Fyen Merkelin në protestë, proces hetimor për gjermanen

Dita
Një grua është bërë objekt i një procesi hetimor nga ana e policisë për fyerje ndaj Kancelares Angela Merkelt në Heidenau, gjatë një proteste të dhunshme të ekstremit të djathtë.Identiteti i saj nuk bëhet publik për momentin, por që është e dukshme në një video të publikuar në platformën “Youtube”, duke ofenduar në mënyrë vulgare Kancelaren Merkel gjatë protestësnë Heidenau, sipas gazetës “Bild”.

E kontaktuar nga media, Policia Federale e Gjermanisë konfirmoi se është hapur një procedurë, duke u mbështetur në faktet për “shpifje ndaj organeve kushtetuese” të shtetit.

Në video identifikohet zëri i një gruaje, e cila gjendej në krah të protestuesve, duke ofenduar Kancelaren Merkel gjatë një vizite në Heidenau. Ajo mbante në duar një pankartë me mbishkrimin “Volks-Verräterin” (Tradhtare e Popullit).

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *