Helikopteri mbi vilën e Topit, gjenerali: Të pezullohet komandanti

anazapta

Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Dhori Spirollari, ka urdhëruar pezullimin e Sokol Çunajt, komandant i bazës ajrore të Farkës, pasi në shkelje të ligjit ka ngritur helikopterin AB-205 në fluturim. Brenda në bordin e helikopterit kanë qenë katër civilë, pa leje përkatëse.

GSH shkruan sot se helikopteri ka fluturuar për në Lezhë dhe më pas në kthim ka fluturuar në një lartësi shumë të ulët mbi vilën e ish-presidentit Bamir Topi, që konsiderohet një objekt i rëndësisë së veçantë. Por edhe pse Çunaj është urdhëruar për pezullim, ai vazhdon punën. Mister mbetet misioni i helikopterit atë ditë, pasi për 12 minuta ata kanë ndërprerë çdo komunikim, në kundërshtim me rregulloren e fluturimit. Po ashtu nuk dihet se kush ishin katër civilët në bord dhe çfarë bënin.

 

 

Topi nën përgjim, një helikopter mbi shtëpinë e kreut të FRD

16 mars – Përgjohet ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, në banesën e tij te “Fresku”, që është rrugës për në Dajt.  Një helikopter i efektivit të Forcave të Armatosura ka qëndruar për shumë minuta mbi vilën e ish-presidentit në këtë zonë, pesë metra mbi nivelin e tokës, duke shkaktuar ankth e panik te familjarët e zotit Topi, por edhe te banorët e zonës.

Mësohet se ish-presidenti Bamir Topi nuk ka qenë në banesë, për shkak se ishte në një aktivitet politik të Frymës së re Demokratike në Çorovodë, kryeqendra e Skraparit, jashtë vilës kanë dalë familja e tij, bashkëshortja dhe dy vajzat, të cilat kanë qenë tepër të shqetësuara për këtë incident të pazakontë jo për një ish-president por dhe për një qytetar të thjeshtë, për shkak se kjo zonë është shumë e banuar dhe nuk mund të jetë kurrsesi një qendër stërvitje e helikopterëve ushtarakë.

“Banorët e zonës përreth na bëjnë me dije se kanë qenë tepër të shqetësuar nga zhurma e helikopterit, duke bërë që ata të dalin e të shohin mjetin luftarak të ushtrisë mbi vilën e ish-presidentit Topi, shumë afër bahçes së tij, mbi 5 metra mbi nivelin e saj, duke dridhur zonën përreth.

Të alarmuar familjarët janë interesuar për të ditur se cili është shkaku i qarkullimit të helikopterit ushtarak dhe qëndrimit të tij për shumë minuta mbi banesën duke terrorizuar banorët e zonës. Mësohet se nga Shtabi i Përgjithshëm i FS janë sqaruar se ka qenë një incident i njërit prej pilotëve të helikopterit dhe për përgjegjësin janë marrë masat përkatëse dhe se do të verifikohet më tej shkaku”, shkruan Shqiptarja.com.

 

Share This Article
7 Comments
  • Ju te Shqiptarja.com keni marre persiper ta telendisni fare Bamirin? Dmth helikopter ushtarak per ta pergjuar ?
    Po ku eshte pergjimi ketu?

  • Shume vone shoku Topi .Kur ishe president zgjodhe heshtjen prit kur te vertetohet qe je tamam horr bulevardi nga gjykata e pavarur e PD.

  • Sales i paska ardhur fundi, grabitqari i plagosur nuk sheh me , kerkon viktima e justifikime, eshte bere si QEN pa dhembe vetem leh. Si ka mundesi incident tek shtepia e nje ish Presidenti, KUNDERSHTAR I SALI PALLES, Jane skenar per femije 0-10 muajsh dhe per Z. FYLE qe Sal Maloku e mashtron 10 here ne dite me ate Anglishte te shpifur me theks maloku.Helikopteri te survejoje Lazaratin (langot qe mbron Palla) qe eshte bere COLUMBIA E SHQIPERISE , me bekimin e Sali babait, qe nuk ka kembe KAPTERI nga Min.Brend. e Flamur Noges qe te hyje atje e te kryej detyrat si pjese e puashtetit, apo ne policin e Gjirokastres efektivat jane vetem Lazarates Zoti i Bekofte edhe per nja 2 Muaj AMIN

  • O zot sa media idiote qe kemi.

    Qe Topi pergjohet nuk eshte cudi se Sala plehre eshte. Po u pergjoka me helikopter kshu?! hahahahahaha

    Hajde media idiote, hajde. Kaq e pat dhe Gazeta Dita per mu.

  • Per te pergjuar Topin ????? sikur cfare do ti pergjojne atij qe flet me heshtjen e tij…Keto behen thjesht per presion para zgjedhjeve.. jane stil malokesh me kryetar fisi Berishen

  • Siç e thotë Klosi, për përgjime ka mënyra të tjera.

    Do të ishte më mirë sikur titulli i artikullit mbi helikopterin mbi shtëpinë e Topit, të shprehte atë që ka ndodhur në te vërtetë, që kjo është një tentativë frikësimi të familjes së një opozitari.
    Siç e bëri dhe për shtëpinë e Ramës.

  • Te thuash qe po pergjonin ish presidentin Topi ke thene nje broçkull po aq te madhe sa dhe vete gjesti i ketyre personave te papergjegjshem. Besoj qe ky rast eshte nje demostrim i paster i shperfilljes se rregullave ushtarake dhe karshillek ndaj figures se Topit. Duhet te biem dakort me termat pasi fjala “pergjim” nuk perkon me nje akt te bere me shume zhurme dhe ne mes te dites qe sidoqofte ngelet per t’u denuar me ashpersine maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *