Rreth 50 refugjatë janë gjetur të vdekur sot brenda një kamioni me targa hungareze të parkuar në lindje të Austrisë, pranë kufirit me Hungarinë, sipas policisë vendase. Informacionet e para tregojnë se shkaku u vdekjes ka qenë asfiksia. Kamioni ishte parkuar, sipas të përditshmes “Krone”, në autostradën A4 mes liqenit Neusiedl dhe lokalitetit Parndorf, në shtetin e Burgenland. Ishin punonjësit e shërbimit rrugor që vunë re mjetin, edhe pse autoritetet besojnë se ai ndodhej aty prej shumë kohësh.
“Mund të konfirmojmë se ka rreth 20 të vdekur, por kjo shifër mund të shkojë deri në 40, ose 50”, ka shtuar një zëdhënës i policisë. Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leiner, nuk hezitoi ta cilësojë “një ditë të zezë” dhe pohoi se tragjedia “na prek të gjithëve”. Ministrja shtoi gjithashtu se ngjarja nxjerr në pah “metodat e përçmueshme të mafies në Austri”, dhe shtoi, “tolerancë zero, ndaj trafikantëve të njerëzve të cilët duhet të jenë pas hekurave”. “Është një sinjal që Europa të veprojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, përfundoi ajo.
Dhjetëra mijëra refugjatë, pjesa më e madhe e tyre nga Lindja e Mesme, përpiqen të shkojnë në BE për t’iu larguar luftës dhe mjerimit. Serbia dhe Maqedonia janë dy shtete kyç në transitin e këtyre personave drejt territoreve të BE-së. Të mërkurën të paktën 50 persona vdiqën nga asfiksia brenda një anije që kalonte Mesdheun, e nisur nga Libia në drejtim të Italisë. Viktimat udhëtonin në pjesën e poshtme të anijes, zona ku udhëtojnë ata që paguajnë më pak para.
Të martën policia ndaloi tre kamionë në qytetin e Bruck an der Leitha, sipas gazeta “Krone”. Në njërin prej tyre udhëtonin 34 emigrantë, duke përfshirë 10 fëmijë, që kishin kaluar kufirin. Të mbijetuarit raportuan se nuk mund të merrnin dot frymë dhe pavarësisht lutjeve që i bënë shoferit ai i injoroi dhe vazhdoi të drejtonte pa pushim nga kufiri i Serbisë deri në Austri duke kaluar Hungarinë. Gjetja e kufomave në brendësi të mjetit ndodh në të njëjtën ditë që autoritetet e vendeve ballkanike takohen me përfaqësues të Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Komisionit Europian në kryeqytetin austriak, Vjenë, për të gjetur një zgjidhje për krizën e emigrimit. /DITA

o zot , cbehet keshtu????
Kur behet fjale per perfitim financiar,krimi nuk njeh kombesi.
Edhe atje ku mendohet se ka zhvillim,krimi ngre koke perballe parase.
Keshtu ndodhi ne France dhe po e njejta gje edhe ne Austri,pa folur per Itali apo edhe me keq,ne Greqi!
C’a behet keshtu?! Ne ketej qe jemi mesuar me bishat shpellare nuk na ben me asgje pershtypje!
DHURATAT PER POPUJT E ATIJ RAJONI NGA NDERHYRJET USHTARAKE TE AMERIKES DHE PERENDIMIT.
Po pra i gjetet fajtoret ju se ishin ne parajse deri dje ata me Sadamin dhe Al Asadin. Kush ua ka fajin qe e kane trurin ne bxthe dhe nuk mendojne per te miren e tyre. Zoti im me i mire se yti dhe hajde te heq qafe.
Me vjen keq per fatin e tyre te keq, por me mire se te vijne e te humbin jeten ne keto ane, duhet te heqin qafe te keqen qe kane ne shtepine e tyre, qofte edhe me vetflijim.
SHIKO ENDRRA ME SY HAPUR.
Nuk jane dhurata te askujt , Arben-turku , por idiotesia , prapambatja , obskurantizmi fetar islamik , Kurani dhe mos evolucioni i fese se tyre , jane keto arsyet , qe ai rajon , eshte dhe do te jete vazhdimisht me i prapambeturi , me i pa zhvilluari dhe me i pa emancipuari ne Bote . Nuk mund te jetohet ne shek. e njezet e nje , sipas mesimeve te nje libri famekeq , i shkruar para nje mije e peseqind vjetesh . Nje populli te zgjuar , te emancipuar e te demokratizuar , askush nuk mund t’i beje “dhurata” , nga ato qe permend ti , se ja kthen mbrapsh kujtdo , por kur je “noksan” (ti turku , di t’a perkthesh , besoj) , pra , kur je pluhur nga mente , ndodh edhe qe te bejne “dhurata” ….kur gjejne budallenj….
ASHTU ESHTE OR MIK, NUK VAJTEN ATA NE SHTEPI TE KUJT, POR ISHTE PERENDIMI QE HAPI LUFTEN CIVILE NE ATO VISE.
QE TE KUPTOSH ME MIRE SITUATEN E SIRIANEVE NE KETE MOMENT, TE THEM SE KANE 4 VITE NE TE NJEJTEN SITUATE SIC ISHIM KETU NE SHQIPERI NGA MARS-QERSHOR 1997.
BEJ HESAP, QE NUK PO LLOGARISIN ME AS KOKEN E TYRE, VETEM TE IKIN NGA FERRI.
NUK ISHIN ATA QE E KERKUAN, POR PERENDIMI QE UA COJI NE SHTEPI, TANI LE TE PAGUAJE NDONJE KOSTO E TI MIREPRESI, SEPSE ESHTE MINIMUMI QE MUND TE BEJE PER TE KERKUAR FALJE.
Ti Arben , qe hedh here pas here nga nje telegram neper forumet e Dites , sipas mendimit tim , duhet te kesh parasysh dy gjera : E para , te mos shkruash me germa shtypi , sepse krijon veshtiresi per lexuesit ; germat e shtypit te vrasin syte , prandaj nuk perdoren kurre ne shkrime me më shume se nje rresht . E dyta , komentet tona neper forrume , behen edhe ne forme bashkebisedimi , ose replike me njeri tjetrin ; keshtu , edhe biseda behet me interesante , por edhe mesojme nga njeri-tjetri . Ndersa ti , shkruan ate qe ke ne mendje , te tjeret te pergjigjen , ti nuk e vazhdon bashkebisedimin . Kjo , jo vetem eshte mungese respekti per lexuesit , por edhe shenje dobesie nga ana jote , qe tregon se nuk di te mbrosh mendimet e tua qe ke shkruar . Mendoj qe , kjo eshte edhe arsyeja , qe te tjeret te shajne e te ofendojne . Me nje fjale , dili per zot , vehtes tende . Jane thjesht keshilla miqesore .
RROFSH PER KESHILLAT GJUHESORE
MERKEL OBAMA DHE PAPA DUHET TE NDALIN KETE SKLLAVERI TE POPUJVE
Perse nuk e tregojne kombesine e viktimave te kesaj “dhome gasi”.Nasistet nuk bene me teper nga cpo bejne keta te moderuarit e sotem.Sapun njeriu ne kamion.