Pronat, tarifat dhe afatet për çdo shërbim në AKKP

redaktor

Çdo qytetar që kërkon të marr informacion mbi pronën e tij, kompensim financiar apo të dhëna të tjera, mund të aplikojë pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duke plotësuar një formular, kundrejt një tarife të caktuar.

Aplikimi

AKKP i ka bërë publike çmimet e shërbimeve që do të paguajnë qytetarët për çdo veprim me pretendimet apo dosjet e tyre, nga kërkesa për shqyrtim dokumentacioni, deri te aplikimet për njohje pronash apo kompensim financiar. Bashkë me çmimet AKKP ka bërë publike edhe afatet që përcakton ligji për shqyrtimin e çdo kërkese apo aplikimi: Kërkesë për lëshim kopje dokumentacioni dhe/ose vendimi; Kërkesë për informim në lidhje me ecurinë e dosjes; Kërkesë për kompensim për pronarët që preken nga ndërtimet informale; kërkesë për kompensim në të holla; tjetërsim i sipërfaqes “Oborr në përdorim”; Shqyrtimi i dosjeve.

Çmimet

Nëse bëni një kërkesë për lëshim kopje dokumentacioni; afati për shqyrtimin e kërkesë është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë AKKP, ndërsa kosto 20 lekë për faqe deri në 100 faqe, dhe 2,500 lekë për mbi 100 faqe. Kërkesa për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale ka një kosto 2,000 lekë, sipas afatit të përcaktuar në VKM. Kërkesa për kompensim në të holla (financiar) kërkon një afat 3 muaj, me kosto 2,000 lekë. Tjetërsim i sipërfaqes “Oborr në përdorim”, për llogari të fondit të kompensimit financiar, ka një afati 3 muaj me kosto 3,000 lekë. Shqyrtimi i dosjeve kërkon një afat prej 3 muaj, me kosto 3,000 lekë; ndëesa kërkesë për informim në lidhje me ecurinë e dosjes: nuk ka kosto.

Shtyrja e procesit

Së fundmi, Kuvendi miratoi projektligjin për shtyrjen e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Kohëzgjatja e procesit është shtyrë, kësaj here me gjashtë muaj, deri më 30.10.2015. Paralelisht është shtyrë deri më këtë datë edhe miratimi i fondit të pronave shtetërore që do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Sipas qeverisë, me miratimin e këtij ligji synohet t’u jepet mundësia ish-pronarëve të pasurive të paluajtshme, për të vazhduar dhe ushtruar të drejtat e mohuara të pronësisë, duke zgjatur afatet për paraqitjen dhe trajtimin e kërkesave të tyre për njohje, kthim dhe kompensim pasurie. Në relacionin shoqërues theksohet se gjatë viteve 2013 dhe 2014 është evidentuar një shtim i ndjeshëm i numrit të kërkesave për njohje dhe kthim prone të rivendosura në afat, bazuar në vendimet gjyqësore. Për rrjedhojë, shqyrtimi i tyre nuk mund të përfundojë brenda afatit të parashikuar nga ligji 9235/2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve”. Në këto kushte, lind si domosdoshmëri shtyrja e afatit të përfundimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave përtej datës 30.4.2015, të parashikuar në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004.

Legalizimet

AKKP ka bërë publike hapat që duhet të hedhin pronarët e cenuar nga ndërtimet pa leje për të përfituar kompensimin financiar si dhe formularin formularin që duhet të paraqesin pranë këtij institucioni. Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia e Kthim Kompensimit të Pronave kjo procedurë kushton 2 mijë lekë dhe zgjat tre muaj, duke theksuar se në raste specifike, për shkak të verifikimit e rakordimit të dhënave me institucionet e tjerë, mund të zgjasë edhe më shumë. “Gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës, AKKP është në komunikim (bashkëpunim ndërinstitucional) të vazhdueshëm me institucione të tjera shtetërore. Ndaj ndonjëherë ky afat dhe mund ta kaloj periudhën 3 mujore” thekson AKKP.

Formulari

Pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin pranë Agjencisë, kërkesën për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI), të shoqëruar nga Kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip. Duhet dorëzuar gjithashtu dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie. Si dhe prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik; Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë AKKP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së ngrihet grupi i punes për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës.

Share This Article
5 Comments
  • O te CMENDUR:Politikane ,specialist a keshilltar,nje djall ini te gjithe.Cojeni pronen ku ka qene,rregulloni te pakten kete plage te komunizmit qe nuk po u le te hapni syte.Cojeni pronen te i zoti dhe eshte zgjidhur cdo gje,Do arrini sa nuk do paguani as gjykaten e Stsburgut.Te CMENDUR mblidhni njehere mendjen.

    • DALE PRIT PAK.

      E VODHI SALIU, FATOSI, ILIRI DHE PERFUNDIMISHT EDI I MBLODHI 40,000 HEKTARET E FUNDIT DHE JA DHA ARBEN AHMETIT TI SHESE (TI BLEJE VETE PER 2 LEK).

      ME ATO PARA PASTAJ (ESHTE PLANI TE PAKTEN) TE KOMPENSOHEN ISH-PRONARET.

      A THUA SE SHTETI NUK U MORI TOKA, POR MIZA.

      DERISA U MORI TOKA LE TUA KTHEJE 40,000 HEKTARET NE NATYRE PRONAREVE, POR JO, PROBLEMI ESHTE SE EDHE KY ESHTE HAJDUT DHE MASHTRUES, SI GJITHE TE TJERET.

  • problemi qendron qe do te jepen vetem lerta per kompesim’vendime gjykate ” me shumice
    leke nuk por dhe toka gjithashtu nuk ka TOKAT i kane zaptur ATA qe nuk i kishim,ne pushtet tani dhe me pare, perfshire ketu gazetare qe qajne hallet e popullit ne cdo dalje publike, drejtues te hipotekave dhe punonjes te tyre, gjithandej dosje te sistemuara sipas oreksit te tyre
    ish-pronare mos prisni as kompensim ne lek por as ne toka ne bregdet(kete e kane per vete)gezojuni vendimeve te gjykatave te cilat duhet dhe ti rinovoni sepse duhen te fresketa dhe ju mbajne keshtu te angazhuar me pergatitje letrash

    o moj shqypni…. e mjera ti me keta barkthare qe hipen ne pushtet ………..vetem vuajtje po shkatojne……..

  • O qeveri leshi. Po ketto kane qene dhe me perpara more. E keni mbushur AKKP me injorante te papare. Provo te kekosh kopje te dokumenteve nga dosja jote. Do te te kerkojne deshmi trashegimije te noterizuar ne nje kohe qe deshmija gjendet vete brenda dosjes tende. Gallate. Duhet te pagush 6 mije lek noterin per te marre nje fotokopje nga AKKP. E ku eshte tarifa 20 lekeper faqe ketu?

  • Hipoteka sot eshte me e korruptuar se kurre.LSIja kerkon te mbushe thesin, Nuk mbarojne pune sipas ligjit dhe te drejtes, por vetem me para ,,, dhe shumat jane disafishuar..Asgje nuk eshte rregulluar, perkundrazi eshte pekeqesuar.Ketu fillon shteti,,, dh jo te 500 lekshi lekeshi I policit ne rruge,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *