Kush ishte kolegu vrasës i dy gazetarëve dhe motivet e aktit

anazapta

Njeriu që kreu masakrën e Virxhinias duke lënë të vrarë dy ish-kolegë të tij, një gazetare dhe një kameraman, live në TV ka patur një të shkuar mjaft të trazuar.

Vester Lee Flanagan, 41 vjeç, i cili njihej me emrin Bryce Williams kur punonte për WDBJ në vitin 2013, pjesë e rrjetit mediatik CBS kishte patur marrëdhënie jo të mira me kolegët gazetarë.

Administratori i Përgjithshëm i CBS-së në Virxhinia, Jeffrey Marks thotë për “Sky” se Flanagan ishte një njeri depresiv dhe aspak i lumtur me jetën e tij.

“Ai shumë shpejt tregoi anën e tij të vështirë dhe kolegët e kishin të pamundur të punonin me të”, tregon Marks.

“Pas shumë incidentesh, zemërimi i tij sa vinte e shtohej derisa vendosëm që t’i ndërprisnim marrëdhëniet e punës me të.

Ai nuk e priti mirë lajmin e shkarkimit, sa na u desh të njoftonim policinë për ta nxjerrë nga ndërtesa”, shton Marks.

Flanagan, pasi kreu vrasjen e dyfishtë në shenjë hakmarrjeje postoi edhe videot e sulmit, të cilat i kishte filmuar vetë, në “Facebook” dhe “Twitter”.

Në një seri postimesh, Flanagan shpjegon edhe motivin e vrasjes. Ai akuzon ish-stafin me të cilin kishte punuar për sulme raciale ndaj tij.

Ai akuzoi edhe kameramanin që qëlloi për vdekje, se vetëm pas një kronike me të, vendosi ta raportonte për sjellje të pahijshme.

Pra duket se vrasja ka qenë një hakmarrje ndaj ish-kolegëve dhe ish-punëdhënësve për eksperiencën e tij në atë media.

Në vitin 2000, Flanagan kishte hedhur në gjyq një televizion satelit të NBC-së ku kishte punuar për fyerje raciste ndaj tij.

Ai dëshmonte në Prokurori se një pjesë e stafit fliste me përbuzje për njerëzit me ngjyrë dhe se shpesh herë e kishin etiketuar si majmun dhe përtac.

Në atë kohë ai kërkonte dëmshpërblim 75 mijë dollarë, por çështja u pushua. Flanagan pati punuar edhe në departamentet e shërbimeve ndaj klientëve në Bankën e Amerikës, “Pacific Gas” dhe “Electric Company”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *