Adoleshentët, gënjeshtarët më të mëdhenj

redaktor

Adoleshentët janë të prirë të gënjejnë më shumë se çdo moshë tjetër, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët e Universitetit të Amsterdamit kanë testuar më shumë se një mijë persona të moshave nga 6 deri në 77 vjeç.

Studimi, i publikuar në Acta Psychologica, u ka kërkuar pjesëmarrësve t’u përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta për njohuritë e përgjithshme, duke treguar nëse thonë të vërtetën apo gënjejnë. Ata janë pyetur gjithashtu sa shpesh dhe kë kanë gënjyer në 24 orët e fundit.

Përgjithësisht, studiuesit gjetën se adoleshentët ishin të aftë të gënjenin më shpejt dhe më saktë, kur iu nënshtruan testit. Fëmijët nga mosha 6-8 vjeç, dhe të moshuarit, ishin gënjeshtarët më naivë.

Në testin e dytë, adoleshentët sërish ishin në krye të listës duke thënë se kishin treguar mesatarisht 3 gënjeshtra në 24 orët e fundit.

Studiuesit gjetën se grafika e rezultateve të tyre ishte në formën e një kurbe, ku në cepat e poshtëm ishin fëmijët e vegjël nga njëra anë, dhe të moshuarit nga ana tjetër.

Studiuesit thonë se ka “ndryshime të rëndësishme që lidhen me moshën e mashtrimit”, duke thënë se këto ndryshime mund të jenë si shkak i nivelit të ndryshëm të “kontrollit frenues”.

Megjithatë, duhet të ketë kujdes mbi rezultatet. Anketat dhe sondazhet janë të vështirë për të shqyrtuar, siç kanë treguar dhe studimet e mëparshme.

Share This Article
3 Comments
  • Adoleshenti eshte ne fazen kur karakteri itij po formohet per pasoje kjo faze ja ndryshon shume shpesh karakterin e saj te brishte, te pa formuar,ndaj edhe genjejne me shume.

    • Kurse une mendoj se kjo lidhet me potencialin energjiko-entuziast jetesor te njeriut. Genjeshtra dhe mashtrimi jane pjese e rendesishme e aktivitetit dhe perpjekjes se njeriut per te jetuar, mbijetuar apo per te ecur dhe çare perpara. Adolishentet natyrisht qe e kane me te larte kete potencial nga kategorite e tjera moshore.

  • Studimi nuk eshte i plote.
    Genjeshtaret me te medhenj jane : Deputetet e parlamentit shqiptar, ministrat e qeverise shqiptare dhe ne pergjithesi te gjithe politikanet e partive politike shqiptare.
    Genjeshtra e tyre po te paraqitet grafikisht eshte si nje parabole qe nuk ka fund kurre.
    Edhe pas vdekjes se tyre vazhdojne te genjejne dhe u besohen genjeshtrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *