Qaqi & Vashaku, vishen të kuq

redaktor

Drejtuesit e klubit të kuq të kryeqytetit sot në mesditë kanë kryer edhe dy blerje të reja për skuadrën e tyre, kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e merkatos së verës.

Me skuadrën e Partizanit është zyrtarizuar Harallamb Qaqi, i huazuar për një vit nga klubi italian i Veronës, si dhe ka firmosur kontratë portieri i njohur beratas Blendi Vashaku.

Për mbrojtësin 21-vjeçar Qaqi, i cili gjithashtu është pjesë e ekipit përfaqësues U-21, Partizani do të jetë eksperienca e parë në një klub shqiptar.

“Jam shumë entuziast për arritjen e kësaj kontrate me klubin e Partizanit. Miqtë e mi Fejzullahi, Batha, por edhe Rrahmani, më kanë folur mjaft mirë për skuadrën dhe ambientin e kuq.

Shpresoj dhe besoj që aventura ime e parë në kampionatin shqiptar të jetë mjaft pozitive dhe me skuadrën të arrijmë objektivat që klubi ka për këtë sezon futbollistik.

Vij në një ekip me histori të madhe dhe jam i vetëdijshëm se duhet të jap maksimumin për Partizanin, për më tepër që si pjesëtar i ekipit përfaqësues Shpresa do të jem edhe më pranë syve të trajnerit Redi Jupi”, u shpreh Qaqi gjatë prezantimit të tij.

Ndërkohë, Blendi Vashaku, një emër i njohur i “katërkëndorit” shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Tomorit, do të jetë përkrah dy “gardianëve” aktualë, kapitenit Hoxha dhe Xhikës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *