Lajmet për largimin e detyruar të mijëra njerëzve nga vendet në luftë dhe emigrimi i tyre i përvuajtur drejtë Europës janë tronditëse. Vuajtjet e tyre janë rrënqethëse.
Vendet e Ballkanit i kanë akoma të freskëta kostot e përgjakshme njerëzore të konflikteve ndër-etnike.
Disa media shqiptare po njoftojnë/paralajmërojnë se nga burime konfidenciale shqiptare(?!) kjo valë mund të kalojë edhe nëpërmjet vendit tonë.
Pikërisht ky “sinjalizim paralajmërues” më angazhon të ndaj me ju disa ide për menaxhimin sa më mirë të kësaj krize humanitare.
Ata njerëz të përvuajtur janë refugjatë politikë – vijnë nga vende në luftë. OKB-ja dhe vendet europiane ua njohin këtë status.
Historia e kombit tonë duhet të na shërbejë për të ndjerë detyrim për solidaritetin e nevojshëm humanitar për këta njerëz të përvuajtur që po emigrojnë aktualisht nga vendet e tyre.
Shumë prej tyre edhe sipas pamjeve të medieve ndërkombëtare janë në kushte kritike mbijetese dhe nuk kanë asnjë mundësi jetese dhe shprese në vendin e tyre.
Mos harroni, pamjet e CNN për varrin masiv të kosovarëve të masakruar dhe vrarë – që sensibilizoi popujt dhe liderët botërorë, që krijoi solidaritetin dhe mbështetjen për ndërhyrjen ajrore për ndaljen e spastrimit etnik.
Kombi shqiptar ka kaluar shpesh në historinë e tij situata kaq të përvuajtura të spastrimeve etnike, të luftërave me mijëra të vrarë, të torturuar dhe përdhunuar.
Humanizmi, solidariteti, lehtësimi sado pak i çdo vuajtjeje të tyre, është detyruese për secilin prej nesh.
Këto vlera njerëzore të kombit tonë duhet të materializohen në qëndrimin tonë humanitar nga çdo individ, familje, organizatë jo qeveritare si dhe nga çdo strukturë shtetërore, në nivel lokal dhe qendror.
Sensibilizimi paralajmërues i mediave shqiptare nuk duhet të shërbejë për të nxitur apo justifikuar/përligjur ndjesi apo qëndrime për t’i penguar të kalojnë nëpërmjet vendit tonë drejt vendeve europiane.
Ndoshta fakti që ne nuk kemi kufi tokësor me asnjë vend europian e ul fluksin e tyre, por sado i vogël të jetë ky fluks, ata meritojnë trajtim thellësisht njerëzor.
Të përgatitemi pa asnjë vonesë për t’ua zbutur sado pak këtë krizë të tmerrshme humanitare mijëra fëmijëve, pleqve, vajzave, grave të pafajshme.
Ne kemi eksperiencë individuale, familjare, shoqërore dhe të strukturave shtetërore. Kjo nuk nënkupton të bëhemi vend pritës, por t’ju ofrojmë trajtim dinjitoz në kalimin e tyre tranzit drejt vendeve europiane.
Ne menaxhuam në mënyrën më të mirë krizën e rreth 500.000 vëllezërve tanë kosovarë, që gati më të njëjtat vuajtje dhe pamje u larguan nga Kosova në fund të viteve 90’ për shkak të spastrimit etnik.
Këta qindra fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar, vajza dhe nëna të përlotura dhe të rraskapitura deri në palcë – meritojnë vetëm trajtim sa më humanitar.
Fillimi i kësaj përgatitjeje sa më parë është jetike. Përgatitja e pakove ushqimore, identifikimi pa vonesë i çdo njërit prej tyre sipas procedurave të UNHCR-së, dhënia e paketave të ndihmës së shpejtë dhe vaksinave lehtësisht të përdorshme, duhet të jenë gati si skema funksionimi dhe si burime potenciale, për t’i aktivizuar menjëherë.
Në qoftë se paralajmërimet mediatike bëhen për të ngritur në gatishmëri struktura të rendit dhe të ushtrisë tonë, për t’i ndaluar që të kalojnë, nëpër territorin tonë, në qoftë se do të tolerojmë kontrabandistët e mallrave jetike që gjallërohen rreth pikave kufitare për t’iu shitur sa më shtrenjtë dhe pikën e ujit apo të qumështit për fëmijët dhe pleqtë, në qoftë se do t’i ndalojmë dhe keqtrajtojmë në pjesën hyrëse të vendit tonë siç ndodhi në momentet e para në Maqedoni, në qoftë se do të gjallërohet biznesi kriminal, biznesi i gjakosur i trafikantëve për t’i transportuar me para drejt vendeve ku duan të emigrojnë, atëherë kjo histori e ndodhur në vendin tonë dhe për gjatë një krize kaq të rëndë humanitare, do të ishte pse jo edhe një njollë turpi për kombin tonë, që me të drejtë akoma ankohet për indiferencën e vendeve europiane gjatë fillimit të spastrimeve etnike dhe krizave humanitare shumë të rënda edhe gjatë shekullit të 20-të.
Me këtë qëndrim humanist ne nuk po e nxisim këtë emigrim. Bota nuk po e ndal dot në vendet e origjinës.
Europa e bashkuar nuk ka akoma një qëndrim të bashkuar se si do ta menaxhojë këtë krizë humanitare, përmasat e të cilës sidomos për nga dhimbjet e rënda njerëzore dhe për nga përmasat e popullsisë që po braktisin me lot në sy shtëpitë dhe vendet e tyre, sa vjen dhe rriten.
Leksioni i mbështetjes humanitare i shqiptarëve të Preshevës duhet t’i shërbejë çdo shqiptari, njerëz të thjeshtë, biznesmenë apo politikanë.
Çdo përgatitje për ndalimin e sforcuar të tyre do të turpërojë shqiptarët dhe të krijojë për trafikantët gjakësorë ushqimin e freskët plotë me dhimbje dhe vuajtje njerëzore.
Me shpirtin e tyre kriminal kontrabandistët dhe trafikantët do t’ju shesin shtrenjtë fëmijëve, nënave dhe pleqve çdo pikë uji e qumështi, do t’ju marrin edhe qindarkat e fundit, do të synojnë që disa prej vajzave dhe nënave të reja t’i përdorin si viktima edhe seksuale.
Ndaj të plotësojmë sa më shpejtë dhe në maksimum detyrimin tonë minimal për solidaritet, ndihmë humanitare dhe trajtim të dhimbshëm njerëzore për çdo njërin prej tyre.
Hapi i parë është sensibilizimi dhe apeli publik për solidaritet dhe ndihmë.
Ndoshta mbledhja e Këshillit të Sigurimit të vendit tonë mund ta zyrtarizonte qëndrimin tonë humanitar në kalimin e tyre tranzit në vendin tonë.
Sensibilizimi publik për t’i ndihmuar dhe çdo angazhim zyrtar për të minimizuar çdo keq menaxhim për pritjen dhe përcjelljen e tyre, si edhe parandalimi i çdo risku për abuzim nga çdo trafikantë apo nëpunës, gjatë çdo momenti të hyrjes, qëndrimit të përkohshëm dhe lejimit sa më parë të kalimit të tyre drejtë vendeve të BE-së, është detyrimi ynë humanitar.
Kombet lartësohen për vlerat e tyre njerëzore, edhe nga kontributet gjatë krizave humanitare të popujve të tjerë.

Jo vetem super ekonomist dhe politikane por je edhe nje Super Njeri Bravo Arben Malaj…………
I PASURUARI ME TE MBYTURIT E OTRANTOS
Kete duhet te çosh ne mendje, para se ti thuresh lavde ketij krimineli qe u pasurua me jeten e tetedhjete e pese vlonjateve, bashkeqytetareve tuaj te dikurshem.
Mes tyre ishin edhe tre kushurinjte tuaj ne mos gabohem, apo jo? Ti mbase ke qene e vogel aso kohe e mban shume pak mend Bertin, Silvanen e Kristin….
Ishte ky gangster qe i dergoi drejt vdekjes. Shpirti i tyre i pafajte kerkon drejtesi jo vetem hyjnore ! Andaj Denisa mos shkel mbi kujtesen e te afermeve tuaj, mos u mahnit nga llagaper e ketij krimineli qe ka veshur lekuren e qengjit.
XUME PROTOPAPA Me Vjen per te Qare e per te Qeshur me ty nuk ke lidhje me te Verteten Fare.
Arben Malaj nuk ka pike lidhje perkundrazi eshte njeriu i cili eshte solidarizuar qe ne fillim me gjithe cfare duhej te behej per ne qe perjetuam në familjet tona atë drame.
Ne asnje rast nuk ka fare lidhje Arbeni me trafikimin e mbytjen e njerzve si ne rastin e Otranitos dhe ne ate te Janarit..
Mllefin tend e inatet e tua personale me Arben Malaj-n sqaroi ne menyre burrerore me emrin e mbiemrin e vertete dhe balle per balle.
Une e kam vuajtur ate tragjedi dhe Arben Malaj-t i them faleminderit per cfare ka bere per vendin tim Shqiperine dhe kulturen te cilen ai ka rrezatuar ne politiken Shqiptare.
Perbaltes te paguar si ty ka plote por te Vertetat nuk i manipulon dote askush,
Nqs ka dicka qe kritikoje Arbenin eshte mbeshtetja qe i ka dhene nje plehre qe shkaterroi Vloren nje i pabese e fe nje ordiner i pamoral si Shpetim Gjika..
I PASKE NGJARE MAMASE
Nese je ti Denisa e vertete dhe jo ndonje krijim i Malajt !
Agjensia qe organizoi trafikimin ishte ne pronesi te Zan Çaushit dhe Arben Malajt. E kuptove ? Ata te ndjeret u perdoren si kavje per t’u dhene shembull gjithe shqiptareve te tjere qe enderronin te emigronin drejt Italise.
E nuk e kam shpikur une kete lidhje te tij me Çaushin, mjafton te kerkosh ne komentet e vjetra te DITA-s dhe do gjesh zerin e vlonjateve qe e kane perjetuar direkt tragjedine e asaj nate te tmerreshme te 1997-tes.
Sa pleher qe je, Je si ai zedhenesi i Ministrise se Financave ai shemtia Sejadarasi.Komentues si ty nuk vlejne as per te fshire b.. o qyqar mjerane.
Une nuk vuaj nga diabeti qe te me quash me gjuhen qe perdor mami dhe tezja yte, kur banonte andej nga rruga e Dibres….
O Krijese e Deshtuar O Pleher hahahahahha, Plas nga inati…………..
Kete shkrim duhet ta Lexoje Vendimmarrja e Larte Europiane.Pergezime Ben..
Arben ju pergezoj per shkrimin. Tregoni qe keni vlera te larta njerezore.
Z.Malaj tregon cdo dite e me shume sa me vlere je e sa i duhesh ketij vendi. Pac vetem te mira se dhe ky vend vetem te mira ka pare nga ty,duke nisur qe me rimekembejen e Shqiperise te lene ne erresire te varfer e mbushur me gezhoja nga Sali ( Berisha) Protopapa ne ’97.
Nardi, Nardi !
Harrove kur yt’ate te quante jevg ? Po te te kisha prane nje shpulle nuk do pertoja te ta ipja edhe sot qe je bere burre e mbase ke edhe femije.
Mos shkel mbi memorien e kushurinjve te tu ne mos gaboj, apo jo? Edhe ti si Denisa, po asaj edhe mund ti falet, ty JO!
Xume sna shkrujte njehere kush je ne te vertete? Apo e di qe te ….
Xume im ate nuk mund te me quente jevg se i ngjaja atij e dihej qe ishte baba im. Po ndonje tjetri si i behet qe nuk di ke ka baba po quan babe ate qe … si i thone? I jep leke per te bere ketomente te shemtuara? Merr rrogen per sot Xume e shko rrekelleje dhe nje gode tjeter rakie.
Posi jo mor, merri e futi ne shtepine tende, mbaji me parate e tua se boll ke bo lek tu vjedh.
Nuk flitet per ti mbajtur ne shtepi por per tu treguar rruge e perkrahje.Bravo Arben………..
Vlore eshte KRENARE per ty Arben…………………..
Arben Malaj eshte figure solide ne fushen e ekonomise. Do doja shume qe mos te kandidonte si i panvarur per deputet megjithse ne shume nga ato te cilat parashtroi kishte te drejte.
Tashme ka ardhur koha qe te bashkohet sepse aftesite dhe vlerat e Arbenit jane te padiskutueshme dhe eshte ekonomisti i duhur per vendin.
Une e njohe Arbenin eshte njeri shume i ndershem dhe puntore.
ne kete rast I bashkohem plotesisht Arbenit.
Pavaresisht se njeriun e mjere e kaplojne disa mendime njeheresh, disa frika njeheresh, dhe disa ide te cuditshme vetembrojtjeje, prape po te degjosh arsyetimin e Arbenit nuk mund te llogjikosh me vetem mendje po dhe me zemer.
Qe te jemi te sinqerte cfare na ben me ndryshe nga te tjeret?
Qyteterimi I lashte, qe ka te beje me formimin me njerezor te karakterit.
Shprehet ne humanitetin me te kulluar. dhe nuk eshte dobesi.
Ne Europianet,kaptuam male,kaptuam dete,dhe shkum u vendosem ne vende te largeta,ne u msum me cop bifteku e qebabqiqe,me shnicel e ku din se qar,kur nderekohe vendasit nuk i iishin kta gjera,sepse per ta nuk kishte rendesi kjo pune ,porse paria vendoste.por bumerangu erdhi e u kthye,erdhi e u perplas ne kokat tona,hap pas hapi,dhe erdhi dita e shpertheu,ruajna zot nga nje shperthim tjeter,ruaji edhe ata qe i lejuan kto gjera,ne vendet ku u vendosem,venalij apo me rrenje te largeta.pra kjo levizje masive Njerezish,drejt tokave shpetimtare,mund te thuhet se eshte nje levizje e kohes se re te Popujve,eshte nje emigrim masiv,ku nje politike elastike,e mirekordinuar,do te ndihmonte aq sa ka mundesi keta Njerez,dhe kjo eshte e mirepritur ne krejt Europen,por edhe me gjere,ne krejt Boten,deri ne Kanadane e larget!
Harrova te pemend Rusine,megjitheate jo pa qellim,per shkak te konfliktit atje,qe e kam vene ne dukje ne nje komnet tjeter,por edhe Ukrainen,qe pa dyshim bejne pjese po ashtu ne Europe,kta toka te pafund,qe mund tu japin nje mundesi jetese,Emigranteve te pervuajtur,dhe te pafajshem!