Rama: E pabesueshme që PD-ja mbron ngrehinën

redaktor

Kryeministri Edi Rama shprehu mendimin e tij në Facebook për prishjen e Kishës në Dhërmi, duke thënë se “është e pabesueshme që Partia Demokratike, në injorancë të plotë të historisë, aktualitetit dhe të nesërmes së projektuar të kishës së vjetër të Dhërmiut, t’i bashkohet një kujeje të pabesueshme të kujt u vu në mbrojtje të ngrehinës”.

“Është e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i paçertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut. Është e pabesueshme që Partia Demokratike, në injorancë të plotë të historisë, aktualitetit dhe të nesërmes së projektuar të kishës së vjetër të Dhërmiut, t’i bashkohet një kujeje të pabesueshme të kujt u vu në mbrojtje të ngrehinës”, shkroi Rama në rrjetin social.

“Një ngrehinë e ndërtuar jo nga kisha, po nga brutaliteti individual i viteve ’90 mbi një monument kulture, të cilën në asnjë lloj konkursi për t’a gjetur se çfarë është, nuk do të dilte dot njeri në botë që të thoshte është kishë. Po jo vetëm kaq, është e pabesueshme që Partia Demokratike, për të sharë medoemos qeverinë, t’i bashkohet një përçapjeje dhe një përçartjeje që nuk ka asnjë lidhje me raportet e shtetit me fenë; nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me kishën e me klerin ortodoks; nuk ka asnjë lidhje me fqinjin jugor jo e jo. I cili nga ana e tij, duhet të vetëdijësohet se asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarëve nuk ka asnjë lidhje me shtetin fqinj”, shton kryeministri.

Rama bëri të qartë se ndërhyrjet nga jashtë për këtë çështje nuk janë aspak të mirëpritura: “Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Share This Article
18 Comments
  • E PAPRANUESHME ESHTE QE SHTETI TE NDERHYJE NE FORME KAQ BRUTALE NE PUNET E KISHES DHE TE FESE NJESOJ SI XHIHADISTET NE SIRI DHE IRAK.

    Kete te VERTETE absolute duhet ta kuptoje edhe Edi Rama qe po enderron se edhe nje Enver Hoxha i rilindur socialist ne nje kohe kur Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE-ne Demokratike dhe Antikomuniste.

    Ka dokumenta qe kisha e shen Thomait ne Dhermi daton qe ne shekullin e 9-te ashtu si edhe shume kisha te tjera apo objekte te kultit fetar ne vendin tone. Per kete arsye ajo duhet te mbrohet nga shteti dhe jo te prishet ne forme brutale pa pyetur fare besmitaret, pavaresisht nga gjendja jo e mire e ndertimit apo e pamjes se jashteme, qe eshte per faj te regjimit gjakatar sadist te Enver Hoxhes qe ka kete pamje dhe te pushtetit mafiozo komunist ne keto 25 vjet postenveriste qe ka menduar per pasurimin e pushtetareve lakmitare dhe jo per rimekembejen e objekteve te kultit te besmitareve ne vendin tone.

    Prandaj Edi Rama perpara se te flase me gjuhen e Enver Hoxhes per ARMIKUN e jashtem do vite me pare, le t’i therrase trunit te indoktrinuar fanatik qe te mos nderhyje me ne problemet e brendeshme te Fese dhe Kishes dhe te mos t’i dergoje INUK-un e tij terminator kur po i kerkon Botes Demokratike LEKA borxh per te mballosur brimat ne buxhetin e shtetit.

    • O intelektual, vej nonji emer tjeter se intelektual nuk te shkon.Cdo organizem qe funksionon brenda nje shteti ka detyrimet perkatese te cilat jane te sanksionuare ne kushtetute, persa i perket shkrimit me siper dhe sqarimit qe kryeministri ju ben shteteve fqinje per te pare punet etyre dhe jo tonat ti nuk di ti lexosh dhe ti kuptosh sepse nuk je vetem nje fetar fanatik sepse je nje injorant fshatar, prandaj gjej ndonje emer tjeter se me emrin ‘intelektuali’ stonon shum keq “fshatari injorant” do te ishte shume i pershtatshem per ju

    • Intelektual pa tru . Te KAM thene mendohu para se te shkruash . Çfare nuk te pelqen ty nga fjalet e Z Rama qe ka thene qe ishte nje garazh qe dikush ose disa SI puna jote e quajtet kishe po Tani i dashur çdo gje ka Zot le te lihni ju sa te doni Shteti Shqiptar do behet Shtet Ligjor dhe juve apo Qeverise Greke nuk ju pelqe neve nuk na pelcet shume per ju besoj se pergjigjen e moret nga K/ Ministri i Shqiptareve thjesht dhe sakte

  • Ua avash mos be gjasme.Gjithe dynjaja e di qe PDja eshte anti-shqiptare.Rob qe dhane detin Greqise,qe shiten nafte per Serbet kundra Kosoves, qe s’hapen zerin kundra dhunes qe ju be Shqiptareve ne Beograd.Qe s’kane ngritur njehere zerin per diskrimin e shqiptareve neper troje, e ti na thua e pabesueshme.E pabesueshme eshte qe Greqia ketej me poture ne dore, ketej bene zhurme per nje kasolle.

  • RAMA PO BENI POLITIKE E BRENDESHME DHE JASHTE PREJ BARINJSH. NUK KENI ASPAK PARASYSH ATE QE PERCEPTON POPULLI. KE MUNGESE SENSIBILITETI ROBOTIK DHE NUK ESHTE ZANAT PER TY KOMUNIKIMI E VECANESHISHT MASHTRIMET QE RREGULLISHT RRJEDHIN NGA PSEUDOKOMUNIKIMI YT. DOREHEQJA FAQJA BARDHE PO TE RRISH DUHET TE JA MBATHESH JASHT SHTETIT DHE NUK DO TI SHOHESH ME FITIMET E %

  • Z.Rama,ju lumt,thyeju hundet.Ju e dini se PD polemizon,shpif,sajon..qofte dhe nje gje te vogel qe ngre kushdo ne dem te qeverise & sidomos JUVE,pasi po sheh se po ben reforma te dobishme per kete vend dhe,kjo po i terbon.Kishen ringrie siç po premton per ti thyer hunden dhe MONARKOFASHISTEVE te cilet u mesuan nga Saliu te vjedhin detin & pretendime te tjera ne jug.A ka mundesi ti jepni shkelmin JANULLATOSIT qe na e beri peshqesh qoftelargu?Shpejtoni reformen ne DREJTESI per te denuar njehere e mire krimet & vjedhjet qe jane bere ne keto 25 vite.NQS nuk te lejojne,thuaja popullit hapt si CIPRASI Grek & me 2017 kerko zgjedjete parakoheshme,me kusht qe PS te fitoi shumicen me aleat te besueshem e te pa korruptuar.Deri tashme ne 2 vjet ke bere shume dhe populli ndaj te votoi 2 here rrjeshte ne shumice.Je Kryeministri me i mire ne keto 103 vjet,pas I.Qemalit e M.Shehut,lere seç thone hajdutet e kriminelet,se ate pune kane,te shpifin..!

  • nuk ka qendrim me te sakte dhe parimor se ky i Rames. Per here te pare Shqiperia ka nje Kryeminister qe i qendron parimeve dhe mbron historine dhe kulturen shqiptare dhe flet me gjuhe te sakte. Bravo
    Sa per ate qe quhen Intelektuale dhe mundohen te bejne paralele me rregjimin e kaluar, nuk ja vlen te besh komente

  • Po PDja qellimisht e ka lejuar godinen te behej kishe ortodokse, dhe tani kerkon te beje fushate ne kurriz te pavaresise se Shqiperise.
    Ceshtja e kishes eshte ceshtje e autoktonise shqiptare ne ato zona.
    Eshte bombe plasese ne duart e shovinisteve greke.
    Ndaj plerat kriminele qe zhvarrosin prifterinj ankohen se skane te drejte ta legjitimojne zhvarrimin e Nilo Katalanit.
    Kjo este ajo qe kerkojne Dulet dhe Dhimet dhe Bollanot.
    Legjitmimi I krimit me te shemtuar te zhavrrosjes.
    Ata zhavorren dhe perdhosen eshtrat e banoreve te Kosines, dhe te njejten gje po bejne me Kishen Katolike, qe po e varrosin duke zhvarrosur Katalanin.

  • Ore,intelektual leshi,ore kostreci,ore arvizu ore poeti po ti je nji kungull balltabak dhe jo nji intelektual,ti je nji idiot dhe jo maa poet,ti je nji hic,dhe jo ma nji arvizu.
    Cfar,thue ti as qendron ne fjal dhe veper,ku e ku,qe ti po e krahason Ramen,me te MADHIN ENVER,po ku ka koce e hall.rama,apo sala,tij apo ndokush qeter te matet me ENVER MALIN?
    Po,kur ishte ai LUAN GJALL DHE UDHEHIQTE SHQIPRIN,nuk bezenin greket apo jugosllvavet more idiot,e jo ma te dergonin janullet apo sanullet e tyre ne shqipri,po si spo te vjen turpe nga vetja dhe e quan veten intelektual kur je nji idiot,qe bene krahasimet mes njerzve te shitur,dhe shpifur,dhe nji HEROI KOMBTAR E NDERKOMBTAR,SIC ESHTE ENVER HOXHA.Po.te them dhe kete here ore nasradin,mos e krahasoni mutin me,mjaltin,apo tradhtarin me heroin,mos beni gjera te tilla ore idiote.

  • I drejte qendrimi i Kryeministrit Edi Rama ne Facebook,po zyrtarisht a ka qendrim dhe nese ka,si eshte historia e kesaj kishe,kur eshte ndertuar ,si eshte ndertuar etjetj. Te kete transparence,te sqarohet opinioni publik,qytetari shqiptar per gjithcka qe po ndodh,qe te jete i mirinformuar dhe te kuptoje realisht se si eshte e verteta dhe kush ka te drejte. Pasi jo te gjithe e dine historine,prandaj lajmi duhet te jepet i shoqeruar me nje reportazh dhe kronologjine e saj historike ,qe te vleje per nje sensibilizim por dhe objektivitet ne qendrime te opinionit,pasi ketu na del kunder nje PD,qe eshte shqiptare dhe se kuptojme ku ajo ka te drejte. Perderisa ajo kunderpergjigjet negativisht,sigurisht peshtjellon dhe percan edhe opinionin e brendshem ,njekohesisht le nje shije te hidhur ne reagimet e qarqeve dipllomatike ,duke lene edhe shteg per ekuivoke ne qendrimet e kancelerive te perendimit ne ceshtje te tilla. Perfundimisht duhet ti vihet emri i duhur qendrimeve te tilla qe nuk mund ti sherbejne Shqiperise e shqiptareve.
    Sigurisht,ajo qe eshte e rendesishme mbi te gjitha eshte,mbrojtja e integritetit territorial te vendit ,qe ne rastin konkret eshte ne perputhje me opinionin e kryeministrit tone ndaj Greqise ,per mos nderhyrjen ne punet e brendshme te shtetit shqiptar dhe kishes auotoqefale shqiptare.

  • Prishni garazhet e felliqura, dokumentoni ne baze juridike aktivitetin antikombetar te Duleve, Belereve , Bollanove dhe Thoma Dhimeve, tregojuni vendin nderhyrjeve nga godina e krisur jugore,,,,,,,,,,,, kjo eshte ndjenja e atdhedashurise dhe pergjegjshmeria kombetare qe duhet te pershkroje politikanin apo politikanen shqiptare.
    Kur te keni bere kete me bindje, nuk do kete me perdhosje te dinjitetit kombetar, nuk do kete me “trima” Voriopidhi dhe mjekrruce talibane qe shohin endrra urrejtjeje me turq por qe ne te vertete, e dine fort mire, qe jane ne toke iliresh.
    Kemi ardhur ne kete situate sot, pikerisht sepse jemi marre 25 vjet me mustaqet e Celos dhe Saliun nga Vicidoli.
    Eshte nje dite e mire sot, per te gjithe ata shqiptare qe kane ne zemer traditen dhe kulturen e kombit te tyre, qe nderojne kishen katolike shqiptare si pjese origjinale e besimit te te pareve tane.
    Lerini arkitektet e Bathoreve dixhitale dhe rrobdishanet talibane me mjekrra te gjata menjane. Planet e tyre, i dime tashme. Vazhdo punen Z.Kryeminister.
    Si qytetar shqiptar, tregohem i gatshem te kontribuoj me nje ndihme financiare modeste, per te gjitha shpenzimet qe pati INUK, per aksionin ne fjale, deri tek heqja e inerteve te asaj ndertese banale mbi kulturen tone.

  • pergjigje e sakte, ne kohen e vendin e duhur,sa per opoziten vlen thenja…fluturon gomari…opozita ne kor fluturon…

  • Asnjeri prej atyre qe i kundervihen qeverise per ceshtjen e kishes nuk eshte SHQIPTAR, ne kuptimin e njeriut te ndershem, derisa asnjeri prej tyre nuk del me nje artikull me emrin e vertete ose ne TV shqiptar9ose edhe grek). Kjo do te thote se at shfrytezojne internetin per te minuar qeverin e sotme shqiptare, qe u zgjodh vetem dy vite me pare me vullnetin e popullit shqiptar, duke bere propaganden e grekut e te Janullatosit,
    Eshte pak te thuhet se ketu bie ere tradheti kombetare.
    Ketu ka plasur tradhetia sheshit.
    Eshte detyra e SHISH-it te na i beje te njohur emrat e ketyre tradhetareve (nuk eshte veshtire te gjenden se kush pikerisht gjendet pas cdo pseudonimi ne internet).

  • Nuk ka asgje te pabesueshme o Edi. Eshte ne vazhden e politikes se PD-se qe nga viti 1997 dhe sot. PD-ja kurre nuk e ka dashur Jugun e Shqiperise. Ajo ka qene gjithmone e gatshme te ia falte ate Greqise edhe per me pak se nje euro. Duhet te ju kujtohet aleanca e PD_se me perfaqesuesin e minoritetit grek ne Dhermi para disa vjetesh gjate zgjedhjeve lokale.Kunder perfaqesuesit te PS-se. Lavdi Zotit qe sot Shqiperia ka kryeministrin qe i nevojitej prej vitesh. Nje kryeminister me gen qytetari den baba den dhe as dru me bre dhe as gjysem opinge. Per me shume nje kryeminister me vizion modern, qe i dhimbset vendi dhe qe nuk perulet para fqinjeve siç bene PeDe-te, qe ishin gati t’i falnin ehde detin grekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *