Ymeri: Në 1 vit ka rënë me rreth 40 % shitja e librit

redaktor

Shqiptarët po blejnë gjithnjë e më pak libra; pak nga kriza ekonomike e pak nga mungesa e kohës shifrat tregojnë se shitja e librit ka rënë me rreth 40 %, sidomos të rinjtë janë përherë e më larg librit. Megjithë këtë mungesë, vetë botuesit s’mund të mos bëjnë bilancet e tyre. Ata e dinë mirë çfarë ndodh me libraritë në Shqipëri dhe mbi gjithçka, sa shiten librat që ata botojnë sot dhe ajo çka përcjellin, është një rënie gati drastike e kopjeve të shitura këtë vit, në raport me vitin e shkuar! Po cilët janë faktorët që kanë rrjedhur këtë situatë. Sipas kreut të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në vend situata është alarmante, me librari që mbyllen, më pak tituj të shitur, me biblioteka në gjendje të mjeruar. “Duhen politika jo miope për të afruar lexuesin me librin,” pohon botuesi Ymeri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *