Me titull “Emigracioni në masë: Çfarë po e udhëheq eksodin e Ballkanit?”, gjermanja “Der Spiegel” publikon një hartë me numrin e emigrantëve nga secili shtet i Ballkanit, që kanë hyrë në Gjermani gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2015 dhe kanë aplikuar për azil.
Sipas kësaj harte, shtetas shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani për periudhën 1 Janar- 31 Korrik, janë 29,353.
Nga Maqedonia, për të njëjtën periudhë kohore, kanë kërkuar azil në Gjermani 5.514 shtetas. Ndërsa nga Serbia 11.642 shtetas dhe nga Bosnje-Hercegovina, 2.981 shtetas.
Sipas medias gjermane, 7,500 shtetas shqiptarë aplikuan për azil vetëm në Korrik. Ndërsa vjet, janë paraqitur gjatë gjithë vitit vetëm rreth 8000 aplikime.
Pas sirianëve dhe kosovarëve, shqiptarët janë bërë grupi i tretë më i madh i azilkërkuesve në Gjermani.

GJermania,jo vetem qe nuk ka te drejte,qofte ligjore qofte morale te ketheje kerkesat per qendrim ne gjermani te shqiptareve,por duhet te pergjigjet, sepse katandisen shqiptaret ne kete gjendje. Poloitike gjermane imponoi terapine e shokut.Shkateroi cdo gje qe ishte bere me mund te shqiptareve.
SIPAS SISTEMIT TIMS TE MINISTRISE SE BRENDSHME
263,000 SHTETAS KANE DALE NGA SHQIPERIA NE 2014 PA U KTHYER ME.
KJO ESHTE STATISTIKA QE TREGON PERMASEN REALE TE EMIGRIMIT TE SHQIPETAREVE.