Një vit larg skenës dhe për herë të parë Celine Dion flet për dhimbjen që po përjeton.
Rene Angelil, bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj, ka një tumor në fut, dhe siç tregon ylli i muzikës për “Usa Today”, ai i ka kërkuar që të vdesë në krahët e saj.
Këngëtarja po përgatitet për më të keqen:-“ Do të kujdesem për fëmijët tanë, ndërsa ai do t’i shikojë nga një tjetër këndvështrim”.
Ndër të tjera, Celine Dion njofton se së shpejti do t’i kthehet skenës.
Artistja 47-vjeçare tregon dramën e bashkëshortit 73-vjeçar. “Rene më kërkoi që t’i rri pranë. Më tha se do që të vdesë në krahët e mi dhe kështu do të jetë”. Ata janë martuar 20 vjet më parë dhe nga bashkëjetesa kanë lindur tre fëmijë: Nelson, Eddy Angelil e René-Charles. “Më ka dhënë dhe mësuar shumë-tha Dion- besoj se do t’ia dalim edhe kur dhimbja do të më godasë”.
