Në datën 7 gusht, Forcat Ajrore italiane njoftuan zbulimin e plantacioneve masive me hashash në Tepelenë. Megjithatë, raporti i kësaj force ajrore që bashkëpunon me policinë shqiptare në luftën kundër kultivimit të bimës narkotike ishte konfidencial. Ai është diskutuar në një takim të organizuar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, me të gjithë kryepleqtë. Është fjala për një aksion ajror të fillimgushtit nga ana e Forcave Aeronautike italiane në zonën jugore të Shqipërisë, ku janë identifikuar qindra parcela me kanabis sativa të kultivuara kryesisht në zonën e Tepelenës. Zyrtarisht,
identifikimi i këtyre parcelave vuri në lëvizje drejtuesit vendorë të Tepelenës, që t’u paraprijnë masave ligjore që do të rëndojnë në radhë të parë te kryepleqtë e fshatrave e më pas edhe tek administratorët e rinj të emëruar së fundi nga kreu aktual i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Ky i fundit ka thërritur në një takim urgjent të gjithë kryepleqtë e fshatrave që ka në juridiksion Bashkia e re e Tepelenës, për t’i njohur me raportin e fundit konfidencial të Forcave Ajrore italiane. Ai që ka folur drejtpërsëdrejti për këtë çështje ka qenë shefi i Komisariatit të Tepelenës, Haki Hasanbega. Ky i fundit pranoi se në territorin e rrethit të Tepelenës ekzistojnë plantacione të kultivuara me hashash si kurrë ndonjëherë më parë. Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, u ka dhënë direktiva kryepleqve të fshatrave, sidomos atyre të zonave problematike të kultivimit me hashash, si Kurvelesh apo Lopës, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës, që “të tregojnë shenja bashkëpunimi për të çrrënjosur një herë e mirë nga harta e kultivimit të hashashit zonën e Tepelenës”. Por të tregosh shenja bashkëpunimi është një gjë, dhe të bashkëpunosh realisht është diçka tjetër.

U neutralizuan “lënkundjet sizmike” të drogës në Lazarat, që të ndihet fuqishëm Tërmeti i saj në Tepelenë…
Kemi nga të gjitha ingridiantët
Ësht mbushur me arab italiani
Lazarati punonte per tropojen prandaj e prishen,tepelena punon per tepelenen dhe per ramen,nuk e prishin,do bejne nji aksion mediatik dhe kaq.