SHËNIM: Pafundësia e Pafytyrësisë

redaktor
BASHA TAKIM ME GAZETARET - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje takimi me gazetaret, ku ka deklaruar se gjendjes se rende ekonomike te vendit, i eshte shtuar dhe deshtimi total ne dogana dhe tatime, i qeverise Rama./r/n/r/n

Është një tragjedi kombëtare…Shkaqet e kësaj tragjedie kombëtare kanë edhe shkaktarë“, Lulzim Basha

 

I gjatë, relativisht i ri, me flokët e lyer me xhel, veshur me një kostum disa mijëra eurosh, lë të gjitha “punët” e tjera dhe niset nga Tirana për të shkuar në periferi të vendit. Dhe, kur? Gjatë fundjavës kur shumë të tjerë si ai shkojnë me pushime, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çfarë e shtyn këtë “djalosh” të hijshëm të sakrifikojë ditë nga jeta e tij luksoze dhe të shfaqet tak-fak në Kukës, në shtëpinë e një familjeje që ka humbur aksidentalisht vajzën në Gjermani?

Mendimi i parë që të shkon ndërmend është se ky individ, si shumëkush, është shtyrë nga ndjenja humane dhe keqardhja pikëlluese për humbjen tragjike të jetës së një bashkatdhetareje, gjëma e madhe për familjen që duhet ngushëlluar për t’ia lehtësuar dhimbjen. Që ta besonim mendimin tonë të parë do duhej që Lulzim Basha të mos e përdorte fatkeqësinë për të bërë deklarata me përmbajtje politike që nxjerrin në pah vjetërsinë erëndyrë të kësaj lloj politike dhe zvetënimin moral të vetë deklaruesit. Pas deklaratave të tij, natyrshëm njeriu normal nis të arsyetojë më tej. Që të besonim në ndjenjën humane të Bashës, do të duhej që vajza fatkeqe të ishte një ndër të rrallat shqiptare që kanë pësuar aksident dhe që Lulëzimi të kishte shkuar për ngushëllime edhe në familje të tjera që kanë provuar humbje si kjo e më të rënda se kjo, për nga numri i viktimave dhe rrethanat tragjike. Që të mendonim kësisoj, pra të besonim në ndjenjën humane, do na duhej edhe një kusht tjetër. Ngushëlluesi “i pikëlluar” gjatë karrierës së tij të mos kishte pasur asnjë mundësi për t’i kontribuar parandalimit të humbjes së jetës nga shqiptarët.

Jeta, kjo mësuese e rreptë dhe e papërtuar, na tregon se djalli, tek politikanët fshihet gjithnjë poshtë mantelit engjëllor, pas fjalëve prekëse dhe pas veprimeve sipërfaqësisht humane. Nuk ka më të rrezikshëm se njerëzit që shtiren, nuk ka më të pafytyrë se keqpërdoruesit e fatkeqësive dhe nuk ka më të pander se ata që “të nderojnë” me synimin për të nxjerrë përfitime për vete.

I tillë ishte edhe akti i Lulzim Bashës i cili vajti në Kukës për “ngushëllim” në një familje fatkeqe, e cila kishte humbur vajzën 23 vjeçe në një aksident në Gjermani. Vetëm në pamje të parë, veprimi duket human dhe normal, por përdorimi i rastit për të nxjerrë përfitime politike nga vdekja e kujtdo, është antihuman edhe moralisht i dënueshëm. Vajza fatkeqe u aksidentua në Gjermani ku kishte vajtur si emigrante, mirëpo, nga 1990 e këtej kanë lënë Shqipërinë si emigrantë gati dy milion shqiptarë dhe kanë humbur jetët e tyre disa mijëra, jo vetëm në vendet e huaja, por edhe gjatë kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe vendeve fqinj.

Lulzim Basha nuk është ai emigranti dhe studenti i viteve ‘90 i cili, me “virgjërinë” e tij morale dhe politike, do të mund të na bindte se i ka vajtuar shpirtërisht fatkeqësitë që shqiptarët pësonin në vende të huaja e në vendlindje dhe, prandaj, tek ai sot mund të shihet shpresa e shpëtimit nga aksidentet dhe fatkeqësitë e tjera. Po të prekej sinqerisht nga hapja dhe lëndimi i plagëve shpirtërore të familjeve shqiptare do ta kishim parë të shkonte çdo vit në bregdetin e Vlorës dhe të hidhte lule në det për shpirtrat e 81 shqiptarëve që u mbytën nga anija italiane në det në vitin 1997 për t’i shpëtuar kaosit që solli partia, në të cilën Basha u fut si kollovar pas disa vitesh. Po të ishte më shumë njeri se politikan dhe po t’i konsideronte të gjithë shqiptarët njësoj, ai do të shkonte çdo 15 prill në Gërdec dhe të vendoste lule pranë varreve të 27 të vrarëve nga shpërthimi që shkaktoi babëzia për pasurim e familjes së shefit të qeverisë, ku ai ishte anëtar. Po ta komandonte dëlirësia morale dhe jo djallëzia politike, Lulzim Basha do të shkonte për vizitë edhe në familjet e katër të vrarëve të 21 janarit (të ngrihej deri në nivelin e ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia që vajti në Shkodër ku u vranë katër protestues në 2 prill 1991) dhe t’iu thoshte se ai nuk e dëshironte atë që ndodhi, se nuk e dëshironte as fshehjen e provave të krimit dhe as përjashtimin e fajtorëve nga përgjegjësia ligjore.

Lulzim Basha e ka humbur të drejtën morale dhe politike t’iu “qajë hallet” shqiptarëve pasi, jo vetëm ka qenë tetë vjet anëtar qeverie, por ishte ministër i transporteve dhe, pashmangshëm, drejtpërdrejt përgjegjës për shpërdorimin dhe “humbjen” pa gjurmë të 230 milion eurove gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Ai ua ka hequr mundësinë shqiptarëve që këtë shumë të madhe parash ta përdornin për arsimim dhe punësim brenda vendit. Përpjekjet e tij të sotme për të barazuar grabitjen e 230 milion eurove nga buxheti i shtetit (xhepi i përbashkët i shqiptarëve) në kohën e tij me mosrealizimet e të ardhurave nga tatimet nga qeveria aktuale janë të ngjashme me përpjekjet e kurvave të lagjeve për t’u barazuar moralisht me femrat që s’kanë arritur të martohen ende (lëneshat).

E, ndërsa Basha, me të drejtë, thotë se kjo “tragjedi kombëtare ka edhe shkaktarë”, ai, me të padrejtë, përpiqet që shkaktarët t’i gjejë vetëm tek ata që drejtojnë Shqipërinë prej gati dy vjetësh, por jo tek ata që Shqipërinë e kanë drejtuar gjatë 13 viteve dhe e kanë traumatizuar gjatë 12 viteve të tjera. Nuk i thotë shkaktarët e vërtetë dhe kryesorë sepse nuk i intereson e vërteta. Nën shembullin e atij që e futi kollovar, e vërteta edhe për të duhet të heshtë si kusht që gënjeshtra të shtrihet sa më gjerë. Nuk ka si t’i interesojë, sepse e vërteta e akuzon edhe atë. Dhe, madje, e akuzon jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht.

E vërteta e madhe të cilën duhet ta pranojë çdo shqiptar i ndershëm dhe i arsyeshëm është se shkaqet e emigrimit janë disa, të vjetër dhe të rinj, të brendshëm dhe të jashtëm, ekonomikë dhe moralë. Brezave të sotëm (sidomos) nuk iu është thënë e vërteta se Shqipëria ka trashëguar historikisht një prapambetje alarmante në raport me vendet e tjera evropiane. Kjo prapambetje, ekonomike dhe kulturore, ka qenë shekullore dhe ka ardhur sa për faj të vetë shqiptarëve, aq edhe për shkak të rrethanave historike.

Përveç prapambetjes shekullore, mëkatet politike i kanë sjellë dëme të mëdha vendit qysh nga krijimi i shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe regjimet monarkiste dhe komuniste të cilët, dukshëm, mund dhe duhej të kishin bërë hapa më të shpejtë në përparimin e vendit, sidomos në aspektin ekonomik. Klasa politike shqiptare e pas 1990, ku bën pjesë edhe Basha, ka dështuar në mënyrë banale, domethënë komike duke sjell pasoja tragjike, jo vetëm për prosperitetin ekonomik të vendit por, mbi të gjitha, në aspektet morale të shoqërisë dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës. Ka 25 vjet që shqiptarët ikin nga vendi i tyre (sipas statistikave zyrtare, gjatë qeverisjes së Bashës e kanë lënë vendin 30-40 mijë shqiptarë çdo vit) dhe duket se ky fenomen do të vazhdojë edhe për shumë kohë.

Edhe të huajt, me mënyrën si i kanë trajtuar proceset dhe fenomenet politike të Shqipërisë së pas 1990, me qëndrimet e tyre as kështu e as ashtu, me disa standarde dhe, jo rrallë, në kundërshtim me predikimet e tyre teoriko-instruktuese, kanë ndihmuar në krijimin e kësaj kënete politiko-morale që njohim.

Me gjithë mëkatet e qeverisë aktuale, dëshira e milionerit Basha dhe mentorit e padronit të tij për të amnistuar veten dhe akuzuar të tjerët është e pamoralshme deri në shëmti. Basha premton t’iu “tregojë vendin shkaktarëve” të emigrimit. Çfarë pafytyrësie! Vendi i vërtetë i këtyre shkaktarëve është pas hekurave të burgut, një burgu të madh ku të ketë vend për të majtë e të djathtë, pa bërë gabimin e mosrezervimit të një dhome të sigurisë së lartë edhe për Bashën dhe mentorin e tij, kaun e vjetër që bërlyket e pëllet, duke jashtëqitur pandalshëm shpifjet e gënjeshtrat e vjetra, pa harruar t’u shtoj të reja.

Të ardhmen e vendit mund ta prijnë individë me integritet të lartë moral dhe jo nxënës besnikë të shtetrrënuesve dhe nekrofilëve politikë dhe as figura qeverisëse që kanë dëshmuar se janë pafundësisht të pafytyrë, prandaj edhe tmerrësisht të suksesshëm në dështime gjatë ushtrimit të detyrave të larta politike. Pafytyrësia e tyre është e damkosur edhe atëherë kur buzëqeshin si dashnorë të zjarrtë të një populli të vuajtur, ndërsa vetë jetojnë në një luks me burim të panjohur.

Share This Article
41 Comments
  • Te lumte pena Viktor. Si gjithmone racional, i thelle ne analize dhe godites “right in target”

    • Hipokrizia ne politike eshte medalje e arte, mos prit qe politiksat ti zeje buka nga turpi nese u deshmon qe ndryshe flasin e ndryshe veprojne. Politiksat kane nevoje per te qene prezente ne keto morte qe ti kene pas shpatullave si sfond, per te thene ato qe u lipsen duke shfrytezuar paturpesisht mortin e nje populli – si ia thone emrin. Pyete Bashen sot si quhet ajo viktima ku ishte prezent dje, sepse kam idene qe nuk ia mban mend emrin. Dhe eshte me i ri se Berisha kur qe president dhe ngaterronte Patosin me Beratin. Kesaj i thone pesticid propogandistik, kur s’di nga te shkosh jepi gaz…Por nuk eshte fenomen i ri, ne pergjithesi politika eshte kthyer ne harem hipikritesh, sic e perkufizon nje peshkop katolik qe eshte futur ne lufte te hapur me politiksat per punen e refugjateve. Basha eshte i ri, ka ajrin e starit televiziv, sidomos di anglisht dhe thote Yes me lehtesine e xixellonjes(kete krahasim e kam me kunj); ky eshte perfect ylli ne ngjitje, e do Hasani nga Teksas dhe Hyseni qe shurros ne Potomac; c’ rendesi ka se nuk e duam ne?! Governatoret nuk i zgjedh populli, ata emerohen dhe ata qe i emerojne kullufitin me nje kafshate 230 milione e shume me teper se aq. Prandaj Basha do behet kerryeminister, se po ua merr doren funeraleve. Tamam, pas kesaj kasaphane 25 vjecare nevojitet nje sherbim funerali dhe PD ka lindur per kete pune. Mos cani koke, qerasin Hasanet dhe sherben xixellonja me sfond mortor pas shpatullave, paguajne te vdekurit me mire se te gjallet.

  • Te lumte Viktor, artikull i shkelqyer si gjithe te tjeret qe shkruan. Kurre nuk e mendonim, ne fillim te viteve 90 kur po ndodhte ndryshimi, se do ishim ne kete gjendje te pashprese.
    Mallkuar qofte ai Ramiz Alia spiuni i serbeve qe formoi kete PD me spiune, hajdute, kurva, dhe gjithe llumin e Shqiperise, kurre mos e kishim dhe duhet nxerre jashte ligjit.

    • Fiku ? Vertet s’ke “… kujt t’i thush”. Ne Shqiperi ne cdo administrate Institucioni i ANKIMIT eshte me i paorganizuari dhe me i dobeti .Nuk di ku meren me zgjidhjen e ankesave dhe ku raportohet kur ankimi yt nuk degjohet ose shperfillet? Ky institucion duhet reformuar totalisht . Nje administrate shurdhe ndaj zerit ankues nuk mund te jete demokratike dhe informacioni per hallet e popullit do te mbrrije i cunguar tek ata qe marin vendime .Por pa refleksionin e shqetesimeve “BIO” keto vendime do te jene te mbarsura me doza antipopullore dhe me myk burokratesh te paskrupullt qe s’duan t’ja dine per askend pos interesave te tyre. Nje institucion ankimi i forte do ta trembe cdo zyrtar e qeveritar qe nuk punon me drejtesi. Nderime!

      • Fiku ? Vertet s’ke “… kujt t’i thush”. Ne Shqiperi ne cdo administrate Institucioni i ANKIMIT eshte me i paorganizuari dhe me i dobeti .Nuk di ku meren me zgjidhjen e ankesave dhe ku raportohet kur ankimi yt nuk degjohet ose shperfillet? Ky institucion duhet reformuar totalisht . Nje administrate shurdhe ndaj zerit ankues nuk mund te jete demokratike dhe informacioni per hallet e popullit do te mbrrije i cunguar tek ata qe marin vendime .Por pa refleksionin e shqetesimeve “BIO” keto vendime do te jene te mbarsura me doza antipopullore dhe me myk burokratesh te paskrupullt qe s’duan t’ja dine per askend pos interesave te tyre. Nje institucion ankimi i forte do ta trembe cdo zyrtar e qeveritar qe nuk punon me drejtesi. Nderime!

  • Shume sakte cka tregon se ky vend ka djelmosha qe flasin hapur dhe e orientojne drejte popullin e vet se ku qendron fatkeqesia e ketij vendi. Cjerrja e maskave te ketyre fashisteve te shekullit te ri, ose neofashisteve, eshte nje komtribut i madh per vendin dhe eshte shpresedhenes fakti qe numuri i analisteve dhe gazetareve patriote po rritet cdo DITE.

  • ju lumte per shkrmin qe keni bere diten e sotme,porte gjitha keto fakte dhe detaje qe parashtron ti zoti Viktor duhet te behen prelud per qeverisjen e sotme qe mos te bien ne gabimet e te pareve,dhe te ndertoj programe dhe reforma qe te rritet mirqenia e popullit dh mos te endemi rrugava tani ne shekullin e21 kur do mbaroje legjenda e shqiptareve: kurr besoj.
    Deri sa zgjedhim njerez qe u japim besimin me vote ne vend qe te veprojne bejne karshillek dhe i buzeqeshin kundershtarit sikur nuk ka ber asgje.Ju lumte pena por nuk mjafton te ngushellohemi ne shkrime.

    • Te lumte pena Viktor Malaj se i paske treguar vendin te gjitheve. Uroj te kene lexuar felliqesirat majtas dhe djathtas. Megjithese paske folur nga fundi edhe per mua dhe bllokun tim:))))).

  • Pershendetje, i nderuar z. Viktor Malaj, per logjiken e paster ne trajtimin e ceshtjes kriminale, te shkaktuar prej ”…shtetrrënuesve dhe nekrofilëve politikë…”

  • Bashes nuk do ti interesonte sikur te vriteshin edhe 10000000 shqiptare jo per nje vajze. O POPULL per Zehe me shqelma kete pallosh politikan , hipokrit, kriminel.

  • Ju pershendes z. Viktor!Ju e dini mire se vrasesi gjithmone te vendi i krimit dhe luli ka zgjiedhur rastin e Kuksit gjoja i ndershem dhe qan hallet e popullit.Tamam i pafytyre dhe me prove.Hajduti shkon afer vendit ku ka vjedhur dhe ja tamam ne rrugen Durres -Kukes ku gezoi 230 milion euro te djerses popullit.Uluret per qeverine 2 vjeçare si kur te kete 20 vjet pushtet.uluret per bemat qr ka bere vete.Po per gerdecin dhe 21 janarin kujt i flet?Uluret per aksidentet por per te vetat nuk kujtohet.Qan kukuvajka po per ke qan?I peshtire sa nuk matet me asgje.I urryer sa nuk shikohet me sy.Pafytyrsia pa limit.Dhe me ne fund nuk mund ti thuash njeri.

  • Pafundesia e pafytyresise,

    e lokalizuar tek Basha dhe profili i tij prej zvarraniku te paafte, nuk do te ishte e plote, nese nuk do te klasifikonim edhe pergjegjesite per gjithsecilin qe LEJON dhe TOLERON qe kjo shfaqje hijenash, na eshte bere si burri i nenes.
    Pasardhesi i Ivo Sanader (ish kryeministrit te Kroacise), nuk eshte marre aspak me paraardhesin e tij, ne menyre private, sic bejme rendom ne shqiptaret me kuvendin e llaxoreve, qe e quajme shtepi e demokracise. Kroacia zgjodhi rrugen e transparences, e perballjes se krimit me drejtesine. Per te nisur nje proces te tille pastrimi te shoqerise, duhen ndjekur disa hapa te tjere, qe ne vetvete bejne te mundur zhvillimin me sukses te nje misioni te tille. Per kete mision, eshte e nevojshme nje Kryeminister dhe nje kabinet qeveritar, qe beson dhe eshte i bindur ne domosdoshmerine e hapave te tille.
    Ivo Sanader, eshte sot, i burgosuri me i njohur i ketij vendi, ndersa Kroacia, nje shtet ne prosperitet ekonomik dhe pjese e familjes europiane.
    Perkthyer ne shqip apo ne realitetin shqiptar, ku eshte Kryeministri dhe kabineti qeveritar shqiptar qe beson ne domosdoshmerine e dergimit para bankes se te akuzuarve, te Sali Berishes dhe qenushit te tij me veshje firmato?
    Nuk i kemi. As njerin dhe as tjetrin. Arsyet e nje mosveprimi te tille, duhet ti dije me mire Kryeministri yne i nderuar. Nuk ka asnje justifikim per kete deshtim, mungese vizioni dhe kurajoje qytetare, per te reaguar dhe vene shtetin ne binaret e se drejtes. Ata qe nuk e kane kuptuar akoma, e dine tashme se nuk mund te kete sukses askush, qe ne radhet e tij, numeron boten e krimit. Njerez si Frroket, Doshet apo Ilir Meta me LSI e tij, nuk kane formatin per te qene barrikade ndaj se keqes. Ata jane e keqja,,,,,,me imunitet parlamentar, e ketij vendi.
    Pra, Z.Malaj. Klouni me veshje firmato, ben ate, qe e lejojne dhe e tolerojne te beje. Ben palacon. Ne keto 25 vjet anarki, kemi patur shume te tille. Nje me shume apo me pak,,,,,nuk na ngroh e nuk na ftoh. Thjesht na zhyt ne deshperim total dhe na thote te marrim rrugen e syrgjynosjes azilkerkuese.

  • Bravo Viktor them edhe une! Por koha e kaluar eshte ne prove! Tregoni se si te shkojne ne burg dhe jo se c’fare kane bere? I dime te gjithe se c’fare kane bere!

  • E tmerrshme per shoqerine shqiptare mentaliteti komuniste te luftohet ai qe eshte opozitar, ai qe nuk eshte i fuqishem, ne te gjithe boten demokratike analizohet shumica qe drejton qeveria dhe aspak opozita, ndryshe nodh tek ne.. a nuk duartrokitshin ne 45- deri ne 90 vdekjet arrestimet perbuzjet qe banta diktatura ndaj pakices qe kundershtonte reprezaljet vdekjeprurse te sistemit diktatoriall.. Dakorte more Viktor qe Basha duhet te shkonte ne Vlore, ne Gerdec. ne 21 janar ngjarje tragjike qe kan ndodhur ne kete 25 vjecar.. dhe cdo jete njeriu duhet respektuar e nderuar pamvrsishte humbjes se jetes nga politika… por qeveria qe e perkrah ti pse nuk i nderon keto tragjedi qe ka qene bashkeautore ne keto tragjedi..Po si more Viktor harron qe nuk jane nderuar nga kjo qeveri qe e don ti se ka 25 vite qe i perbuz 6178 te pushkatuar nga regjimi komuniste dhe kjo jo vetem hesht por mbron vrasesit qe i vrane duke i etikuar herojt vrasist e shqiptareve..po a ka paturpesi me te madhe per kete qeveri dhe kete mazhorance politike qe nuk u ka kerkuar ndjese jeteve te pafajshme te mijera shqiptareve qe u vrane u burgosem u percunduan nga partia qe trashegojne keta pushtetare..a ka paturpesi me te madhe qe sot mbas 25 vitesh 4500 familje shqiptare kerkojne nje varr per familjaret e tyre qe te ju ndezin nje qiri e te qetsohen shpirtat e tyre .. dhe kjo mazhorance flet per to sikur keta kan ndodhur para krishtit.. a ka paturpesi ma te madhe qe kjo mazhorance ka udhehqesin shpirteroro Hero Populli.. te mos denojsh krimin qe i ka ndodhur bashkombasve te tua.. zoti Viktor kjo eshte paturpesi kombetare dhe asapak, sikur te quanit ju keto veprime tragjike paturpesi ju do te i kishi sherbyer te vertetes dhe shoqerise. dhe nje shkrim kundra opozites apo drejtuesit te pakices nuk i sherben shoqerise vetem se kenaq ata qe duan te fshehin te verrteten tragjike te kombit tone..

    • Zoti Ndregjoni ke te drejte per gjithcka, por mos prit shfajesime nga ata qe i kryen krimet e komunizit, por nga ata qe moren persiper t’i denonin ato. Ajo forca politike me ne krye ish sekretarin e PPSh Berisha, qe demagogjikisht na perfaqesoi ne per 25 vjet ç’beri?! A ke ndonje pergjigje per kete? Une nuk e ndaj pergjegjesine. per cfare ka ndodhur deri me sot; pergjegjese eshte e gjithe klasa politike, por ne rradhe te pare “misionaret” qe dolen me flamurin e luftes antikomuniste dhe qe me sjelljen e tyre (korrupsion, padrejtesi, deri edhe krime) u dhane mundesine qe te qeverisin sivellezerit e tij. Besoj se kete loje e ke kuptuar edhe zotrote.

    • Besimndregjoni! Me sa duket qe ti nuk je dakord me ato qe thote VIKTORI ne artikullin e tij,dhe hidhesh nga nje dege ne degen tjeter.Me kritikat shume te drejta qe ka bere per Bashen,ty te ka zene frika,te kane ren pordhet ne zemer,dhe je bere tekahyte.Ti mere per anologji ato te komunizmit,dhe bene kundravenie,se fajin e ka qeveria e soteme,dhe EDI RAMA.E ke gabim! Edi Rama nuk ka vrare njeri dei sote.Vrases jane Sali Berisha dhe Lulezim Basha,qe i permendete VIKTORI ne artikull.Por ty, me sa duket, nuk ke çi bene gomarit i bje samarit.Me ato te komunizmit ti kerkon te minimizosh gerdeci,21 Janarin etj,etj.E verteta eshte ajo qe thuhet ne artikull.I pranon ti apo jo,pak rendesi ka,mjafton qe sesibilizohet opinioni gjere,populli,dhe eshte dakord me keto fakte.

    • Heu bre besimndregjoni fashist!
      Nuk ka patur keto 25 vjet mentalitet komunist nder sundimtaret,por vetem MENTALITET FASHIST!
      Edhe keto qe pellet ti,FASHISTE jane!
      Ti akoma nuk ke vene mend qe je ANTI SHQIPTAR,se po te ishje ndryshe nuk do mbeshtesdje ARMIKUN E KOMBIT Sali Berishen ne qindra KRIMET e tij keto 25 vjet!!!
      Hallall burgun e Enverit,se ne fakt ke pas merituar PLUMBIN BALLIT,o kelysh fashisti!!

    • Sa injorant ne perdorimin e gjuhes shqipe te shkruar,po na shfaqesh,o i ashtuquajturi “antikomunist”i terbuar. Shko e meso te shkruash shqip,e pastaj dil e na mbrockullit,sic ben nepermjet telefonit ne emisione te ndryshme televiziveTi, ne te vertet nuk je antikomonist,sic ke pretenduar,por je nje antinjerezor,sa qe je bere nje i neveritshem, per fat te keq akoma vazhdojne t`u degjojne disa te mashtruar nga ti vete dhe nga partia jote e vetequajtur e djathte,Por, qe me te vertete nuk eshte e djathte,por eshte nje bashkesi njerezish nga me antikombetaret.Vertet e nuk kupton, se ti dhe sivellezerit e tu siameze jeni bere te neveritshem.Eshte ne te miren tuaj te heshtni per gjithe ato te keqia qe i keni sjelle ketij vendi ne keto 25 vjet,Sa me shpejt ,me mire per ju eshte te heshtni.Vetem kaq per kete radhe.

  • Viktor po u more me bashen qe vetem celsat e kashtes ka……te gjithe shoku te gjithe……pa asnje perjashtim jane plera.
    Me lulin ke harxhu kohen dhe bojen kot!

  • “Nuk ka më të rrezikshëm se njerëzit që shtiren, nuk ka më të pafytyrë se keqpërdoruesit e fatkeqësive dhe nuk ka më të pander se ata që ‘të nderojnë’ me synimin për të nxjerrë përfitime për vete”.

    Me kete percaktim te merituar per Bashen dhe sivellezerit e tij, i ke thene te gjitha zoti Malaj. Meqe “drejtesia menon por nuk harron”-thote nje sentence e urte popullore,-atehere mesa duket ky si i ri qe eshte do te laje gjynahet e te gjitheve mekatare e kriminaele qe kane shkaktuar shume deme e vuajtje popullit shqiptar. Duke qene se nuk deshen te ndeshkojne edhe paraardhesit e tyre te regjimit diktatorial, keta mekatare do te lane edhe te tyret. Se Shqiperia eshte aty ku eshte edhe per faj te trashegimise qe la ai regjim.

  • VIKTOR MALAJ! Ke bere nje artikull me mendime brilante.Kisha nderment te komentoja dhe une por u terhoqe,se ti i ke then te gjitha çi takon Bashes,dhe nuk ke lene te thon te tjeret.Ato qe ke then jane te verteta,te sakta dhe reale.Do shtoja se vizita e Bashes ne familjen e asaj vajzes(qe eshte vertet per te ardhur keq),nuk ka qen per ngushellim,por per interes politike.Basha ne kete raste(me falni per shprehjen) e ka dhj…fare.Te gjithe e shajne.

  • Nje pergjigje per Bureto dhe Spartakun… Fatkeqesishte as njeri as tjetri komentin tim nuk e paski kuptuar.. ose ndoshta nuk jeni dakorte me komentin tim.. Une nuk mbrojta Lul Bashen as Sali Berishen por thashe te verteten reth krimit komuniste.. nqs ne do te pranojme krimin vetem keta 25 vite dhe do te heshtim per krimin 50 vjecar te diktatures kjo do te ishte paturpesi kete i kerkova Viktorit.. Jeta e cdo shqiptari zotrinj eshte e shejte dhe jo vetem jetet e Gerdecit e te 21 janarit.. te cilet une i denoi ato vrasje ashtu sic bera ne komentin e mesiperm…drejtsi per te gjithe dhe jo vetem per ata qe i mbron politika e majte zotrinj.. ne nje vend si i yni ku nuk ka drejtsi ky vend nuk ka paqe… paqja vjen kur denon krimin..

  • Keta burrrra jane per te drjtuar shtetin pasA Stefanit ja dhe V Malaj dhe jo vetem kesaj dhadhe artikujt e tyre kane qene brilante duke i vene pikat atje ku duhen,per te tille artikuj ka nevoje ky popuul shume fat-keq sa fukara e i brengosur me halle te medha mbi kurriz me plage te medha qe me sa duket skane per tju mbyllur lind pyetja kush do tja u mbylle keta politikane qe kemi ne mendojne vetem per vete si te vjedhin si te mashtrojne si te vene sa me shume pasuri populli ska strehe ku te fusi koken ata nga 2-3 hyrje dhe nga nje vile tek gjiri i lalezit hotele gjith andej sado te madhe ta kesh rrogen eshte e pa mundur te besh investime qindra milionshe keta jane ata qe po e rjepin popullin,Vec atyre qe shkruan z.malaj kam mendimin qe Viktori e te tjere ti marrin nje per nje keta vila-medhenjte emer me emer duke filluar nga me te medhenjte e deri tek fjala vjen deputetet me te vjeter qe nuk kemi degjuar se kane te tilla pasuri si p.sh. i ndjeri S.Godo,D shehu N dokle P majko.Meksi etj .etj dhe ti thuhe popullit ja keta jane politikanet tane kane patur nje rroge por nga qe skane kane vjedhur kan te njejten shtepi ose te pakten e kane nderruar ose me mire zgjeruar por jo me vila e hotele. Edhe dicka tjeter; me shume veshtiresi e zbriten nga kali per te dyten here Sali Beun i cili i ka sjelle fatkeqesite me te medha keti vendi po si nuk i vjen turp dhe nje here ne jave na del ne ekran me 5 gazetare dhe na tregon perralla, por jo per te na vene ne gjume po per te na i skaterruar ate a e njeh veten ky njeri apo jo ne nuk kemi pare figura te larta ne bote te dalin 1 here ne jave tu japin mend atyre qe ka zgjedhur populli per keto duhe shkruar

  • Degjoni ,po flasin disa familjare te ushtrise se vdekur,- “Misioni juaj eshte hipokrizi gjeneral Basha”…? Me zerin e Viktorit klithma e familjareve te ushtrise se vdekur tingellon me pikelluese. dhe misioni i gjeneral Bashes akoma me hipokrit. VIKTORI NUK I PERDOR POR I SUNDON FAKTET. FAKTET JANE ROBERIT E VIKTORIT DHE I BINDEN PA KUNDERSHTIM.I PERDOR ATJE KU DUHEN …NDERIME AUTORIT POR DHE KOMENTIT DOMETHENES TE I.TROPLINIT etj.

  • Klika kriminele e bandes mafioze , e kryesuar nga Berishovici e Bashici duhet japin llogari
    para drejtesise se ardhme sepse tani kjo aktualja eshte nje bande hajdutesh te veshur me
    pushtet–pushtet …..!!!

  • o smerlap mos e ço gishtin perpjete se njerezit kujtojne se je me organizaten terroriste ISIS MORE MURDER NEDERLANDER

  • Analize e saket. Gjuhe e thjeshte plotesisht e kuptushme duke i vene pikam mbi I, siç thot populli. Nen shemblline e librit te ndaluar ne kohen tone “Kompania e Bretkockave”, basha në krye te nje bande deputetesh te PD, me frymezues Berishen, mendojne se duhet te vazhdojne te shfrytezojne e maltraitojne popullin shqiptar. Basha, ky kamaleon butaforik e koke bosh duke enderruas si Sanço Pançua kerkon qe te dreitoje popullin dhe vendin. Ky do ishte fundi i Shqiperise dhe shqiptareve. Sepse ai ka mentalitat hajduti e mafiozi. Sepse ai beson te mafia. Pikerishte per keto arsye, per mendimin tim artikulli i z. Mala eshte nje thirrje per ndergjegjesim, jo vetem te asaj pjese te politikaneve te pa perlyer, por me shume per popullin votues ne pergjithesi. Respekte per autorin.

  • Cfare ironie. “Sul Pasha” na paska shkuar t’i qaje hallet shqipareve… E per te bere ca leshko per vete na paska zgjedhur “te takoje” kuksianet, a thoni ju se keta jane aq miope e te shushavitur, sa qe nuk dallojne te bardhen nga e zeza, te korruptuarin nga i ndershmi, dembelin nga punetori, trapin nga trami.

    Vleresoj pozitivisht shkrimin. E vetmja gje qe me mungon eshte se edhe ky shkrim, si shume e shume artikuj te tjere te publikuar ne media, nuk arrin te kaperceje barieren politko-mediatike, per te mos mbetur brenda-perbrenda parametrave te konstatimit.

    Mendoj se konstatimet, qe tashme jane bere fare bajate, kur behet fjale sidomos per kallepet e klonuara te gjyzeleve, duhet t’ia lene vendin ideve dhe propozimeve per nje zgjidhje reale te problematikave dhe ceshtjeve shqetesuese.

    Nga zerat e fuqishem dhe te pavarur te gazetarise pritet me shume ne kete drejtim. Kush lexon rregullisht komentet e lexuesve (I.T., Z.P. etj.) has jo ralle ne retorika te pelqyeshme, disa prej te cilave, per nga mesazhi qe duan te transmetojne permbajne mjaft vlera pozitive.

  • po ne shtepine e atyre qe u vrane ne 21 janar a ka shkuar basha si ska turp nuk i lane vend vetes fare jane bere karagjoze

  • Shkakatre me te medhenj se Sali Berisha e Lulzim Basha te tragjedise shqiptare, edhe po te kerkosh me konkurs, nuk gjen ne faqe dheu! I leshofte toka sahat e me pare!…

    DRENICA E KUQE

    • Fiku ? Vertet s’ke “… kujt t’i thush”. Ne Shqiperi ne cdo administrate Institucioni i ANKIMIT eshte me i paorganizuari dhe me i dobeti .Nuk di ku meren me zgjidhjen e ankesave dhe ku raportohet kur ankimi yt nuk degjohet ose shperfillet? Ky institucion duhet reformuar totalisht . Nje administrate shurdhe ndaj zerit ankues nuk mund te jete demokratike dhe informacioni per hallet e popullit do te mbrrije i cunguar tek ata qe marin vendime .Por pa refleksionin e shqetesimeve “BIO” keto vendime do te jene te mbarsura me doza antipopullore dhe me myk burokratesh te paskrupullt qe s’duan t’ja dine per askend pos interesave te tyre. Nje institucion ankimi i forte do ta trembe cdo zyrtar e qeveritar qe nuk punon me drejtesi. Nderime!

  • Luzim Basha duan apo nuk duan mbetejet toksike te komunizmit ala enverian mbetet sot shpresa me e madhe e kalimit te Shqiperise nga nje vend ne tranzicionin e zgjatur e te felliqur shqiptar ne nje vend normal bashkekohor enverian.
    asnje politikan nuk ka arritur suksese te jashtezakonshme sa LulIm Basha.
    Ndertoj rrugen e Kombit kur ishe Minister i Ndertimi ( bashkoj de fakto kombin shqiptar)
    Arrit te fut Shqiperine ne Nato kur ishte Minister i Jashtem.
    liberalizoi vizat per t’u ushtuar ne te gjithe European.
    Cili politika nuk do te donte te kishte nje cv te tille. Akuzat absurde te komunisteve te skloretizuar per Lulzim Bashen, nder keta edhe et keti instruktori te Partise. vetem sa i ritein Vlerat.

  • O Shoku Lulezim,

    Une jam nje nga themeluesit e PD – se reale. me duket se je duke tallur bithen me popullin dhe demokratet shqiptar. je bere si ai grupi i tre koristeve te teatrit te opers, ku njeri j’a mban e tjetri j’a percjell. Na thhuaj se kur e ke daten qe te justifikosh rrogen si Krietar i PD- se q t’i themi shefit qe te japi pushim ate dite. Besoj se e ke pasi te lash ato borxhet e asaj kasolles qe te shemben 4.3 milione euro. na prit se do te vijme familjarisht. kete rradhe do te marrim edhe vjehhrat dhe vjerrerat me vete. Lufatark i madh e i pavdekshem. Zahmet e bjere edhe ate madamen tende ate dite nga Hollanda. Ne te premtojme qe do te biem financierin e familjes tuaj demokratike Akademikun Vehbi Alimucaj.

  • Zotrote L.Basha i ke gjetur fundin pafytyresise.Ne gojen tende,ne cdo fraze perseriten si refren fjalet krim.kriminel,bandit,mafje,etj,,duke ja adresuar kurdohere dhe per cdo gje mazhorances. Eshte pafytyresia me e madhe qe mund te imagjinohet,qe nje kriminel i mirefillte,nga do qe a kethesh,nje kusar i mbi 200 milion evrove,nje masakrues e vandal i popullit te tij,nje trafikant maskara qe shet atdheun e tij dhe u sherben me besnikeri Beograd-Athines,nje plehre qe spiunoi vellezerit e tij kosovare duke pergatitur dosjet ne Prokuririne e Hages,e sa e sa te tjera,kthehet tani dhe na ben moral.Ky lloj morali,eshte nje tjeter fyerje,qe i behet popullit.Ai i trajton njerezit si injorante,pa memorie e pa dinjitet.
    PLEHRA TE TILLA,SI MINJ TE DALE NGA GJIRIZI,NUK MERITOJNE TE QENDROJNE NE KRYE TE OPOZITES DHE,AKOMA ME KEQ,TE NA BEJNE MORAL NDERSHMERIE.

  • Bukur i themi ne shqiptaret te gjitha,por a mund te na tregoje njeri zgjidhjen e problemit?? Kemi 25 vjet qe kerkojme fajtoret per gjendjen e mjeruar te atdheut tone dhe ata qe na premtojne zgjidhjen sa vijne ne pushtet i harrojne te ghitha.Kush e ka fajin per kete mjerim e dime te gjithe ,kush di ti jape zgjidhje ?? asnje.Si mund te kthehen ne arkat shqiptare leket e vjedhura nga keta tipa qe bertasin per drejtesi sot ,nuk e dime .Po te tjeret qe do na vjedhin prape mund ti beje njeri gje ,JO.PO pse evropa nuk trgon asnje inters per nje vend si i yniper te hedhur disa investime qe do i rregullonin jeten cdo shqiptari,nuk e dime .Prandaj vellezer shqiptare ne do merremi me saliun,lulin,boden tani ,me vone me edin ,liken,tahirin,erjonin, pastaj me te tjeret,do lexojme analistet dhe do kenaqemi,edhe 50 vjet nuk ndryshon gje,kurajo.

  • POPULLI NUK DO PUSHOJE SE URRYERI BERISHEN DHE BASHEN DERI DITEN KUR ATA TE VIHEN PARA DREJTESISE DHE PARATE E VJEDHURA PREJ TYRE TE KTHEHEN NE ARKEN E SHTETIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *