Unë besoj vetëm tek kënga!
Unë kam për fe këngën. Me këngë me priti mëma ime Lelua kur linda. Me këngë me rriti mëma ime. Me këngë i shijova gëzimet dhe festat e vendlindjes sime në Breg.
Me këngë i përcollën nënat tona të ikurit dhe burrat e bregut me rengë e logatje i përcollën burrat apo djemtë e mërguar. Jeta u përshkrua me këngë e gjëmat po me këngë na u rrëfyen. Këngën e kënduar shqip ma mësuan e shqip ua mësova fëmijëve të vendlindjes dhe vajzave e djemve të Himarës.
Unë e di se kënga më dha besimin tim të vetëm, që shenjtorë të kem poetët dhe vjershëtorët e Atdheut tim. Kryeshenjt kam Naim Frashërin, të cilin e quajta Naim Shqipëria, se edhe ai kryeveprën e vet “Bagëti e Bujqësi” apo “Këngët e Qerbelasë”, si këngë i mërmëriti në gjuhën e zemrën e kombit.
Po unë me këngë e mbusha shpirtin dhe me këngë e bëra emrin. Kjo është feja për mua. Besimi im është kënga. A nuk i bëri si këngë Homeri edhe dy kryeveprat e tërëjetshme të tij “Odisenë” dhe “Iliadën”?!
Kush beson te kënga, fiton një besim mbi besimet. Të shpie më shpejt te gjërat dhe bota e shpirtit kënga. Ndaj unë e kam dhe i përkas këtij besimi. Me këngë dua të përcillem. E kam fituar davanë me zgjedhjen time.
Këto ditë po zhurmërojnë për një strehë murrërokullisur të murgjve që erdhën nga viset e arbëreshëve tanë në Dhërmi. Unë nuk dua të futem në këtë zhavorr apo turbullirë të ditës.
Po një gjë dua tua them se ma ka mësuar kënga.
Kur nuk e kini mësuar historinë në të shkruarat e vjetra, mësojeni të paktën në këngët e vjetra, që nuk arrin dot kush t’i humbasë.
Në Himarën e Akrokeraunëve të diturit kanë qenë të paktë, besimi dhe qëndrestaria kanë qenë të plota. Mos humbisni kohën me zhavorr, se sherret dhe llafazanëria janë si puna e rërës. Rëra merr formën e erës dhe të tramundanës. Gurit nuk ka ç’i bën era, le të sjellë edhe detin me 12 ballë. Historia e Bregut të detit është jo si puna e rërës, por si shkëmbinjtë e pamartuar kurrë të këtyre brigjeve.
Prandaj, ju të besuar e ju të gënjyer, besoni se besimin më i mirë, është kënga. Unë këtë fe kam dhe kësaj feje i falem. Shqip e them e do ta them, se kush beson te kënga e parë e Nënës, ka fituar besimin e bekimeve të shpirtit.

O Lefter i dashur o perëndi e këngës, pse lodhesh dhe ju prish “gërrhitjen” këtyre horrave, sepse për këngë dhe vjershë këta kanë vetëm trubullirën. I dashur Lefter ju shpjegon se duhet të besojnë te kënga, po a besohet në këngën e kukuvajkës? kurr, kurr, kurr.
Ju lutem a ka njeri te ma shpjegoje se cfare do te thote “tramundane”?? E kam degjuar dhe here te tjera ne kenge labe po nuk ja di kuptimin. Faleminderit
Z. Artan! Po mundohem te ta sqaroj, me aq sa di, fjalen “tramundane”. Eshte nje fjale e marre nga italishtja “tramontana”, qe quhet era e cila fryn nga veriu. Burimini e ka nga bashkimi i fjaleve italishte “tra” = midis dhe montanga (montanja) = mal. Qe ne perfundim do te thote nje ere qe kalon permes maleve. Tramundana eshte po ajo fjale veçse pak e ndryshuar dhe perseri ka te beje me eren. Keshtu p. sh. ne kengen e njohur himarjote thuhet “… si zogjte ne tramundane…” qe do te thote te guximshem, qe nuk duan t’ia dine as per eren e forte qe fryn.
Te falenderoj shume, me sqarove vertet. Te uroj gjithe te mirat.
I nderuar Lefter,nuk te pengon njeri te besosh tek kenga dhe vetem tek kenga,por edhe ti nuk ka perse te quash zhavorr dhe rere nje objekt kulti shumeshekullor,i ndertuar nga ata guret e Bregut,te cilit ti i kendon dhe nga ata njerez,qe perseri ti i u kendon,qe i kane dhene lavdi atij Bregu!Cdo njeri ka te drejten e tij te besoje,sic ke te drejte ti qe te mos besosh! Si thua ti,eshte normale,qe nje Kryeminister te merret me nje kisheze ne maje te kodres me te larte te nje fshati, qofte ajo edhe nje ”garazh”,sic e quajti ai me cinizmin qe e karakterizon?! Perse nuk e filloi sic duhet te bejne njerezit e urte te nje shteti,duke respektuar edhe ligjin,edhe komunitetin, te parashtronte projektin e rindertimit te kishes se vjeter,qe kerkonte ta ”rilindte”,ta diskutonte me pronaret e Kishes,qe nuk eshte shteti,por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise dhe me komunitetin e Dhermiut dhe pasi te siguronte edhe fondet perkates,atehere mund ta prishte dhe te fillonte edhe rindertimi! Si thua ti,i nderuar poet,keshtu veprohet nga nje Kryeminister,si hajdut,ne mes te erresires,te vesh ta prishesh se keshtu te tha mendja e semure?! Ne se ju piluriotet nuk besoni ne Zot, kjo eshte e drejta juaj,por qe te ofendosh banoret e Dhermiut,nuk te ka hije,i nderuar poet e kengetar!
po boll o idiot..Lefter Cipa percjell traditen shqiptare:kengen, dhe ju beni ham ham..si qener greqe qe jeni.
Lefter C
Lefter Cipa ka percjellur dhe do percjelli kenge
por tani po percjell dhe pak demagogji
nga pak dhe se pleqeri esapi ,por me shume se jane bere si teper Cipa ne politiken e TR ,dhe dihet qe buri dredh ,muri jo 😛
I vetmi gabim qe ben Gogo me siper eshte kur i pergjithson te gjithe piluriotet me Lefterin ,kur mendon se te gjithe mendojne si kjo flleterrufeja qe ka shkruar me siper
te siguroj Gogo ,qe as vete Lefteri se mendon ,por nga pak i duhet te shkruaje pro partise tani .
dhe sa per besimin ne Zot te PILURIOTEVE
do bente mire Lefteri te shkruante historine e Kishes se Pilurit
atje ta provoje Piktori ,te marri dhe Aleksandrin dhe gjithe ata Cipajt e Sehir Tahirit ….para se ta provojne le tu tregoje Lefteri cfare ju ndodhi baballareve kur ju drejtuan asaj Kishe
Lefter ,kendo dhe shkruaj , mos u trazo kot ,se do dali ndonje dhe do te shkruaje ndonje histori te vjeter ….
Lefteri tregon historine me te vjeter qe ekziston, ate te kenges.
ato te kishes jane pallavra mjekercjapesh qe I mjel Janulla nga minorikaret
Sa per Ty love, s’je I afte as pseudonim të sakte burreror te vesh pale te analizosh Lefter Cipen. Edhe pseudonimin si kurve e ke. Bilbili I bregut Lefteri Kia kontribut sa nuk ke it dhe gjithe kelyshat e grekut dhe omonias bashke, I shitur. Pacavure e narkofashizmit grek
Te kendofte zemra Lefter Cipa,magjepsemi me kenget e tua,na sherojne shpirtin ,na bejne krenare,na bejne me flete.Me kishen atje ne Dhermi,le te merren ata qe vene ne ate kishe.Kisha nuk eshte mbi shtetinapo shtet brenda shtetit.Kaq me takon te them per kete gje, si nje i besimit tjeter qe nuk e kam praktikuar qe nga gjyshi,por qe per interest e Shqiperise i kthej shpinen xhamise.Deshiroj kete ta bejne edhe besimtare te te gjitha ngjyrave.
I nderuar Lefter t’u befte dita njemije
Tundu Bejke e Bardhe Tundu etj etj…
…mos vdeksh kurre o i pavdekshem! Ti je nje nga te paktat legjenda te gjalla. Lum ata qe i mbledhin te thenat e tua lum vendi qe te ka.
I pavdekshem do te mbetesh o Lefter Cipa.
Jo thjesht per kenget e bukura polifonike qe krijove por edhe per shpirtin shqiptar-himariot qe fute ne to.
Ato kenge te tuat jane barriera te pathyeshme te shqiptarise ne luften shekullore te ketij populli kunder ndikimeve dhe, duke perdorur shprehjen tende “zhavorrit” e llumit qe kerkon tw mbyse Akrokeraunet tona te larta e te paarritshme.
Shendet e jete te gjate. Te kendofte zemra ti me gjithe c’ke te dsashur!!!
Nuk ka grek te me kendoje nje kenge 200 vjecare himariote ne gjuhen greke.Thjesht sepse Himarjotet kane kenduar vetem shqip.Une do tu kujtoj nje kenge himarjote 200 vjecare.
Himare, e shkrete Himare
120 kembane
O ju kembana pse s`biri
Apo trembi nga Veziri
Biri,moj te shkreta,biri!
Lefter,
E ke ne rregull ti vella! I fut nje tra la la dhe ja del mbane…
Me mire e ke ti se me kete koment te vogel e sigurove edhe nje roge mujore nga Janullatosi.
Respekte i nderuar LEFTER;i kristalte si gjithmone,kenga na ka dhene force ne gezime e derte
me kenge per ATDHETARET QE DHANE JETE E PASURI e mbushem shpirtin e mbijetuam,
dhe me shqip se kenga himariote ska- ……Himara ne breg te detit ,aman trima kapetane ,Ja tregojne gjoksin dovletit ,Si zogjt ne tramundane. Te uroj gjithe te mirat e shendet.
Ferra ka…. ato mbijne ne ledhe …….
O i nderuar Lefter,
Meshoji kenges ti or mik,
dje i kendonin me pathos Enverit,
sot i kendoni me porthos Edverit…
Meshojini ore vatrave tuaja,lerini te tjeret te qeverisin vatrat e tyre,se keni zaptur gjithe bregdetin nga Himara ne Sarande me karta fallso.Nga ju do I vi fundi edhe ketij Jorgos.
Bregdetas I Himares, je nje plehre e Himares dhe bregut. O qen anonim
Shume e bukur.Jam i nje mendje me ju.Ai qe nuk di te kendoje nje kenge e ka te veshtire te thote nje mendim te vetin.
Memedheu ,memedheu titullohet kenga e te madhit Lefter Cipa
https://www.youtube.com/watch?v=Lsz7Ig1YX0s
Lefter Cipa, i madh!
Tralala zura nje gale. Keta burrat qe kendojne, se si me duken mor te keqen si bytho.
O o shahist, je okra e idiotit. Dashnori I mamit ta shkroi se me as shikoj se ke mbaruar 7 vjecaren
“Shahisti”Lefteri ben te kendojne te tjeret ,vete nuk ka dale ne skene per te kenduar.”C’ka nje trendafil ne dore,neper vape//trendafil te bardh si bore neper vape//Per ke e ka nuk e dime neper vape//P’r’at qe kendon me mire neper vape//qe ndez flake dashurine neper vape//…Vito,Vito,Vito pellumbesha… etj,etj etj.I embel Lefter Cipa.
http://youtu.be/1D_WHjJKVUI
Autori I kesaj kenge dhe shume e shume te tjerave eshte Lefter Cipa. Atdhetar be Himare ne shtepine e te cilit valvitet perhere flamuri kombetar per te cilin grekofonet dhe te shiturit Kane urejtje, grekofonet e Himares, Pilurit dhe gjithe bregdetit.
Bilbili eshte bilbil dhe do kendoje ngahera pavaresisht nga grekofone plera.