Një qen për roje!

redaktor

Qeveria me sa duket ka nisur ta shtrëngojë rripin.

Gropa buxhetore prej 150 milionë lekësh të reja në buxhetin e shtetit si pasojë e mosrealizimit të planit të grumbullimit të të ardhurave në dogana e tatime ka bërë që të ndihen efektet e para.
Kjo gjë së pari po vihet re te institucionet shtetërore.

Rojet që janë të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së institucioneve publike tani duket se janë zëvendësuar nga disa “funksionarë” të rinj, qentë, sikurse mund të shihni në këtë foto.

“Balua” e ka gjetur të lirë “koliben”, që dikur shërbente për rojet e institucioneve dhe në pritje që kryetari i Bashkisë së Tiranës t’i krijojë një strehë sikurse ka premtuar, ka vendosur që ta mbrojë ai Ministrinë e Punëve të Brendshme, meqë stafi i kësaj të fundit është larguar për shkak të meremetimit të godinës.

Epo dikush duhet ta ruante… dhe në ndihmë të vjen vetëm ai, miku më i mirë i njeriut, që është, qeni.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *