Kisha e Dhërmiut, Paskal Milo: Greqia duhet të shohë punët e saj

anazapta

Historiani i njohur, Paskal Milo e ka quajtur si të tepërt ndërhyrjen e shtetit grek dhe reagimet e saj për ngjarjen në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.

Milo shprehet se shtetit grek duhet të merret me zgjidhen e halleve dhe problemeve të vendit të tij dhe të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë.

“Greqia nuk është dhe nuk mund të jetë tashmë ‘bartëse’ e të ‘drejtave’ kanonike bizantine. Mua më vjen keq që në vend që të ketë shqetësime të tjera, ka shkëmbime replikash të zëdhënësve për një çështje që nuk i takon fare politikës të ngatërrohet”, shprehet Milo.

Share This Article
3 Comments
  • Njejrez te pa pergjegjshem,biles disa dhe politikane marrin persiper te hedhin balte mbi figuren e z.Milo duke e etiketuar ate si grek.Prinderit e z.Milo jane me origjine nga nje fshat greqisht foles ,por professor Paskali edhe si minister i jashtem edhe si kryetar partie ne marredheniet Greqi-Shqiperi, gjithmone eshte dalluar,sic eshte dhe ky rast, per gjykime te qeta dhe objektive qe mbrojne te verteten dhe dinjitetin e shtetit shqiptar.Figura si professor Paskali, i bejne nder politikes shqiptare dhe qytetit Vlores,bir i denje i te ciles ai eshte.

  • Po z. Paskal ne jemi dakord me fjalen tuaj por duam qe ju te flisni me gjate me fakte per nderhyrjet greke ne punet e brendeshme te shtetit tone,ashtu si dikur heret nga Sami Frasheri rilindasi yne i nderuar.Respekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *