Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Se kush është Lul Basha dhe Sali Berisha, e dimë të gjithë dhe nuk ka më nevojë të na thotë askush asgjë, sepse sa herë të ketë zgjedhje do ta kuptojnë se sa “i duam”! E para, ajo “kishë” ishte një shëmti e turpshme që në Greqi nuk do ta kishin lejuar të ndërtohej kurrë! Po në Shqipëri ndodhin çudira. Por grekët, kur e ndërtuan për të fshehur të vërteta historike siç bëjnë shpesh, të paktën ta ndërtonin bukur që të kishte ndonjë vlerë estetike si monument kulti. Ju që e mbroni, na thoni ju lutem se në cilin vend të botës ka “kisha” të tilla!
E dyta, është përgjegjësi totale e shtetit shqiptar të veprojë për të mos lejuar manipulimin e fakteve historike. Ju grekë bëni sikur ai katoliku nuk na paska ekzistuar kurrë! Historia flet për të kundërtën.
Dhe boll vazhduat këtë historinë sikur Rama po sillet si Enver Hoxha, sepse na bën për të vjellë. Boll keni manipuluar historinë tuaj! Na lini të shkruajmë vetë tonën.
Pastaj, e çfarë pret nga një Janullatos që në vend të ankohet në Shqipëri shkon e i ankohet për një ndërtim në Shqipëri ish-kryeministrit grek? Këta janë mësuar të gjejnë shesh e bëjnë përshesh.
Por ky vend ka zot, dhe nuk jeni ju!
