuk duhet ta lejojmë!

Së fundi, si studiues, afërmendsh që nuk mund të pranoj pohimet vulgare dhe prepotente që këto ditë kanë mbushur gazetat dhe rrjetet sociale. Çështja ka të bëjë me rishkrimin e saktë të historisë, për të cilën flitet prej vitesh në Shqipëri, por pastaj nuk bëhet asgjë. Një popull ka të drejtën e patjetërsueshme ta njohë historinë e vet. Meqë ra fjala për të drejtat, po shtoj se autori i këtyre radhëve, i angazhuar prej dekadash në mbrojtjen e të drejtave të arbëreshëve në Itali, ka qenë gjithmonë në favor të njohjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave, pra, edhe të atyre grekofone në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje e gjej me vend kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë drejtuar qeverisë shqiptare dhe shpreh gatishmërinë të vë në dispozicion përvojën time të gjatë në lëmin e mësimdhënies së gjuhëve minoritare. Shpresoj që një qëndrim të ngjashëm të mbajë edhe qeveria greke, duke vënë në dispozicion përvojën e saj në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave të Greqisë, si ajo arvanitase, që jeton prej shekujsh në territorin e shtetit të sotëm grek. Edhe ky do të ishte një shembull i respektimit të të drejtave për të cilin flasin kartat dhe konventat europiane.

 

*Universiteti i Palermos, Itali

Share This Article
22 Comments
  • Fillimisht nuk e kam vleresuar kete incident me Kishen e rrenuar te Dhermiut . U njoha me kumtesn e K. Kokdhimes dhe krahas befasise , mu fuqizua ndjenja e krenarise kombetare . Kumtesa e ketij dijetari , Mateo Mandala , hedh drite mbi nje segment shume delikat te histories tone , qe ka lidhje jo vetem me auteqefaline e kishes noliane , por dhe allvanitasit e Greqise dhe te tera fazat e autonomies tone kombetare . Askush nuk na ka falur gje si popull dhe si komb . Te tera zgjidhjet jane gjetur brenda vetes . Ky eshte nje fakt I madh historik , qe na ben krenar si shqiptare . Falnderoj nismetaret e publikimit dhe studjusit e ketij fakti shume te rendesishem historik . I. Foto

  • Te lumte pena zoteri! Bravo i qofte Edi Rames me shoke qe po rikthen dinjitetin shqiptar te perdhosur nga halet e greko-serbit me dekada. Vec beni kujdes se greku eshte i pabese. Per mua Edi bashke me te tjere duhet te dali nje xhiro nga Cameria dhe me poshte dhe te vizitoje fshatrat shqiptare atje. Le te guxoje Asfalia te beje ndonje incident. Ka ardhur koha per te vene historine ne vend. Mos humbni me kohe.

  • Qe Rama te beje ate qe duhet ,eshte e nevojshme qe Berisha ta “mbylle bucen”, dmth gojen e tij te poshter me nje mendje djallezore per te percare shqiptaret1

  • Ti qe shkrove artikullin je fund e krye nje genjeshtar i madh i historise. Ne vet shkrimin e mesiperm bie brenda me genjeshtra. Te pakten ta lidhje mire shrimin qe te zere vend genjeshtra. Si ka mundesi qe ai erdhi nga maji i 1693 ne Himare, u be peshkopi i madh i gjirhe Durresit dhe mundi brenda pak muajve te njihte dhe te pershkruante historine e himares ne detaje, kur vdiq ne maj te 1694 dmth 1 vit me vone. Dhe e forta eshte se na shkruan se ka bere disa vite veper ne kete krahine dhe ka lene gjurma neper shekuj. Lexo se cfare shkruan o bitheinjorant:
    “…Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, …….Veprimtaria pastorale dhe ekumenike e Catalano-s përfundoi me vdekjen e tij në maj të vitit 1694. Trupi i tij u varros me praninë e të gjithë priftërinjve të zonës në kishën e shën Thanasit, ku ai kishte shërbyer për gjithë ato vite. Pas më se tre shekujsh kujtimi i këtij burri dhe i veprës së tij, që na dëshmohet nga dokumente të shumta arkivore dhe nga disa libra të botuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, na vë përpara një urdhërese morale dhe kulturore: të vëmë në vend të vërtetën historike kundër çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar dhe përdhosur atë.”
    Me keto qe shkrojte je komplet debil, o truthare dhe njekohesisht ty truthar qe e botove.

  • Mos hani shume mut me Himaren. Shikoni ndonje pune te mire andej nga Turqia dhe albakazaz dhe mos e kruani shume me helenet e himares.

      • Pirdho, o bastard, na i paske vene vetes edhe emerin e Ilirianit te madh Pirro! Fuck prifterinjte perverse te ortodoksise alla mount-athos!

    • Shko q.u Piro, se ka te beje me shqiptaret dhe jo minorikaret
      Behet fjale per nje pjese te krahines se madhe labe te Kudhesit.
      Ju orthodhjakset e betonuat sundimin Osman dhe anadollizmin duke iu kundervene shqiptareve prandaj ju duheni qerruar ne anadollistan dhe jo shqiptaret e vertete.

    • Gjuha “greke” e tanishme ishte gjuha e patriarkanes bizantine (mbeturine e perandorIse romane lindore, byzantine – ashtu si ishte latinishtja per ate perendimore) ne Stamboll shume kohe para se te krijohej shteti “grek” me 1832. Atehere kjo gjuhe nuk ishte gjuha “greke” e popullit “grek” vendas. Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare ortodokse.

  • Profesor Mandala, ju faleminderit per kete informacion te sakte, dhe shkrimin sa patriot aq edhe te paanshem. Paragrafi i fundit shume domethenes.

    Pershedetje!

  • O piro nuk jan krejt shqitaret musliman,,shiko pak katoliket nga veriu qe nuk krijon probleme me kishat, por vetem ju orthodoksat e jugut po krijoni probleme, mos harroni mirditoret katolik ju kan. Shumu si fare, shiko pak mbiemrat qe keni

  • *****…..Njohja dhe respektimi I te drejtave te pakicave reciproke duhet te mbrohet si nga shqiptaret edhe nga greket,te respektohet nga greqija popullsia me periardhje arvanitase qe jeton prej shekujsh ne teritorin e shtetit grek si edhe popullsia qame e pasurite e saje,por ka te drejte te mbrohet e respektohet nga shqiperija edhe popullsia me origjine grekomane qe banon ne trojet shqiptare .Duhet te zbatohen kartat dhe konventat nderkomtare europiane,rruge tjeter nuk ka,kjo I jap funde grindjeve fetare dhe shtetrore midis dy shteteve .Greqi -SHqiperi.Falenderime studjuesit Matteo Mandola te universitetit te Palermos -ITALI per kontributin e zbardhjes se jetes dhe aktivitetit te priftit catalano I cili vdiq dhe u varros ne kishen e shen thanasit ne dhermi ne vitin 1694-/…Ai duhet qe shteti shqiptar ti ndertoji nje permendore pase 3 shekujsh ti jepet ze jetes dhe kontributit te tjie.##

  • dhermiotet te mos vjedhin kishen katolike por te ndertojne po qe se jua kerkojne dhe po paten nevoje kishen e tyre ortodokse ,mundesisht ne cdo shtepi te ngrene nga nje kishe ,Me vjen keq ku po katandisen kishat ,me shume zhurme behet per ;politike ,per para ne dem te historise ,

  • Vendi ku zhvarroset shenjtoret dhe KUFOMANGRENESIT hane kufomat, nuk mund te jete vend I shenjte po vend I perdhosur nga mekati dhe krimi me I shemtuar: Zhvarrosja.
    Vetem kermat KUFOMANGRENESE greke e bejne kete.
    Pastrojeni ate vend nga kermat o Zot, dhe kthejani shenjterine e bekuar te Katalanit banoreve te vertete te Himares qe e bene Katalanin bir te tyre.
    AMIN!!

  • Te mbrohet identiteti shqiptar i kishes historike te Laberise,perfshire Himaren,nje kishe unite si e kane sot arbereshet e Italise.Profesor Mandala studimi juaj i vyer perforcohet edhe nga deshmi te tjera historike,si jane shenimetr e udhetarit Evlija Celebi.

  • Piros qenke nuk komplet. Nje kopjaxhi qe nuk ndjek linjel historiko- logjike, por ate kpjativo-cinike per te sjelle trubullira vetem ne vemendjen tende dhe Jo nje te lexuesve, e ca me pak be te historianeve.

    Vizitou te lutem se qenke I semure. Te shkuara.

    Shqiptaret jan kristjan te ritit lindore, e Jo ortodokse Janullore.

  • Piros qenke nul komplet. Nje kopjaxhi qe nuk ndjek linjel historiko- logjike, por ate kpjativo-cinike per te sjelle trubullira vetem ne vemendjen tende dhe Jo ne te lexuesve, e ca me pak ne te historianeve.

    Vizitohu te lutem se qenke I semure. Te shkuara!

    Shqiptaret jan kristjan te ritit lindore, e Jo ortodokse Janullore.

    • Neutrali.- Po si mund te quhen te gjithe orthodoksit te jene grek!!!!?
      Atehere duhet te jene greke edhe maqedonasit,serbet,bullgaret etjer!?
      ore jeni ne vete ju grekofilet me pretenndimet absurde!!!
      Mblidhni mendjen se jetoni ne shekullin qe nuk pranoheh me budallalleqet tuaja dhe pretendimet absurde….

  • Nqs kolera turko-mongole ktheu me shpate shqiptaret ne fene e vet, dhe me ligj ua ndaloi gjuhen, me qellim asimilimin,…. dhe ne kohet e sotme i quan…”vellezer”,…por nuk ka pretendime territoriale,…kolera greke (perfshi dhe ate sllave), ..jo vetem qe eci ne gjurmet e otomaneve, por jua kaloi atyre , duke pretenduar edhe territorin…..Prandaj eshte domosdoshmeri jetike dhe historiko-kombetare, qe e verteta te shpallet boterisht, te respektohet ajo duke u kthyer ne origjinen tone te vertete europiane….Kjo eshte rruga e vetme dhe e sigurte per kombin tone, qe te rreshtohemi dhe te zeme vendin e merituar qe na takon….vetem keshtu realizojme te gjitha aspiratat tona….

  • Piro ka te drejte. Prof. Mandala harron qe eshte ortodoks shqiptar dhe bie ne vorbullen e mbrojtjes se katolicizmit italian dhe ku??? Ne Himare. Me nje periudhe as nje vjecare nuk njeh dot as terrenin jo me te diskutosh per gjoja gjithe ato vepra…. Aty ne Dhermi u luajt nje lohe shume e madhe nen petkun e gjithe ketyre sajesave per qellime te erreta. Tjeter duket dhe tjeter fshihet….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *