Berisha, shpëtimtari i Lazios nga turpërimi

redaktor
Foto Gianfilippo Oggioni / LaPresse 11-01-2014 Bologna Sport Calcio Campionato Serie A Tim Stagione 2013/2014 - Bologna vs Lazio Nella foto: Etrit Berisha Gianfilippo Oggioni / LaPresse 01-11-2014 Bologna (Italy) Sport Soccer Italian Football Championship League A Tim 2013 /2014 - Bologna vs Lazio In the Photo: Etrit Berisha

Etrit Berisha tregoi në mbrëmjen e Leverkusenit se ai mbetet një siguri për portën e Lazios edhe pse skuadra e tij pësoi tre gola nga “Aspirinat” duke mos siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Portieri shqiptar që u hodh sërish titullar në fushë për shkak të dëmtimit të Marchettit, zhvilloi një 90-minutësh mbi nivelin mesatar, duke shpëtuar ekipin e Stefano Piolit nga një goleadë edhe më e thellë.

Mediat italiane e veçojnë portierin shqiptar si një nga më të mirët për bardhekaltrit në mbrëmjen e “Bay Arenas”. E përditshmja “Corriere Dello Sport” e vlerëson Berishën e notën 5.5 po aq sa Lulic, Keita e Candreva.

Sipas të përditshmes me qendër në Romë, problemet më të mëdha Lazio i hasi në dyshen e qendrës së mbrojtjes ku De Vrij dhe Mauricio zhvilluan një ndeshje të dobët.

Në fakt, ishte holandezi ai që bëri një gabim amator në fundin e pjesës së parë me topin e dobët të kthyer për Berishën, por ky i fundit nuk arriti ta largonte duke pësuar rrjetën që hapi takimin.

Gjithsesi, Berisha nuk fajësohet aspak për këtë episod ku De Vrij nuk arriti të tregohej i kthjellët. E përditshmja tjetër, “Gazzetta Dello Sport” vlerëson me notën 6 vetëm Berishën, Keita dhe Onazin.

Sipas kësaj gazete, Leverkuseni ishte shumë pranë golit me Calhanoglu e Kiessling që në fillimin e ndeshjes, por Berisha e pengoi të zhbllokonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, Berisha bëri një tjetër mrekulli ndaj sulmuesit turk duke evituar golin e tretë që erdhi në minutat e fundit sërish jo për faj të tij.

25-vjeçari i lindur në Prishtinë do të aktivizohet titullar edhe në përballjen e së dielës kundër Chievo Veronas për shkak të frakturës që ka pësuar numri 1 i portës bardhkaltër, Federico Marchetti.

Share This Article
1 Comment
  • Tani golat qe pesoi Berisha ishin edhe per faj te tij se topat qe shkuan gol i kalonin mbi duar, kur nderkaq ky e ulte trupin se mendonte se mos ata do ja klonin topin nga poshte

    Te dy golat keshtu i pesoi –Berisha ulte trupin poshte , dhe duart poshte nderkaq qe topi i vinte mbi koke dhe shkonte gol

    Ai duhet te shikoje tpin dhe duart ti mbaje ne pozicion mesatar , jo poshte –Dhe nuk duhet ta uli shume trupin se nuk harin dot te kapi topat nga lart

    Ai me mire te qendroje paksa i perkulur dhe topat nga poshte me mire ti largoje me kmbe ndersa te kapi me duar topat qe i vijne nga lart

    Kete gabim taktik e beri ne te 3 golat ndaj edhe hengri 3 petlla

    Taktikisht ai nuk ishte mire fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *